GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lidhja me “Kastrati Group”/ Ngecin hetimet për anijen me naftë kontrabandë në Porto Romano

11:03 - 14/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Lidhja me “Kastrati Group”/ Ngecin hetimet për anijen me naftë kontrabandë në Porto Romano
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një anije që ka ardhur nga qyteti libian i Benghazit është ndaluar pasditen e 12 shtatorit pranë Porto Romanos në Durrës. Lidhur me këtë situatë, mësohet se në operacionin ujor ka marrë pjesë policia Kufitare si dhe anti-kontrabanda, pasi dyshohet se po sillte naftë kontrabandë që nga Libia. Gijotina.com ka mësuar se policia ka marrë urdhër nga “lart” të mos vazhdojë gjurmimin, pasi ngarkesa do të përpunohej nga “Kastrati Group”, kompani e lidhur ngushtë me kryeministrin Edi Rama.

Kështu, Shefqet Kastrati përveç se po pasurohet duke krijuar monopol në tregun e naftës dhe ngritur çmimet në stratosferë, po sjell edhe karburant kontrabandë. Ditën e sotme, burime pranë autoriteteve të Portit të Durrësit dhanë për Gijotina.com detaje të reja  mbi anijen me 2275 ton naftë kontrabandë. Kujtojmë se ditën e djeshme kapiteni dhe 4 marinarë janë vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi transportuan me anije cisternë, nga Libia në Shqipëri këtë sasi nafte kontrabandë. Në hetim janë vënë 6 bashkëpunëtorët e tyre. Anija me flamurin kamerunas u bllokua që ditën e djeshme për të bërë verifikime. Ekuipazhi i anijes me emrin ‘Queen Majeda’ është libanez.

Si rezultat i operacionit të koduar “Ring” janë arrestuar në flagrancë personat e identifikuar si: Zuhair Alkuafi (kapiteni i anijes) 54 vjeç, Muajid Altabir, 25 vjeç, Amad Abushala, 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe Badar Tezini, 25 vjeç, banues në Siri. Policia njoftoi dje se të arrestuarit të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije cisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë. Ndërkohë, që duhet hetuar se kush ishte blerësi i sasisë së naftës që vinte nga Libia, policia është drejt mbylljes së çështjes duke u mjaftuar vetëm me veprimet fillestare.

Sakaq, edhe në këto momente që flasim policia nuk ka mundur të zbulojë se kujt i përkiste kjo çisternë me naftë, edhe pse marinarët u morën në pyetje. E pra nuk duhet kohë e gjatë për të verifikuar se për kë ishte kjo anije, kur të gjitha provat e nevojshme janë aty. Por, në të vërtetë Policia kërkon ta fsheh porositësin e kësaj cisterne me 2275 ton naftë, që u fut ilegalisht në vendin tonë.

Sikur e cituam më lart, burime për Gijotina.com kanë mundur të mësojnë më shumë rreth kësaj ngjarje. Dhe nga  këto informacione rezulton se nafta i përkiste kompanisë oligarkut në tregun e naftës “Kastrati Group”. E, pra nëse institucionet tona do ta bënin punën si duhet, me transparencë dhe pa vonesa Kastrati do duhej të dilte sot e të mbanë përgjegjësi për naftën që e sjellë kontrabandë.

Çfarë fshehu policia me urdhër nga lart?

Porositësi i naftës është Kastrati, pasi anija u kap pranë portit MBM në Porto Romano, që  është në pronësi të “Kastrati Group”. Çfarë është ky port?

MBM është dhënë me koncesion nga qeveria Rama për 35 vjet ta operojnë kryesisht për karburantet nga kompanitë e oligarkëve Kastrati dhe Salillari.

Me date 30.06.2015, u nënshkrua kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrise se Transportit dhe Infrastrukturës dhe bashkimit të shoqërive Adriatic Petroleum Platform PTE Ltd, Salillari shpk, ATEC S.r.l dhe MAMPAEY OFFSHORE INDUSTRIES BV. Me anë të kësaj kontrate qeveria ka dhënë portin në Porto Romano, Durrës, që të pranojë përpunimin e mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure (më vonë ka një shtesë kontrate që lejon edhe mallra të tjera. Pas transaksioneve të kryera më 2018, pronësia e portit ka ndryshuar dhe aksionerët kryesorë janë Salillari Shpk dhe Adriatic Bay Investimet Group Shpk. Kjo e fundit ka për administrator Ahmet Kastratin dhe zotërues të showrisë janë: KASTRATI GROUP (65%) dhe EUROPETROL GROUP (35%).  Kjo pronësi ndryshoi më 25 maj 2022,  ku Shefqet Kastrati u bë aksioner kryesor i portit, sipas ekstraktit të QKB-së, me 99% të shoqërisë koncesionare porti MBM. Duke pasur parasysh se si qeveria është vënë në mbështetje të biznese të Kastratit, është e kuptueshme pse policia dhe prokuroria i kanë duart e lidhura në këtë hetim. Minimalkisht, policia duhet të njoftonte se anija u kap në ujërat e Portit të Kastratit./ Esmeralda Hida/

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Çet KastratiKastrati Groupkryesore2nafte kontrabndePorto Romano

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Vuçiç takim me klerikët serbë: Vjeshta do të jetë më e vështirë se viti 1945

Raporti i CIA: Serbia, vendi i parë në botë për shkallë të vdekshmërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26

Pas shirave të rrëmbyeshëm, kushtet atmosferike u përmirësuan sot pasdite. Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni...

Lexo më shumë
Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com