Një person është arrestuar nga Policia në Kamëz, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur.
I arrestuari është identifikuar si shtetasi Zyber Bami.
Gjatë ndërhyrjes së uniformave blu, atij i është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar si kokainë.
Sipas policisë, 42-vjeçari ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Arma e zjarrit, municioni dhe lënda e dyshuar narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.









Discussion about this post