GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Lezha përmbytet, Pjerin Ndreu i hedh asfalt, 3.3 miliardë lekë për Agim Kolën dhe grupin e oligarkëve

15:28 - 18/11/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Lezha përmbytet, Pjerin Ndreu i hedh asfalt, 3.3 miliardë lekë për Agim Kolën dhe grupin e oligarkëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qyteti i Lezhës vuan nga përmbytjet, ndërsa kryebashkiaku Pjerin Ndreu bën tendera asfaltesh. Dhe e gjen kohë të shqepë dhe asfaltojë rrugët në mes të shirave. Këtë radhë ka ftuar 6 oligarkë për të ndarë 3.3 miliardë lekë që janë caktuar për asfaltimin e rrugëve të qytetit të Lezhës. Ata janë Agim Kola, Yzedin Bozha, Paqsor Buzi, Besnik Bami, Xhetan Ndregjoni, Ardit Licaj. Megjithëse procedura e prokurimit është e hapur, gostia ka qenë e me “ftesa”, pa të cilën kompanitë mbeten në paradhomën e komisionit të tenderit.

Fondi limit i tenderit është caktuar 330 563 639,00 lekë pa TVSH dhe do të paguhet nga buxheti i bashkisë Lezhë.

Eliminohen ofertat më të ulëta

Tenderi është mbajtur më 10 tetor 2025, por rezultatet e “provimit”, do t’u dërgoheshin pjesëmarrësve më 5 nëntor 2025.

Nga 10 operatorë ekonomikë që u regjistruan, në fazën e parë, komisioni ka eliminuar menjëherë 4 prej tyre, që ishin me oferta më ekonomike. Të bën përshtypje fakti, se është skualifikuar oferta e bashkimit të operatorëve Ekonomik “ALMO KONSTRUKSION” Shpk, & “VASHTEMIA” Shpk, me vlerë 264,765,993 Lek pa Tvsh.

Ndërsa Operatori Ekonomik “A. N. K.” Shpk, i shpallur i suksesshëm me ofertën 273,018,330.56 lekë pa TVSH, ka një diferencë më tepër se 90 milionë lekë.

Edhe ofertat e tjera të shpallura të suksesshme janë akoma më të larta. Kështu, Bashkimi i Operatoreve Ekonomik “B93 II” Shpk, & “ELMAZAJ KONSTRUKSION” Shpk, e përfaqësuar nga Ardit Licaj, e kishte ofertën ekonomike 318,700,076 Lek pa Tvsh.

Edhe Operatori Ekonomik “BAMI HOLDING” Shpk, me pronar Besnik Bamin, u shpall fitues me ofertën e lartë 311,357,154.84 Lek pa Tvsh.

Po ashtu, Operatori Ekonomik “G.P.G. COMPANY” Shpk, me pronar Paqsor Buzin, doli në grupin e fituesve me ofertën 286,913,327 Lek pa Tvsh.

Ndërsa Bashkimi i Operatoreve Ekonomik “NDREGJONI” Shpk, & “2Z KONSTRUKSION” Shpk, i drejtuar nga Xhetan Ndregjoni, bëri ofertën e lartë 316,306,275 Lek pa Tvsh dhe u shpall i suksesshëm.

Edhe Bashkimi i Operatoreve Ekonomik “Shendelli” Shpk, & “VARAKU E” Shpk, i përfaqësuar nga Yzedin Bozho, u ftua për të lidhur marrëveshjen, megjithëse kishte ofertë të lartë 281,004,899 Lek pa Tvsh.

Në qendër të projektit është rehabilitimi i rrugës Shelbuem, një nga akset kryesore të Lezhës, e cila ndodhet në gjendje të rënduar megjithëse bashkia e ka riparuar disa herë këtë segment. Dokumentacioni teknik i tenderit evidenton problematika të shumta, si plasaritje të asfaltit, gropëzime dhe prishje të strukturës ekzistuese të rrugës.

Një tjetër segment që do të përfitojë nga ky projekt është rruga “Princat e Kuvendit”, e cila ndodhet në një zonë të banuar.

Përveç këtyre, projekti parashikon ndërhyrje edhe në disa rrugë të tjera të rëndësishme urbane, të cilat përballen me problematika të ngjashme infrastrukturore. Këto akse përfshijnë jo vetëm përmirësimin e shtresës asfaltike, por edhe sistemimin e trotuareve. Ndër rrugët që do t’i nënshtrohen rehabilitimit janë: “Mbretëreshë Teuta”, “Nënë Tereza”, “Ibrahim Kodra”, “Gjergj Araniti”, “Ullishte”, “Bec Petani”, “Qemal Ataturku”, “Besa”, “Pjetër Arbnori”, “Dardania” dhe “Principata e Arbrit”.

Pse Agim Kola favorizohet për të marrë tenderin?

Kompania “ANK” e Agim Kolës është renditur e para në tender për të marrë pjesën e luanit, megjithëse kishte oferta të tjera më të mira. Pse favorizohet, do ta kuptojmë më poshtë.

Agim Kola  është i njohur për abuzimet me tenderët e rrugëve, ku pasi merr kontratat bën punë me cikësi katastrofë. Ky i fundit zotëron disa firma, mes të cilave, RSM Company SH.P.K. dhe A. N. K. Shpk. Kjo e fundit njihet më së shumti për mashtrimin me koncesionin në aksin Milot-Balldren.

Bëhet fjalë për koncesionin me vlerë 255 milionë euro, nga të cilat 213 milionë euro vlera e projektit dhe pjesa tjetër TVSH. Kompania nuk kreu asnjë punim sepse nuk i kishte pasur mjetet financiare, ndërsa bankat refuzuan të bëhen pjesë e mashtrimit. Qeveria e anuloi koncesionin, pas denoncimeve të shumta publike. Firma RSM Company SH.P.K është një nga ato që fiton çdo tender për sinjalistikat rrugore, të cilat gjithmonë merr fondet sipër vlerës 10 milionë lekë.

Agim Kola, pronar në letra i kompanisë A.N.K ka marrë mbi 65 milionë euro për të bërë rrugën Korçë-Ersekë që u shemb ende pa u inauguruar.

Në 8 gusht 2020, ish kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho, shpalli kompaninë A.N.K të Agim Kolës, fituese të lotit të dytë, pjesa e parë e rrugës Korçë-Ersekë. U skualifikuan të gjithë ofertuesit e tjerë për mungesë dokumentacioni, përveç fituesit. Ofera fituese, 23.5 milionë euro, që është gati sa fondi limit.

Në qershor 2021, Ergys Verdho ikën nga ARRSH dhe emërohet në krye të KESH. Në vend të tij emërohet Evis Berberi. Më 4 prill 2022, kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, shpall sërish kompaninë A.N.K të Agim Kolës, fituese të lotit të dytë, pjesa e dytë e rrugës Korçë-Ersekë. Skualifikohen të gjitha kompanitë në garë përveç fituesit. Oferta fituese është rreth 21 milionë euro, gati sa fondi limit. Tenderi është shënjuar nga Open Data Albania me “flamur të kuq” korrupsioni.

Kujtojmë se Kompania A.N.K është e ish-deputetit të PS, Ndue Kola, i cili formalisht e ka kaluar në emër të të vëllait Agim Kola, një marifet për të shmangur konfliktin e interesit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Agim KolaPjerin Ndreutender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Mijëra faqe webi jashtë funksionit për disa orë, rikthehet shërbimi i Cloudflare

Mijëra faqe webi jashtë funksionit për disa orë, rikthehet shërbimi i Cloudflare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25

Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani...

Lexo më shumë
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

07:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com