GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lidhja me gazetaren e pasuria “extra-large”, ja profili i Zabaletës

20:27 - 25/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Lidhja me gazetaren e pasuria “extra-large”, ja profili i Zabaletës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në muajin janar, Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi në stolin e Kombwtares “A” Silvinjon, i cili menjëherë sapo mori detyrën prezantoi edhe dy ndihmësit e tij, Dorivën dhe Pablo Zabaletën, për të cilin britanikja “The Sun” në një ndër rubrikat e saj ka publikuar një profil, duke nisur nga karriera e tij dhe jeta jashtë futbollit e pasuria.

PROFILI- Pablo Havier Zabaleta Girod ka lindur më 16 janar 1985 në Buenos Aries nga Horge Zableta dhe Laura Girod.

Ai është me origjinë spanjolle dhe ka një tatuazh me emrin e nënës së tij në gjoks. Zabaleta ishte i aftë që të luante në të dyja krahët e mbrojtjes, gjithashtu i njohur për stilin e tij të një loje të fortë dhe këmbëngulëse.

Megjithatë, ai luajti kryesisht si mbrojtës i djathtë. Zabaleta e filloi karrierën e tij në San Lorenco, ku qëndroi nga 2002-2005.

Më pas ai kaloi tek Espanjoli, duke bërë 79 paraqitje dhe fituar Kupën e Mbretit dhe finalen e Kupës UEFA.

Më së shumti Zabaleta veshi fanellën e Mançester Sitit, gjithsej për nëntë vite, duke qenë edhe kapiten i skuadrës në 2013-ën.

Ai u bashkua me “qytetarët” në vitin 2008 dhe gjithsej bëri 230 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Gjatë kësaj kohe shënoi nëntë herë, fitoi titullin e Premier Ligës në 2012- ën dhe 2013-ën, fitues i Kupës FA në 2011-ën, “FA Community Shield” në 2012-ën dhe dy herë fitoi Kupën e Ligës në 2014-ën dhe 2016-ën.

Ai u largua nga klubi në vitin 2017 pasi nënshkroi për Uest Hemin dhe vari këpucët në tetor 2020 në moshën 35-vjeçare.

Në qershor 2018, Zabaleta iu bashkua ekipit të “BBC”-së në “Match Of The Day” 2018 në Kupën e Botës.

Që nga janari i vitit 2023, ai ka shërbyer si ndihmëstrajner i Kombëtares shqiptare të futbollit, nën drejtimin e trajnerit Silvinjo.

Gjatë karrierës së tij, Zabaleta ishte një yll ndërkombëtar me Argjentinën e tij. Debutoi në 2005-ën dhe mori pjesë në Lojërat Olimpike Verore 2008 , ku ekipi mori medalje të artë.

Ai nuk u përzgjodh nga trajneri Diego Maradona për Kupën e Botës 2010, por ishte pjesë e skuadrës në 2014-ën në Rio, Brazil.

Ai luajti në finale kundër Gjermanisë, pasi ekipi i tij humbi 1-0. Sa i përket jetës jashtë futbollit, Zabaleta u martua me gazetaren Kristel Kastano në vitin 2013 dhe kanë dy fëmijë, Asier dhe Julen.

Pasuria neto e vlerësuar e Zabaletës është 14 milionë paund, e fituar përmes karrierës së tij futbollistike dhe televizive./PanoramaSport

Etiketa: Zabaleta

Lajme të lidhura

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund
Breaking Views

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

08:10 - 09/03/26
Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull
Breaking Views

Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

22:50 - 08/03/26
Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A
Breaking Views

Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A

22:11 - 08/03/26
Para
Ja kush është pozicioni më i mirë për të fjetur gjumë

Ja kush është pozicioni më i mirë për të fjetur gjumë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon
Botë

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon

08:45 - 09/03/26

Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian përpara...

Lexo më shumë
Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

08:15 - 09/03/26
VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

08:10 - 09/03/26
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje

08:00 - 09/03/26
Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale

Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale

07:55 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com