GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Liberalizimi i vizave për Kosovën, diskutimet zhvillohen me dyer të mbyllura

12:19 - 13/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Liberalizimi i vizave për Kosovën, diskutimet zhvillohen me dyer të mbyllura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për herë të parë, grupi punues për vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian do të ketë në rend të ditës diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së, në letrat që u ka dërguar shteteve anëtare, kishte thënë se dëshiron që në këtë takim të shohë se a ekziston mbështetja e duhur e delegacioneve të shteteve anëtare për të lëvizur drejt vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Delegacionet që marrin pjesë në këtë diskutim, i cili është i natyrës punuese dhe është i mbyllur për publikun, e kanë tashmë para vetes një letër të Komisionit Evropian ku në detaje përmenden rezultatet e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Për herë të parë, Komisioni Evropian kishte rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018. Po ashtu, KE-ja të mërkurën, më 12 tetor, përmes raportit vjetor të progresit konfirmoi se mbetet në fuqi rekomandimi për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimi se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Presidenca Çeke, kur njoftoi se do të vendoste në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën, argumentoi se arsyet e lidhura me politikën e jashtme për heqjen e vizave për Kosovën, janë bindëse. Çekia tha, po ashtu, se shpreson që të gjitha shtetet e bllokut evropian të arrijnë pajtim të brendshëm politik për këtë çështje.

“Qasja gjeopolitike e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është e domosdoshme. Rajoni ka nevojë për sinjal të qartë se procesi i zgjerimit të BE-së është i besueshëm dhe se BE-ja është e gatshme të shpërblejë përpjekjet për reforma që bëjnë shtetet e Ballkanit Perëndimor”, u tha në letrën që Presidenca Çeke u dërgoi shteteve anëtare.

“Liberalizimi i vizave është element kyç në procesin e integrimit të Kosovës në BE, që tashmë është shumë i vonuar. Kosova është shteti i vetëm i Ballkanit Perëndimor [dhe një prej pak shteteve në Evropë] që ende nuk ka siguruar regjim pa viza me BE-në. Ky fakt, ka një ndikim të konsiderueshëm negativ në atmosferën në vend dhe në qëndrimet e qytetarëve të Kosovës rreth korrektësisë dhe besueshmërisë së BE-së”, shkroi Presidenca Çeke.

Diskutimet në grupin punues të Këshillit janë vetëm fillimi i procedurës në këtë institucion të BE-së.

Aktualisht, në Bruksel nuk duan të përmendin afate kohore se kur mund të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave. Por, nëse do të ketë pajtim të shteteve anëtare, atëherë do të nisë diskutimi ndërmjet tri institucioneve të BE-së – i quajtur trialog – Këshillit, Parlamentit dhe Komisionit.

Por, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian për vite me radhë e kanë mbështetur liberalizimin e vizave, andaj nuk pritet që të ketë ndonjë pengesë në këto dy institucione.

Presidenca Çeke e BE-së ka paralajmëruar se do të “synojë të arrihet pajtim nga të gjitha shtetet”, pavarësisht se për miratimin e vendimit të Këshillit mjafton vota e shumicës së kualifikuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur optimist se takimi në Këshill mund të sjellë rezultate. Por, për dallim nga Kurti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë për REL-in se është “optimiste e kujdesshme”, por ka shtuar se sheh vullnet politik te liderët e BE-së që kjo çështje të mos bllokohet./express

Etiketa: KosoveLiberalizimiViza

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
“Përfitojnë kriminelë”, sot Kuvend, miratohet akti normativ që solli përplasjen PS-PD

“Duhet rregulluar infrastruktura në Berat”, socialistët “përplasen” në Kuvend

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

Sot do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Uefa Champions League, aty ku spikat dueli i gjigantëve të futbollit...

Lexo më shumë
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com