GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lezhë/ Vidhet banesa në fshatin Spiten, dhunohet familja

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Lezhë/ Vidhet banesa në fshatin Spiten, dhunohet familja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një banesë është grabitur mbrëmjen e djeshme në fshatin Spiten në qytetin e Lezhës. Kanë qenë dy persona të cilët kanë hyrë në banesën e Gj.D. dhe dhunuan atë dhe bashkëshorten e tij 47-vjeçare V.D. Sipas policisë autorët mundën të merrnin një sasi parash dhe 2 celularë.

“Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë”, njoftoi policia.

Më pas u larguan në drejtim të paditur. Çifti i bashkëshortëve ka njoftuar menjëherë më pas policinë për ngjarjen e ndodhur. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka fiksuar disa prova materiale të lëna në banesë nga grabitësit.

Këto prova do të analizohen dhe do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e arrestmin e autorëve. Gjithashtu, janë shoqëruar në komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen

Deklarata e bashkëshortit:

“30 minuta pasi jemi ulur të flemë, dëgjuam zhurma në banesë dhe mendova se ishin vajzat. Sa u ula në katin e parë të banesës u përballa me dy persona të maskuar dhe të armatosur. Një prej tyre më ka goditur disa herë”.

Kjo është dëshmia e kryefamiljarit Gjergj Doçi, i cili mbrëmjen e kaluar është dhunuar nga dy persona që kanë hyrë për të grabitur në banesën e tij në fshatin Spiten.

Gruaja e tij 47-vjeçare është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
61-vjeçari tha se pas tij në katin e parë të banesës ka zbritur dhe bashkëshortja, e cila është qëlluar po kështu nga grabitësit dhe ka marrë dëmtime më të mëdha.

“Unë humba ndjenjat, rashë përtokë nga goditjet. Kur u përmenda më goditën përsëri. Pak minuta pas meje ka zbritur dhe bashkëshortja, e cila është qëlluar në kokë dhe brinjë. Është dëmtuar më rëndë. Autorët morën telefona e çfarë gjetën. Më pas kam lajmëruar policinë dhe kemi ardhur në spital”, tregoi Gjergj Doçi për gazetarin e “BalkanWeb” Elidon Ndreka.

61-vjeçari ka të qepura në kokë dhe dhimbje në brinjë, ku dyshohet se ka thyerje. “Njëri kishte armë, tjetri kishte një hekur dorezë se di, me atë më qëlloi”, tregon kryefamiljari.

Grupi hetimor ka gjetur dy gjurmë gishtërinjsh në shtëpinë dy katëshe dhe sende të tjera që mund të çojnë drejt zbardhjes së ngjarjes. Për grabitjen janë shoqëruar në polici disa të dyshuar.

Etiketa: LezheVjedhje

Lajme të lidhura

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona
Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona

13:30 - 06/10/26
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n
Aktualitet

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

13:19 - 06/10/26
Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj
Aktualitet

Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

13:05 - 06/10/26
Para

Këmbimi valutor për ditën e sotme 24.05.2021

TË FUNDIT

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona
Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona

13:30 - 06/10/26

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, dhe ka dërguar në gjyq tre...

Lexo më shumë
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

13:19 - 06/10/26
Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

13:05 - 06/10/26
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

12:43 - 06/10/26
Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com