GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Liberalizimi i vizave/ Komisioni Europian kritika Shqipërisë dhe Serbisë

14:40 - 16/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Serbia rrezikon liberalizimin e vizave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Europian ka shprehur vërejtje ndaj disa vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Një shqetësim për BE-në është skema e ashtuquajtur “pasaportat e arta” përmes së cilave disa vende të rajonit u japin shtetësi atyre që investojnë shuma të caktuara në këto vende. Skema të tilla kanë pasur edhe disa vende anëtare të bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian është shprehur se ato janë ilegale sipas ligjeve të BE-së. Prandaj Komisioni Evropian kërkon edhe nga vendet e rajonit që të largohen nga skema të tilla.

“Komisioni vazhdimisht u ka rekomanduar partnerëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që t’i japin fund, apo të përmbahen nga vendosja e skemave ‘shtetësi për investitorët’, që njihet me termin ‘pasaportat e arta’, pasi ato paraqesin një varg rreziqesh për rendin publik dhe sigurinë e BE-së. Në veçanti këto skema u mundësojnë qytetarëve të vendeve të treta që të marrin shtetësinë e një vendi që gëzon liberalizimin e vizave dhe në këtë mënyrë të fitojnë mundësinë për lëvizje pa viza në BE”, ka thënë një zëdhënësi i Komisionit Evropian. Komisioni Evropian shpreh shqetësimin për ekzistencën e disa procedurave të lehtësuara për dhënien e shtetësisë të huajve nga ana e vendeve, të cilat gëzojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë, sipas një zëdhënësi të Komisionit Evropian, personat nga vendet e treta fitojnë mundësinë që të shmangin procedurat e Schengenit për t’u pajisur me viza dhe paraqesin edhe rrezik për sigurinë e vendeve të BE-së. Në mënyrë të veçantë Komisioni përmend Serbinë, e cila ka pasur një skemë të tillë.

“Komisioni ka një shqetësim të përgjithshëm për versionet e ndryshme të skemave të dhënies së shtetësisë, siç është procedura e thjeshtëzuar për dhënien e shtetësisë pas një periudhe të shkurtër qëndrimi.

Kjo mund të paraqesë rrezik publik dhe të sigurisë për BE-në, pasi Serbia gëzon lëvizje pa viza në BE. Komisioni do t’i monitorojë politikat e tilla të natyralizimit dhe dhënies së shtetësisë nga ana e shteteve që kanë liberalizim vizash në kuadër të mekanizmave për suspendimin e vizave”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë një zëdhënës i Komisionit Evropian. Ai, po ashtu ka theksuar se politika e vizave e vendeve fqinje ka një ndikim të madh në lëvizjen e imigrantëve drejt Bashkimit Evropian.

“Në rastin e Serbisë, përshtatja me regjimin e vizave të BE-së është e rëndësishme për të vazhduar përmbushjen e kritereve për liberalizim vizash. Serbia ka bërë një hap të rëndësishëm në përshtatjen e regjimit të saj të vizave me atë të BE-së. Komisioni inkurajon Serbinë që t’i vazhdojë përpjekjet në këtë drejtim për të pasur një përshtatje të plotë”, ka thënë Komisioni Evropian.

Edhe më herët nga qarqet diplomatike në BE janë dëgjuar Kritika ndaj Serbisë për heqjen e vizave për disa shtete të treta. Kryesisht kjo është bërë për shtetet, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës apo e kanë tërhequr një njohje të tillë. Disa shtete të BE-së kanë raportuar rritje të shpejtë të numrit të emigrantëve ilegalë dhe azilkërkuesve pikërisht nga këto shtete. Këta shtetas kanë hyrë në Serbi pa viza dhe nga atje kanë kaluar në territorin e BE-së. Serbia është detyruar t’ua kthejë vizat këtyre shteteve sepse ishte kërcënuar se BE-ja do të pezullojë liberalizimin e vizave për Serbinë, që është në fuqi që nga viti 2009. Disa diplomatë të vendeve të BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se liberalizimi i vizave është bërë për t’u ndihmuar qytetarëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor për të udhëtuar në vendet e BE-së, e jo për të mundësuar keqpërdorime me qëllime politike apo financiare për qeveritë e vendeve të rajonit.

Etiketa: KEkritikaKryesore1

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Gramsh/ Qëlloi për vdekje bashkëmoshatarin, policia jep detaje

Gramsh/ Qëlloi për vdekje bashkëmoshatarin, policia jep detaje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com