GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Liberalizimi i vizave në Kosovë, cilat janë hapat e radhës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Liberalizimi i vizave në Kosovë, cilat janë hapat e radhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e djeshme anëtarët e Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian i thanë po liberalizimit të vizave për Kosovën. Marrëveshja tripalëshe u arrit më herët në dhjetor të 2022 ndërmjet Parlamentit, Këshillit dhe Presidencës së Bashkimit Evropian.

Kjo marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është aprovuar me 48 vota për, 7 kundër dhe 3 abstenime nga anëtarët e Komitetit të PE-së.

Në njoftimin e këtij komiteti bëhet e ditur se radha i takon tashmë Parlamentit Evropian për të votuar për këtë çështje.

“Më pas, Parlamenti Evropian në seancën plenare do të votojë për këtë çështje”, bëhet e ditur në postimin e Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian.

Raportuesi i PE-së për Kosovën: Qytetarët e Kosovës një hap më afër për udhëtimin e shumëpritur pa viza

I menjëhershëm ishte reagimi i raportuesit të Parlamentit Evropian për Kosovën, eurodeputeti holandez, Thijs Reuten pasi Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Reuten ka thënë se qytetarët e Kosovës tanimë janë një hap më afër për të udhëtuar pa viza.
“Një hap më afër! Për udhëtimin e shumëpritur pa viza për Kosovën”, ka shkruar Reuten të enjten në Twitter.

Zëvendëskryeministri Bislimi: Hap i rëndësishëm, më pas votimi në seancën e PE-së dhe në Këshillin e Ministrave të BE-së

Pasi anëtarët e Komitetit të PE-së kanë votuar pro liberalizimit të vizave, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi.

“Edhe një hap tjetër i rëndësishëm u përfundua sot rreth çështjes së liberalizimit të vizave. Në takimin e anëtarëve të Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian, u votua pozitivisht mbi liberalizimin e vizave për Kosovën”, shkruan Bislimi.

Ai bëri të ditur se hapi i radhës do të jetë votimi në seancën plenare në Parlamentin Evropian dhe më tej votimi në Këshillin e Ministrave të BE-së, para hyrjes në fuqi.

“Përshëndesim votimin pozitiv të sotëm dhe mirëpresim finalizimin e hapave të ardhshëm, deri në përfundimin e procedurave të nevojshme për nisjen e lëvizjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian”, shkruan ai.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Tani pasi marrëveshja është votuar në Komisionin për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të brendshme (LIBE), çështja e liberalizimit të vizave do të shkojë për votim në seancën e Parlamentit Evropian.

Më pas do të konfirmohet edhe nga Këshilli i BE-së.
Ndërkaq, pas përfundimit të këtyre procedurave, qytetarët do të mund të udhëtojnë drejt BE-së më së largu më 1 janar 2024.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë.

Etiketa: Kosoveliberalizimmarreveshje

Lajme të lidhura

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26
Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
Para
I vunë tritol në banesë, shefi i Krimeve: S’kam konflikte

I vunë tritol në banesë, shefi i Krimeve: S’kam konflikte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali
Aktualitet

Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali

12:49 - 01/10/26

Një 37-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 vite, 10 muaj e 20 ditë burg në Itali, pasi tentoi të vriste...

Lexo më shumë
Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar

12:31 - 01/10/26
Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

12:10 - 01/10/26
Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave

Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave

12:04 - 01/10/26
Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar

Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar

11:52 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com