GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Liberalizmi i vizave për Kosovës, Ministria e Jashtme holandeze: Presim raportin e KE-së që…

12:41 - 22/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Liberalizmi i vizave për Kosovës, Ministria e Jashtme holandeze: Presim raportin e KE-së që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga shtetet hezituese që kosovarëve t’u hiqen vizat për shumë kohë ka qenë Mbretëria e Holandës. Klimës brenda BE-së, që ka ndryshuar dhe besohet se 27 vendet anëtare mund të dalin me lajm pozitiv për Kosovën, iu ka përshtatur edhe Holanda. Ministria e Jashtme e këtij shteti thotë se është në pritje të raportit zyrtar të Komisionit Europian që do të jetë me të dhëna të reja mbi progresin e Kosovës. “Holanda është e hapur për të bërë vlerësimin se a janë përmbushur të gjitha standardet. Progresi në regjistrin për luftimin e krimit të organizuar është kyç për ne”, thonë ata.

Ankesa e kosovarëve për diskriminim nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian është bërë e përvitshme sa herë që Komisioni Europian konstaton se Kosova i ka përmbushur kriteret për t’i dhënë fund izolimit, por i cili nuk çon në marrjen e vendimit për heqje të vizave. Dy shtetet që më së shumti prodhuan zhgënjim mes kosovarëve ishin Franca e Holanda që me vite nuk lëvizën nga qëndrimi i tyre skeptik. Megjithatë, në rrethanat e reja politike të krijuara në Europë, Franca bëri një përpjekje. Bashkë me Gjermaninë dhe Poloninë dolën me deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave.

Pavarësisht se shumë herë u tha që kushtet për të ndodhur procesi i liberalizimit të vizave janë plotësuar nga Kosova, Holanda gjeti arsyetime mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend që të kundërshtojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Por ndryshimi i qëndrimit brenda BE-së e ka afektuar edhe Holandën.  Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, në një përgjigje për Gazetën Express dha një zotim se nëse raporti i ri me përditësime nga Komisioni Europian do të jetë në favor të Kosovës, atëherë ka gatishmëri për të marrë një qëndrim.

“Komisioni Europian së shpejti do të vijë me një raport të përditësuar mbi standardet për liberalizimin e vizave. Holanda është e hapur për të vlerësuar nëse të gjitha standardet janë përmbushur. Progresi i bërë deri më tani në regjistrin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është kyç për ne”.

Tutje, pasi të dëgjojnë KE-në, holandezët thonë se Qeveria holandeze do të marrë qëndrimit dhe do ta kalojë çështjen në Parlament.

“ Vetëm pas vlerësimit të progresit të bërë dhe pas një diskutimi me Parlamentin do të kemi qëndrim për këtë çështje”.

Për raportin e ri që do ta publikojë Komisioni Europian dje ka folur Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit Europian, e cila krahas thirrjes për liberalizim të vizave, siguroi se vlerësimi i këtij institucioni është se Kosova ka përmbushur kriteret.

“Përditësimi teknik nuk do të përbëjë një vlerësim të ri dhe nuk do të shtojë ndonjë kusht apo pikë referimi të ri”.

Megjithatë, Ministria e Jashtme e Holandës thotë se liria e lëvizjes së qytetarëve kosovarë nuk është një çështje vetëm mes Kosovës dhe shtetit holandez.

“I takon Këshillit të Bashkimit Europian që të diskutojë dhe të pajtohet për liberalizimin e vizave, kështu që nuk është çështje bilaterale mes Kosovës dhe njërit prej shteteve anëtare të BE-së”.

Në përgjigje, MPJ thotë se Holanda mbështet Qeverinë e Kosovës në “agjendën e saj ambicioze” të reformës së sundimit të ligjit, veçanërisht ata përmendin adresimin e çështjeve si krimi i organizuar dhe korrupsioni i nivelit të lartë.

“Progresi në këtë agjendë reformuese dhe konkretisht në fushat e përmendura, do të jetë para së gjithash i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe sigurisht që mbështet ambicien kosovare për udhëtim pa viza”.

Holanda përfundoi se ishte, është dhe do të ndihmojë Qeverinë e Kosovës, por edhe institucionet gjyqësore dhe organizatat e shoqërisë civile përmes projekteve, këshillave dhe ekspertizës në arritjen e rezultateve në reformat e nevojshme për sundimin e ligjit.

Samiti i BE-së, i cili u zhvillua këtë vit më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, ngriti në masë pritjet e qytetarëve të Kosovës se më në fund mund të vijë një lajm i mirë nga BE-ja – megjithatë s’pati asgjë konkrete. Përkundër deklarimeve publike të shumë shteteve anëtare se janë përkrahëse të lirisë së lëvizjes për vendin e vetëm në Ballkan të izoluar, çështja gjithmonë ka mbetur e bllokuar në Këshillin e BE-së./Express

 

Etiketa: Kosoveliberalizim vizash

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë, mbi 19 mijë persona kanë të drejtë vote
Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë, mbi 19 mijë persona kanë të drejtë vote

10:59 - 27/12/25
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
Aktualitet

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

09:59 - 27/12/25
Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike
Aktualitet

Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike

16:59 - 25/12/25
Para
“Ju po talleni”/ Berisha sfidon PS: Shkoni të takoni qytetarët, hajdeni me mua të dalim ballë përballë!

Berisha-Ballukut: Çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos me ju?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester City pa “frena”, triumfon ndaj Nottingham dhe rrëzon nga kreu Arsenalin
Sport

Manchester City pa “frena”, triumfon ndaj Nottingham dhe rrëzon nga kreu Arsenalin

16:48 - 27/12/25

Manchester City ka fituar në transfertë përballë Nottingham në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Premier League. Sfida...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm

16:41 - 27/12/25
Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit

Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit

16:20 - 27/12/25
Salianji thirrje: Bashkohuni në protestë, qeveria ka marrë peng Shqipërinë!

PD në sulm kundër Salianjit! Dega në Shkodër: Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij

15:56 - 27/12/25
Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe

15:34 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com