GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lidhja demokratike e gruas: Kandidatja e PD në Berat u sulmua në prag të fushatës

16:34 - 13/04/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
14 Maji, Berisha: Farsa më e shëmtuar elektorale në historinë e saj 32-vjeçare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lidhja demokratike e gruas ka denoncuar sulmin që po I bëhet kandidates së PD në Berat, Fatmira Kola së cilës, i kanë mbyllur platformën online të biznesit.

Në një deklaratë për mediat, LDGSH thotë se mbyllja e faqes u bë pa lajmërim  apo shkresë zyrtare, në prag të fushatës zgjedhore.

Njoftimi i plotë

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë (LDGSH) dënon me forcë aktin e rëndë kundër kandidates së Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, znj. Fatmira Kola, një nënë, profesioniste dhe sipërmarrëse që ka ngritur me mund dhe ndershmëri një platformë (njoftime.al) për publikimin e pasurive imobiliare, platformë e cila u mbyll në mënyrë arbitrare, pa asnjë njoftim paraprak, pa asnjë shkresë zyrtare, pikërisht në momentin e nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore.

Ky nuk është një veprim teknik. LDGSH e konsideron këtë një akt të qartë politik, të një shtetit e një Kryeministri hakmarrës, që nuk kursen as gratë që guxojnë të jenë të lira, të pavarura dhe të zëshme.

Ky është një sulm kundër lirive poltiike, të shprehjes dhe të sipërmarrjes!

Ky është një sulm kundër grave të angazhuara në jetën publike dhe kundër çdo gruaje që synon të ndryshojë realitetin për veten, familjen dhe fëmijët.

Ky nuk është rast i izoluar. Ky është një akt i nxitur nga vetë Kryeministri Rama. Vetëm disa javë më parë, znj. Eda Grimci, Kryetare e degës 9 të PD në Tiranë, u përball me një akt fyes e denigrues e intimidues nga vetë Kryeministri Rama, në një përpjekje të shëmtuar për të përdorur pozitën e tij për të përbaltur dhe frikësuar gratë opozitare.

Këto akte përbëjnë dhunë politike dhe institucionale me bazë gjinore. Janë shkelje flagrante të çdo norme demokratike dhe etike, aq më tepër në kuadër të një fushate zgjedhore ku barazia dhe respekti duhej të ishin parimet themelore.

Ne nuk do të heshtim!

LDGSH nuk do të heshtë!

PD nuk do të heshtë!

LDGSH shpreh solidaritet të plotë me znj. Fatmira Kola dhe me çdo grua që sulmohet vetëm sepse guxon të jetë ndryshe. Ne do të jemi në krah, do jemi zëri dhe mburoja për çdo nënë, profesioniste, aktiviste dhe kandidate që nuk pranon të nënshtrohet.

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë kërkon:

– Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të heqë menjëherë dhe pa vonesë bllokimin ndaj portalit njoftime.al;

– AKEP të mos përdoret si instrument politik në duart e Kryeministrit Rama. AKEP është një institucion publik i pavarur dhe duhet të veprojë mbi bazën e ligjit, jo urdhrit politik.

– I bëjmë thirrje Komisionerit për Zgjedhjet, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, organizatave për të drejtat e grave dhe komunitetit ndërkombëtar të reagojnë për këtë këtë sulm me bazë gjinore dhe këtë situatë situatë alarmante.

Në një vend ku nënat përndiqen dhe gratë në politikë sulmohen, demokracia është rrezik!

Etiketa: Dhunëfushate zgjedhiorekercenimlidhja demogratike e gruasPD

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Arbër Hajdari: Këtë vit kemi pasur probleme…

“Njollë që nuk fshihet…”/ Reagimi i Arbër Hajdarit për incidentin në BBV 4

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com