GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Licencat, ERE lëshoi 13 të reja gjatë këtij viti nga prodhimi i energjisë në HEC-e tek gazi

07:17 - 10/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Licencat, ERE lëshoi 13 të reja gjatë këtij viti nga prodhimi i energjisë në HEC-e tek gazi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) licencoi të paktën 13 subjekte gjatë këtij viti sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë ky institucion.

Pjesa më e madhe e licencave i takon atyre të prodhimit të energjisë nga hidrocentralet si dhe tregtimit ndërkohë që për disa kategori të veçanta nuk ka ende asnjë hyrje të re duke u mbajtur ekskluzivisht si tregje nga kompanitë publike apo edhe raste të tjera ku nuk ka të finalizuar asnjë projekt siç është energjia nga eolikët.

Deri në gusht të këtij viti ERE kishte lëshuar të paktën pesë licenca të reja për prodhim energjie nga hidrocentrale/termocentrale kur në total në të gjithë tregun janë aktive 157 licenca të kësaj natyre.

Sa i takon tregtimit, janë lëshuar edhe gjashtë licenca të reja duke qenë kështu pjesa dominuese e atyre që kanë marrë “ok” e Entit Rregullator të Energjisë për të vijuar aktivitetin. në total në treg sa i takon tregtimit të energjisë janë aktive 110 licenca.

Për furnizimin e energjisë elektrike është dhënë vetëm një licencë gjatë këtij viti për një kompani teksa në treg aktive janë 27 licenca të kësaj natyre.

Një tjetër licence e dhënë gjatë këtij viti është tek gazi natyror dhe kjo lidhet me transmetimin e gazit dhënë gazsjellësit TAP në 30 qershor 2021. Kjo licencë ka një afat 30 vjeçar nga data e fillimit të operimit. Gazsjellësi nisi aktivitetin tregtar në muajt e fundit të vitit të shkuar.

Tek fotovoltaikët dhe eolikët nga ana e ERE nuk është dhënë asnjë licencë e re gjatë këtij viti për shkak se edhe investimet në sidomos tek eoiket kanë munguar ndërkohë që për fotovoltaikët tashmë janë në prag zbatimi dy projekte të mëdha.

Transmetimi dhe shpërndarja janë dy licenca që mbahen nga kompanitë publike.

Prezenca në treg e një numri të madh kompanish që kanë në objekt aktivitetin nga prodhimi tek tregtimi apo furnizimi i energjisë krijon më shumë mundësi për ato biznese që janë në tregun e lirë për të siguruar energjinë në mënyrë të pavarur, kjo në kushtet kur numri pritet të rritet edhe me kompanitë e lidhura në 20kv. Deri më tani dalja në treg e një pjese të mirë kryesisht ato të lidhura në 35 kv ka rezultuar me çmime të kripura e lidhur kjo edhe me situatën jo të favorshme hidrike.

Ndërkohë që një element lehtësues i kësaj situate pritej të ishte Bursa e Energjisë e cila sipas planeve fillestare duhej të kishte nisur prej kohësh operimin por që aktualisht është ende në fazë prokurimi të platformës. /Monitor

Etiketa: cmimiHEClicenca

Lajme të lidhura

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje
Aktualitet

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale
Aktualitet

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
Para
Përdorimi i bankingut nga interneti në Shqipëri, ndër më të ulëtit në Europë

Përdorimi i bankingut nga interneti në Shqipëri, ndër më të ulëtit në Europë

TË FUNDIT

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26

Një restaurim brenda njërës prej bazilikave më të vjetra në Romë ka shkaktuar një debat të nxehtë politik. Incidenti ka...

Lexo më shumë
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com