GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Lideri i opozitës maqedonase: Pas një jave pritet të arrihet marrëveshje me Bullgarinë

16:14 - 07/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Lideri i opozitës maqedonase: Pas një jave pritet të arrihet marrëveshje me Bullgarinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, ka deklaruar të martën, më 7 dhjetor, se pas një jave pret që Maqedonia e Veriut të filloj negociatat me BE-në, për anëtarësim.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, tha se dyshon se “kryeministri në largim Zoran Zaev do të bëjë me Sofjen një marrëveshje të dëmshme për interesat maqedonase”, por, sipas tij, ajo do të ishte e papranueshme për partinë që drejton.

“Zoran Zaev në largim është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re edhe pse na siguroi se i ka zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me fqinjët tanë në të cilat do të pranojë pjesërisht ose plotësisht Rezolutën e miratuar nga Kuvendi bullgar në nëntor 2019, nëse nuk gaboj. Ajo asimilon plotësisht popullin maqedonas dhe paraqet goditje e drejtpërdrejtë mbi identitetin tonë. Meqenëse ai po largohet, jam i shqetësuar se mund ta bëjë këtë lëvizje dhe të gjithë do t’i paguajmë pasojat”, ka deklaruar Mickovski.

Ai nuk dha detaje tjera, se kur pritet të arrihet marrëveshja dhe çfarë konkretisht përmban.

Mickovski tha se Maqedonia e Veriut “e meriton nisjen e bisedimeve, jo vetëm për shkak të reformave, por thjesht për shkak të gjithçkaje që bëri qytetari maqedonas për integrimin evropian”, por marrëveshja, sipas tij, nuk duhet të dëmtoj interesat kombëtare.

“Ne i ndajmë vlerat me BE-në dhe vërtet është koha e fundit që BE-ja të tregojë vlerat e saj në veprim dhe të braktisë kërkesat hegjemoniste të fqinjit tonë lindor që nuk kanë lidhje me vlerat evropiane, por janë kërkesa që ndoshta mund të ishin të pranueshme sikur të ishim dy apo tre shekuj në të kaluarën”, ka deklaruar Mickovski, gjatë qëndrimit në qytetin e Shtipit.

Kryeministri Zoran Zaev, të dielën, më 5 dhjetor, pas arritjes së marrëveshjes me partinë Alternativa për pjesëmarrje në qeveri, tha se pret zgjidhje të shpejt me Bullgarinë, por pa dhënë detaje tjera.

Ai dorëheqjen nga posti i kryeministrit, të paralajmëruar, më 31 tetor, e ka shtyrë, me arsyetimin se nuk dëshironte thellimin e krizës në kohën kur sipas tij, Maqedonia e Veriut gjendet para marrëveshjes me Bullgarinë për nisjen e bisedimeve me BE-në për anëtarësim.

Por, ndryshe nga lideri i opozitës maqedonase, bashkëkryetari bullgar i Komisioni të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore, Angel Dimitrov, tha për mediat në Sofje se “nuk sheh bazë që Maqedonia e Veriut të nis bisedimet e anëtarësimit”.

“Dëshiroj të them se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të fillojë negociatat, por nuk shoh asnjë bazë për këtë…kemi ngecur në shekullin X-XI, fundin e Perandorisë së Parë Bullgare, kohën e Car Samuelit dhe pasardhësve të tij…Për ta kjo është një rrugë e rrëshqitshme, sepse nuk ka asnjë dëshmi historike që flet për ekzistencën e popullit maqedonas, shtetit maqedonas dhe se Samueli është mbret maqedonas, mbi bazën e të cilit do të fillonte një diskutim serioz”, ka deklaruar Dimitrov për televizionin bullgar BNT.

Bullgaria në nëntor të vitit 2020, ka bllokuar nisjen e bisedimeve midis Shkupit dhe Brukselit, duke thënë se bllokada do të mbetej në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për identitetin dhe gjuhën maqedonase, por edhe lidhur me mosmarrëveshjet rreth të kaluarës historike mes dy shteteve./REL

Etiketa: BullgariaLiderimaqedonasemarreveshjaopozites

Lajme të lidhura

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti
Kosovë & Rajon

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Para
Konflikti Rusi-Ukrainë, Ursula von der Leyen: Moska po destabilizon BE-në, do ketë sanksione të reja

Konflikti Rusi-Ukrainë, Ursula von der Leyen: Moska po destabilizon BE-në, do ketë sanksione të reja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26

- Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund...

Lexo më shumë
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com