GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Liberalizimi i vizave/30% e qytetarëve të Kosovës pritet të emigrojnë

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Liberalizimi i vizave/30% e qytetarëve të Kosovës pritet të emigrojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

28 për qind e qytetarëve të Kosovës mbi moshën 18 vjeç planifikojnë të emigrojnë në pjesën e parë të vitit 2024. Grup-mosha nën 24 vjeç përbën kategorinë më të prirur për të emigruar. Kurse, që nga viti 2012 e deri në vitin 2022 nga Kosova kanë emigruar mbi 338 mijë qytetarë.

Bazuar në një anketë të realizuar në dhjetor të vitit të kaluar Instituti GAP ka vlerësuar se 28 për qind e qytetarëve të Kosovës do të emigrojnë në pjesën e parë të vitit 2024, pas liberalizimit të vizave dhe se shumica destinacion e kanë Gjermaninë.

Sipas raportit me titull “Prirja për emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave: Ndikimi në fuqinë punëtore”, sektorët që do të preken më së shumti nga largimi i punëtorëve janë ai i ndërtimtarisë, gastronomisë, tregtisë dhe prodhimit.

“Sektorët që pritet të preken në masë më të madhe nga largimi i punonjësve në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme janë ata të sektorit të ndërtimtarisë (18.7%), hotelerisë dhe gastronomisë (18.7%), tregtisë (18.1%) dhe prodhimit (12.9%). Të njëjtit janë ndër sektorët me numrin më të lartë të të punësuarve dhe ku produktiviteti i punonjësve është i lartë, mirëpo ku pagat vazhdojnë të mbesin të ulëta”.

Në raport, mes tjerash, thuhet se në këta sektorë pritet rritje e pagave krahasuar me sektorët tjerë teksa gjatë vitit të kaluar kanë vërejtur se ka pasur ndryshim të pagave në tregun e punës në Kosovë, ku rreth 27.4% e të punësuarve të anketuar kanë thënë se kanë pasur rritje të pagave.

Sipas të anketuarve arsyet ekonomike janë shkak i vendimit për të emigruar teksa destinacionet e tyre janë Gjermania me 71.4%, ndjekur nga Zvicra me 11.7%; dhe Austria me 5.3%.

“Rreth 45% e të anketuarve, në vitin 2023 ishin të punësuar me punë të rregullt (39.3% të punësuar në sektorin privat dhe 5.8% në sektorin publik). Arsyet ekonomike dalin të jenë mbizotëruese në marrjen e vendimit për të emigruar. Mbi 20% e personave që planifikojnë të emigrojnë kanë realizuar të hyra në muajin e fundit prej 301-450 euro, ndërkaq 32.9% nuk kanë realizuar fare të hyra. Shumica e qytetarëve që planifikojnë të emigrojnë janë persona që kanë të përfunduar vetëm shkollimin e mesëm (57.7%)”, thuhet në raport.

GAP në këtë raport ka bërë të ditur se që nga viti 2012 e deri në vitin 2022 nga Kosova kanë emigruar mbi 338 mijë qytetarë./Monitor

Etiketa: Kosovaliberalizimi i vizave

Lajme të lidhura

“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda
Aktualitet

“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

20:51 - 26/08/26
Aktivisti Arben Kola: Kërkojmë konfiskimin e pasurive, arrestoni Ramën dhe Ballukun!
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Kërkojmë konfiskimin e pasurive, arrestoni Ramën dhe Ballukun!

20:37 - 26/08/26
Protesta 88 kundër qeverisë, qytetari komenton prangosjen e Ergys Agasit: Lajm i mirë! Duam arrestimin e Ballukut dhe Ramës
Aktualitet

Protesta 88 kundër qeverisë, qytetari komenton prangosjen e Ergys Agasit: Lajm i mirë! Duam arrestimin e Ballukut dhe Ramës

20:21 - 26/08/26
Para
Formacionet zyrtare Dinamo City-Tirana, dueli i parë i vitit

Formacionet zyrtare Dinamo City-Tirana, dueli i parë i vitit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda
Aktualitet

“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

20:51 - 26/08/26

Protesta e 88-të kundër qeverisë Rama është zhvilluar me tone të forta politike dhe kritika të ashpra ndaj mazhorancës. Në...

Lexo më shumë
Aktivisti Arben Kola: Kërkojmë konfiskimin e pasurive, arrestoni Ramën dhe Ballukun!

Aktivisti Arben Kola: Kërkojmë konfiskimin e pasurive, arrestoni Ramën dhe Ballukun!

20:37 - 26/08/26
Protesta 88 kundër qeverisë, qytetari komenton prangosjen e Ergys Agasit: Lajm i mirë! Duam arrestimin e Ballukut dhe Ramës

Protesta 88 kundër qeverisë, qytetari komenton prangosjen e Ergys Agasit: Lajm i mirë! Duam arrestimin e Ballukut dhe Ramës

20:21 - 26/08/26
Arrestimi/ Biznesmeni Ergys Agasi në makinë me krahun e djathtë të Prodës! Edhe Uljan Shpataraku ishte në kërkim

Arrestimi/ Biznesmeni Ergys Agasi në makinë me krahun e djathtë të Prodës! Edhe Uljan Shpataraku ishte në kërkim

20:12 - 26/08/26
Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

19:43 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com