GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Liderët botërorë solidarizohen me Turqinë pas tërmetit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Liderët botërorë solidarizohen me Turqinë pas tërmetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësit botërorë shprehën mbështetjen e tyre për Turqinë të hënën pasi një tërmet me magnitudë 7.4 goditi rajonet jugore dhe juglindore të vendit, duke vrarë të paktën 284 njerëz, njoftoi Anadoly Agency.

“Me pikëllim të thellë dëgjova këtë mëngjes për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet e mia më të thella për shumë familje që humbën jetët dhe uroj një shërim të shpejtë të të plagosurve,” tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në Twitter.

“BE qëndron në solidaritet të plotë me ju,” nënvizoi Michel.

Roberta Metsola, presidentja e Parlamentit Evropian, gjithashtu shkroi në Tëitter: “E pikëlluar thellësisht pas tërmetit të tmerrshëm në kufirin turko-sirian. Mendimet e mia janë me të vrarët, të bllokuarit, të plagosurit dhe me të gjithë shpëtimtarët që bëjnë çmos për të shpëtuar jetë.”

“Evropa qëndron me popullin e Turqisë dhe Sirisë në këtë moment shqetësimi,” tha Metsola.

Duke shprehur solidaritetin e plotë me Turqinë, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg tha në Twitter: “Unë jam në kontakt me Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe Ministrin e Jashtëm Mevlut Cavusoglu dhe aleatët e NATO-s po mobilizojnë mbështetjen tani”.

Duke shprehur ngushëllime për popullin turk “me të cilin Franca qëndron përkrah”, ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna tha në Tëitter: “Sigurisht, Franca është në dispozicion për të ndihmuar”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dha gjithashtu një mesazh për të ofruar ndihmë, duke postuar në Twitter: “Ne qëndrojmë pranë popullit turk në këtë kohë të vështirë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë.”

“Ne përcjellim urimet tona më të mira për qytetarët dhe të gjithë miqtë tanë turq që u prekën nga tërmeti që ndodhi në Kahramanmaras dhe u ndjenë në shumë qytete dhe shpresojmë ta kapërcejmë këtë fatkeqësi me sa më pak dëme”, tha ambasada ruse në Ankara.

“Ngushëllimet tona për familjet e atyre që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, thuhet në njoftim.

Tërmeti

Të paktën 284 njerëz u vranë dhe 2,323 të tjerë u plagosën pas një tërmeti të fortë që goditi Turqinë jugore të hënën në mëngjes, sipas zëvendëspresidentit turk Fuat Oktay.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha se tërmeti me magnitudë 7.4 goditi në orën 4:17 të mëngjesit (0117 GMT) dhe kishte qendër distriktin Pazarcik në provincën jugore të Kahramanmaras të Turqisë.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash (4.3 milje).

 

 

Etiketa: liderelideretTërmettrurqTurqi

Lajme të lidhura

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Para
‘Tronditëse’, shqiptari rrëfen tmerrin e tërmetit në Turqi

‘Tronditëse’, shqiptari rrëfen tmerrin e tërmetit në Turqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum
Aktualitet

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha  ka përshëndetur rezultatin e arritur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare...

Lexo më shumë
Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

10:22 - 26/10/26
Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

10:08 - 26/10/26
Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës

Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës

09:55 - 26/10/26
Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com