GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë, denoncohet tenderi i Ballukut

14:01 - 21/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë, denoncohet tenderi i Ballukut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderët e ministres, Belinda Balluku, janë madhështore vetëm nga sasia e parave që vidhen sepse nuk ndodh që t’i shohim të vëna në zbatim. Këtë herë Ballukut i është denoncuar tenderi për “Studim Fizibiliteti dhe projekt-ide për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë”. 

Në një dalje pak ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se tashmë procesi i tenderimit ishte mbyllur dhe se do të kalohej në një fazë tjetër. Por, me datë 19 në Komisionin e Prokurimit Publik ka mbërritur një ankesë nga operatori “ABKONS shpk”.  Ankimimi ka për bazë autoritetin kontraktor në këtë rast Hekurudhën Shqiptare por ende në faqen e KPP-së nuk është ngarkuar dokumentacioni argumentues i operatorit ekonomik.

Në ankesë thuhet se operatori fitues nuk ka plotësuar të gjitha kriteret, duke theksuar se nuk ka paraqitur pasqyrat financiare për vitin 2021. Kur kjo është bërë dhe një nga arsyet që ABKONS shpk” dhe kompania bashkëpunuese të përjashtohen nga gara.

Ndërsa më tutje thuhet se disa nga kriteret e tenderit, si për shembull numri i specialistëve që kërkohej ishin kritere burokratik. Të cilat, lënë për të dyshuar se fituesi ishte i përcaktuar,.

Sakaq, kujtojmë se, procedura e prokurimit që kishte në objekt “Studim Fizibiliteti dhe projekt-ide për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë” u hap në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik në mes të tetorit me një fond limit prej 200 milionë lekë apo rreth 1.7 milionë euro.

“Ndërtimi i linjës hekurudhore (Durrës – Prishtinë) është i një rëndësie të veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën pasi do të mundësojë një zhvillim të shpejtë të transportit hekurudhor të udhëtarëve dhe mallrave. Kjo linjë e re hekurudhore do të plotësojë së pari nevojat e transportit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Si dhe nevojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, duke përfshirë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe vende të tjera që janë gjithashtu të lidhura me Korridorin Hekurudhor X (dhjetë) dhe Korridorin Hekurudhor IV (katër)”, thuhej në termat e referencës për procedurën e shpallur.

Lexo edhe Pikë e re kufitare dhe linjë hekurudhore, ja propozimet e zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Ballukuhekurudhelinja durres prishtine

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Ju prekin në pikën më të dobët, njihuni me shenjat më të rrezikshme të horoskopit

Disa nga shenjat që tregojnë se romanca juaj është drejt fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26

Përveç reagimeve shqetësuese të politikës dhe diplomacisë së shtetit gjerman ndaj devijimeve që, sipas kritikëve, kryeministri Edi Rama po i...

Lexo më shumë
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com