GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lidhje me trafikantët e Shkodrës? Rikthehen në detyrë shefi Hajri Kushe dhe oficerët e tij

16:08 - 28/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Lidhje me trafikantët e Shkodrës? Rikthehen në detyrë shefi Hajri Kushe dhe oficerët e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur kanë kaluar më pak se pesë muaj nga pezullimi i 13 punonjësve të Policisë së Shkodrës, nën dyshimet se kanë toleruar kultivuesit dhe trafikantët e narkotikëve të Dukagjinit, pjesë më e madhe e tyre janë rikthyer në detyrë.

Të paktën 7 oficerë, përfshirë ish-zv.drejtorin e Policisë së Shkodrës, Hajri Kushe, si edhe disa kolegë të tij, fituan të drejtën nga Gjykata e Apelit për t’u rikthyer në detyrë, pasi atyre iu rrëzua masa ndaluese e “pezullimit nga detyra”.

Ndërkohë, edhe 6 efektivët e tjerë pritet t’u bashkohen kolegëve të tyre në detyrë, pasi ata kanë dorëzuar pak më vonë kërkesën në Gjykatën e Apelit për të hequr masën e sigurimit.

Të 13 zyrtarët e Policisë u morën nën hetim nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, pasi u siguruan të dhëna se ata kishin toleruar me dashje krijimin e serave me kanabis sattiva në zonën e Anës së Malit, si edhe nuk kishin vepruar për arrestimin e autorëve të dyshuar të kultivimit, megjithëse, sipas hetuesve, i kishin pasur shumë pranë.

Diçitura: Drejtuesi i lartë i Policisë së Shkodrës, Hajri Kushe

Por, ky operacion masiv, i zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) u shfry brenda pak muajve, kryesisht për aspekte proceduriale.
Në rastet e aplikimit të masës “pezullim nga detyra”, prokuroria është e detyruar që të përfundojë hetimet brenda tre muajve.

Ligji procedurial parashikon që prokuroria të kërkojë edhe zgjatje të mëtejshme me nga 3 muaj, gjithnjë nëse arrin të bindë gjykatës se personat nën hetim mund të prishin provat, të kryejnë vepra të tjera penale apo të cenojnë dëshmitarët.

Në gusht të këtij viti, Prokuroria e Shkodrës arriti të bindë gjykatën e qytetit dhe atë të Apelit për të shtyrë me një afat tre-mujor masën e pezullimit nga detyra, me argumentin e nevojave të hetimit.

Edhe kur kërkoi një afat 3-mujor të dytë zgjatjeje të masës, prokuroria e Shkodrës gjeti mirëkuptimin e gjykatës lokale. Por, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë nuk gjeti asnjë arsye për zgjatjen e dytë të pezullimit.

Diçitura: Ish-zv.shefi i Komisariatit të Shkodrës, Pëllumb Shpati

Në 24 Tetor 2023, Gjykata e Apelit vendosi të lirojë nga masa e “pezullimit nga detyra” funksionarët e policisë; Nazmi Beqiri, Gjin Guri, Hajri Kushe, Ilir Hasaj, Dedin Gjeta, Vehbi Nase dhe Asllan Shutaj, të cilët kishin bërë kërkesë në shkallën e dytë të gjyqësorit.

Trupa gjykuese e Apelit është kujdesur të sqarojë në vendimin e shpallur ditët e fundit se heqja e masës së pezullimit është kryer vetëm për ata persona që i janë drejtuar gjykatës. Ndërkohë, duket se të njëjtin fat do të ketë edhe 6 të tjerët; Pllumb Shpati, Taulant Kurtaj, Arben Memaj, Arben Dekovi, Sokol Pjetri, Ardin Çopja.

Si nisi hetimi
Duke filluar prej mesit të vitit 2021, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishte indicje se drejtues dhe efektivë të Policisë së Shkodrës toleronin mbjelljen e parcelave me kanabis në zonën e Mbi-Shkodrës.

Për shkak të çështjeve delikate dhe ruajtjes së sekretit, agjentët e AMP-së e zgjatën për disa kohë verifikimin dhe, rreth pranverës së vitit 2022, mesa duket pas një rrjedhjeje informacioni, Drejtoria e Policisë së Shkodrës ndërhyri në disa parcela të sapo mbjellja me kanabis.

Ndërhyrja e policisë mbi parcelat rrëzoi përkohësisht indiciet e AMP-së për bashkëpunim të mundshëm mes zyrtarëve policorë lokalë dhe kultivuesve të drogës.
Por, në periudhën Maj-Qershor 2023, një seri informacionesh, të mbërritura kryesisht nga institucionet e inteligjencës dhe agjenci partnere ndërkombëtare, rikthyen sërish dyshimin për një bashkëpunim të mundshëm mes policisë dhe trafikantëve të fshatrave mbi Shkodër.

Diçitura: Parcela me kanabis në zonën e Ana e Malit, Shkodër

Kësaj radhe, AMP bashkëpunoi që në krye të herës me Prokurorinë e Shkodrës, duke i vendosur në dispozicion materialet dhe duke e kryer hetimin në dinamikë.

Në 26 qershor të këtij viti, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi rezultatet e hetimit, duke bërë publike faktin se 13 zyrtarë policorë janë pezulluar nga detyra. Mes tyre ishte zv.drejtori i Policisë së Shkodrës, Hajri Kushe, si edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e qytetit, Pëllumb Shpati. Ndaj këtij të fundit u vendos edhe masa e “arrestit në shtëpi”.

Detajet e hetimit
Prokuroria e Shkodrës dyshon se të paktën 13 punonjësit e policisë, për të cilët u vendosën nga gjykata masa nga arresti në shtëpi deri në ndalim për daljen jashtë shtetit, kanë shpërdoruar detyrën.

Sipas hetimit, këta zyrtarë policorë jo vetëm që nuk kanë marrë masa për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Shkodrës, por dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të ripërsëritur kultivuesit e bimëve narkotike, duke lejuar këta të fundit që të krijonin një strukturë të mirëorganizuar për kultivimin e një sasie shumë të madhe kanabis sativa në tre fshatra të njësisë administrative Ana e Malit.

Po ashtu, Prokuroria e Shkodrës dyshon se këta zyrtarë policorë kanë bashkëpunuar me kultivuesit, duke iu siguruar atyre informacione në lidhje me ndërhyrjet që do të ndërmerreshin nga struktura të tjera policore në zonë, me qëllim që trafikantët të merrnin masat për heqjen e bimëve narkotike dhe largimin e punëtorëve të tyre nga vendi i ngjarjes.

Diçitura: Gjykata e Apelit hoqi masën “pezullim nga detyra” për policët e Shkodrës

Për prokurorët, strukturat policore nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për verifikimin dhe kryerjen e hetimeve të plotë në terren për parcelat me kanabis, pavarësisht se kanë pasur informacione të sakta nga institucione të tjera ligjzbatuese mbi ekzistencës e parcelave të mëdha me lëndë narkotike.

Dosja hetimore tregon se policët e dyshuar si bashkëpunëtorë me kultivuesit e kanabisit, kanë pasur fantazi për të shmangur goditjen e elementëve kriminalë.
Institucione ligjzbatuese dhe inteligjente kanë furnizuar Policinë e Shkodrës me informacion dhe koordinata të sakta për vendndodhjen e parcelave të mbjella me kanabis.

Por, personat nën hetim kanë shmangur kontrollin në koordinatat e caktuara, duke u justifikuar me faktin se nuk kapnin valët e internetit dhe për pasojë nuk gjenin koordinatat e sakta. Për Prokurorinë, ky justifikimi i mungesës së internetit, rrëzohet në të paktën një rast konkret.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: drogaPoliciaShkodërtrafikantet

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Kur arrestimet shiten si sukses…

Letra e rrallë e Ismail Qemalit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26

Nazmi Gripshi tashmë është futbollisti më i ri i Rubin Kazan. Mesfushori me tipare sulmuesi nis kështu aventurën e tij...

Lexo më shumë
Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

10:21 - 21/02/26
U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26
Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com