GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Libri i zi i Rilindjes”, Berisha: Ky është emri më i mirë që meriton diktatura e Ramës, do të përballemi…

12:15 - 20/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Libri i zi i Rilindjes”, Berisha: Ky është emri më i mirë që meriton diktatura e Ramës, do të përballemi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vazhdën e denoncimeve ndaj qeverisjes aktuale, Partia Demokratike prezantoi librin “Libri i Zi i Rilindjes”, një botim që synon të zbardhë të vërtetat e errëta të regjimit të Rilindjes. Ky libër, i hartuar nga ekspertë dhe intelektualë të njohur, përmbledh një analizë të detajuar mbi 12 vitet e fundit të qeverisjes dhe pasojat e saj për Shqipërinë.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit, kryetari i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi këtë botim si një “autopsi” të regjimit aktual, duke e krahasuar atë me format më të errëta të diktaturave në histori.

Ai theksoi se Shqipëria po përballet me një formë unike diktature, të panjohur më parë në Europë, ku krimi, droga dhe korrupsioni janë bërë pjesë e sistemit shtetëror. Berisha e lidhi këtë situatë me trashëgiminë e regjimit komunist, duke akuzuar kryeministrin për vazhdimësinë e një politike shtypëse dhe antidemokratike. Sipas tij, ky libër është një dëshmi e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe për komunitetin ndërkombëtar mbi realitetin e qeverisjes në vend.

Pjese nga fjala

Sot ne jemi këtu për librin e tyre ‘Punët e zeza’. Kanë zgjedhur një titull shumë të merituar. Kanë zgjedhur ndoshta të vetmin titull që meritonte ky subjekt, kjo tematikë, kjo çështje.
Diktaturat meritojnë vetëm libra të zi. Ne këtu në Shqipëri kemi rënë në një fatkeqësi të dyfishtë.
Së pari, në një diktaturë.
Së dyti, në një diktaturë, të cilën Europa kurrë nuk e ka pasur. Kontinenti ynë ka njohur të gjithë format e diktaturave. Ka njohur diktatura teokratike në mesjetën e tij dhe më vonë. Ka njohur diktaturat naziste, komuniste, ka njohur edhe juntat ushtarake.
Por nuk ka njohur diktaturat e bandave, e drogës, e krimit.
Kur 20 vite më parë lexoja Samuel Hantigtonin, një libër të tij për diktaturat, gjej aty se ai shkruante se forma më e zezë e diktaturës, më e zezë se sa diktatura naziste, komuniste apo juntat, është diktatura e bandave, diktatura e drogës. Dhe ai jepte argumentet e veta.
Nuk e mendoja kurrë që do vinte një ditë që do përballemi në Shqipëri me një diktaturë të tillë.
Vështirësia jonë është e madhe sepse ky lloj regjimi nuk është njohur në Europë.
Në Europë të flasësh për diktaturë komuniste, naziste, por edhe teokratike, ka një memorie.
Por Europa nuk ka asgje të regjistruar për diktaturat e bandave, e drogës.
Diktatori i Tiranës, i cili nuk duhet të harrojmë kurrë ta themi, është pasardhës direkt i një xhelati të diktaturës komuniste, që firmosi, krahas firmës së Ramiz Alisë, për të varur në litar një poet mendjendritur, një poet të jashtëzakonshëm siç ishte Havzi Nela.
Kristaq Rama ishte skulptor, ishte i shkolluar, ishte intelektual. Por ishte skulptor kriminel, intelektual kriminel, ndaj edhe firmoste.
Kishte intolerancë të plotë ndaj fjalës së lirë, ndaj kundërshtimit, njëlloj si Edi Rama të njëjtën intolerancë ndaj opozitës, ndaj TikTokut.
Pra, ne kemi një diktator i cili jashtë Shqipërie paraqitet herë si hokatar, me atlete të bardha, paraqet zhgarravina, flet për sport.
Kurse brenda ai nuk respekton asnjë ligj, as Kushtetutë. Ai njëlloj si Zaedi i Tunizisë arreston tre liderët e partive kryesore opozitare. Merr mandate me gjykata. Përdor prokurorinë politike si armë në duart e tij.
Pra, këto janë vështirësi të mëdha tonat, por prapë këta djem dhe vajza dhe ne së bashku kemi zgjedhur të luftojmë, kemi zgjedhur të qëndrojmë seps këto janë të vërtetat më të hidhura për shqiptarët, por janë të vërteta të hidhura edhe për Europën.
Kështu që i parë në këtë kontekst, ky libër merr vlera të jashtëzakonshme.
Ky libër i hartuar nga intelektualë të shquar që jetojnë në vende të lira, ka një avantazh shumë të madh në analizën e tij, në fjalorin e tij, në paraqitjen e tij.
Vërtet mund të thotë dikush se është propagandë. Është gjithçka e bazuar në të vërteta.
Në të vërtetë është autopsia e këtij regjimi 12-vjeçar që shkatërroi materien tonë kombëtare më shumë se çdo luftë, më shumë se çdo pushtues, më shumë se çdo diktaturë e mëparshme.

Etiketa: berishadiktaturelibri i zi

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Para
Si ia qepi Gentian Llogu tenderin 2.5 miliardë lekë me “Flamur të kuq” Lenc Gjikurisë

Si ia qepi Gentian Llogu tenderin 2.5 miliardë lekë me “Flamur të kuq” Lenc Gjikurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com