GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lezha përmbytet, Pjerin Ndreu harxhon 250 MLN për perde dhe karrige

11:43 - 19/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i bën 'rrush e kumbulla' fondet në tenderët pa garë. Kryebashkiaku e ka zgjidhur shqetësimin e Lezhës

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i bën 'rrush e kumbulla' fondet në tenderët pa garë. Kryebashkiaku e ka zgjidhur shqetësimin e Lezhës

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i bën ‘rrush e kumbulla’ fondet në tenderët pa garë. Kryebashkiaku e ka zgjidhur shqetësimin e Lezhës që përmbytet nga mosfunksionimi i kanaleve, por për luks dhe fasada gjen lekë. Me këto fonde qeras miqtë, të cilëve ua ndan paratë si t’i kishte të vetat.

Më datë 13 tetor 2023, është publikuar kontrata me fituesin e tenderit me objekt “f+v materiale dhe pajisje për arredimin, ndriçimin skenik dhe fonisë së Pallatit të Kulturës”,  me fond limit 250 milionë lekë. Sigurisht që edhe Pallati i Kulturës duhet mirëmbajtur, por Ndreu duhet të bëjë më mirë shpërndarjen e fondeve në kushte të tilla dhe të paktën të zhvillojë prokurimet siç ia kërkon ligji.

Në fakt, për kryebashkiakët tanë është pothuajse e pamundur të që të zbatojnë rregullat, sidomos kur bëhet fjalë për para.

Në dokumentet që Gijotina.com i disponon, zbulohet se janë paraqitur 3 oferta, por njëra në mënyrë fiktive. Kështu kompania “M. LEZHA” rezulton pa ofertë ekonomike, ndërsa firmën STELLA” SH.P.K, Ndreu e ka skualifikuar nga gara që në fazën e parë.

Pra, bashkimi i operatorëve “E M K O” SH.P.K, dhe ASLV” SH.P.K. me ofertë  240 milionë lekë mbeti i vetmit në tavolinë. Oferta e tyre u shpall menjëherë fituese pa garë dhe pa shqyrtim të kritereve që kërkon ligji mbi prokurimet.

“E M K O” SH.P.K, në pronësi të në pronësi të Shaelda Memës është e njohur për qindra miliona lekë që merr nga kryebashkiakët për t’iu arreduar zyrat dhe sallat e propagandës. E M K O është një kompani e preferuar nga pushteti. Vetëm në 2 vitet e fundit ka përfituar 630 milionë lekë tenderë. 40% janë dhënë nga Bashkia Tiranë, ku dominojnë kontratat me mangësi të theksuara dhe prokurime me “Flamuj të kuq” për shkak të korrupsionit nga ana e zyrtarëve. Ndërsa pjesa tjetër janë dhënë çdo vit nga bashki të tjera sërish me tenderë pa garë.

Tenderi për “arredimin” ka fituar “Red Flag” sipas vlerësimit të Open Data për shkak të shkeljeve që paralajmëron risk për korrupsion.

Eh, në nisjen e punës nga SPAK-u, Ndreu ishte një nga ata që thoshte se do të shohim rezultate të mira në drejtësi. Asaj kohe ai shprehej se opozitarët kanë frikë nga SPAK-u. Me sa duket nuk e kishte parashikuar se edhe kryebashkiakët e Rilindjes shkojnë në qeli, si ai i Lushnjes, Fushë Arrëzit apo i Bulqizës.

Fillimisht do të ishte mirë që Agjencia e Prokurimeve të kryente një hetim administrativ, përpara se KLSH dhe SPAK-u ta hapin këtë dosje dhe të gjejnë parregullsitë!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: lezhaLezhëmobilieperdePjerin Ndreured flagtender pa gare

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Luajti me Stallonen tek “Rocky”, ndahet nga jeta aktori i njohur

Luajti me Stallonen tek "Rocky", ndahet nga jeta aktori i njohur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com