GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Liderët europianë mblidhen në Moldavi, takim simbolik në shtetin pranë Ukrainës

22:23 - 30/05/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Liderët europianë mblidhen në Moldavi, takim simbolik në shtetin pranë Ukrainës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më shumë se 40 udhëheqës europianë do të takohen të enjten në Moldavi për të shprehur mbështetje ndaj ish republikës Sovjetike dhe vendit në kufi me Ukrainën, ndërsa Kievi përgatitet për filllimin e kundërofensivës ndaj trupave ruse.

Takimi i 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 20 shteteve të tjera europiane në një kështjellë në Moldavi, vend i njohur për prodhimin e verës, do të përfshijë diskutime mbi çështje strategjike, si dhe do të shënojnë nisjen e një misioni të ri partneriteti të BE-së me këtë shtet.

Megjithatë, takimi paraqet më së shumti një shfaqje simbolike bashkimi, në pragun e Ukrainës.

“Nëse jeni në Moskë dhe shihni që mblidhen bashkë 47 vende, në fqinjin tuaj më të afërt, ky është një mesazh i rëndësishëm,” u tha gazetarëve një zyrtar i BE-së përpara takimit të nivelit të lartë, i cili do të zhvillohet 40 kilometra në juglindje të kryeqytetit Kishinau.

Një vend me një popullsi prej 2.5 milionë banorësh, i vendosur midis Ukrainës dhe Rumanisë që është anëtare të NATO-s, Moldavia ka pranuar më shumë refugjatë ukrainas për frymë se çdo vend tjetër, ndërkohë që është përballuar me rritje të çmimeve të ushqimit dhe energjisë si pasojë e luftës.

Qeveria ka akuzuar Moskën se po përpiqet të destabilizojë vendin kryesisht rumanishtfolës duke përdorur ndikimin e saj mbi lëvizjen separatiste në rajonin kryesisht rusisht-folës të Transdniestrisë.

Takimi i Komunitetit Politik Evropian, i dyti I këtij formati, një ide e presidentit francez Emmanuel Macron, do të diskutojë çështje që përfshijnë sigurinë kibernetike, migrimin dhe sigurinë energjetike. Ai gjithashtu do të ofrojë një mundësi për të diskutuar tensionet në kontinent, duke filluar nga Azerbajxhani dhe Armenia deri te përleshjet e fundit në veri të Kosovës.

Takimi do të mbahet ndërsa Kievi po përgatitet për një kundërofensivë, duke përdorur armët perëndimore të blera kohët e fundit, në përpjekje për të dëbuar trupat ruse nga territori i saj.

 

AMBICIA EUROPIANE

Sikurse Ukraina, edhe Moldavia, aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian, vitin e shkuar, menjëherë pas agresionit rus dhe Kishinau zyrtar po planifikon të përdorë takimin e nivelit të lartë për të treguar përparimet në reforma dhe për t’i bindur udhëheqësit për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Europian.

“Për ne, prania e 50 udhëheqësve në Moldavi është një moment historik… është ngjarja më e madhe e politikës së jashtme që ka organizuar ndonjëherë Moldavia,” tha Olga Rosca, këshilltare për politikën e jashtme të Presidentes Maia Sandu.

“Është mënyra jonë për të përshpejtuar procesin e pranimit në BE”, shtoi ajo.

Sipas saj, Moldavia synon që të ketë një vendimarrje në takimin e nivelit të lartë të Këshillit Evropian në dhjetor, në mënyrë që bisedimet për anëtarësim të mund të fillojnë në fillim të vitit 2024.

Disa janë të shqetësuar se pritshmëritë e ndryshme mes vendeve pjesëmarrëse dhe shtrirja e gjerë e takimit të nivelit të lartë, për të cilin Franca ka ofruar mbështetje logjistike dhe sigurie, do të jetë një pengesë për të shënuar sukses në politika konkrete.

Ndasitë politike dhe rivaliteti tradicional mes disa vendeve pjesëmarrëse, nga Armenia dhe Azerbajxhani, tek Greqia dhe Turqia, mund t’i vështirësojnë edhe më shumë gjërat.

“Me atë që po ndodh në Ukrainë është e rëndësishme që ky takim po ndodh, siç është edhe diskutimi mbi furnizimin me energji dhe migracionin,” tha një diplomat i lartë evropian.

Në takimin e parë të këtij formati, në Pragë, vitin e kaluar, u shënua një farë përparimi në përpjekjen e udhëhequr nga Bashkimit Europian për të ndërmjetësuar midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Të enjten, udhëheqësit e këtyre vendeve do të zhvillojnë bisedime me përfaqësues të BE-së, presidentin francez Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz./VOA

Etiketa: Moldavitakimi i lidereve europiane

Lajme të lidhura

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet
Aktualitet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Para
Mandati i Olta Xhaçkës, PD kërkon mbledhjen e KL-së

Policia ndaloi nënkryetarin e FRPD, reagon PD: Urdhër politik, synohet nënshtrimi i opozitës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26

Edi Rama deklaron se “javën që vjen, Parlamenti do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste...

Lexo më shumë
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com