GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve

11:51 - 07/07/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur e bija u sëmur nga bajamet në mesin e qershorit, Luljeta e çoi recetën e mjekut tek të afërmit e saj në Itali, por nuk i mori dot medikamentet që i nevojiteshin. Gruaja [emri u ndryshua me kërkesë të saj] i tha BIRN se farmacistja italiane kishte mbetur e befasuar, pasi në recetë ishte shënuar vetëm emri tregtar i medikamentit dhe jo ai xhenerik.

“Farmacistja kërkoi gjithashtu të dinte peshën e fëmijës, kohëzgjatjen e mjekimit dhe mënyrën e marrjes së tij, të cilat nuk ishin shënuar,” tha ajo duke shpjeguar refuzimin.

Në fakt, receta që vuri në dispozicion Luljeta përshkruante Augumentin dhe Zyrtec – të dyja marka tregtare që përdoren respektivisht për antibiotikun Amoxicillin + Acid Clavulanic si dhe për medikamentin kundër alergjisë, Cetirizine.

Ky nuk është një rast i izoluar.

BIRN analizoi në disa farmaci në Tiranë me dhjetra receta dhe gjeti mes tyre një numër të madh përshkrimesh të emrave tregtarë ose të emrave tregtarë të shoqëruar me principalin nga ana e mjekëve. Përshkrimi i emrave tregtarë të medikamenteve në recetat e mjekëve është një praktikë e gjithëpërhapur në Shqipëri, e cila buron sipas ekspertëve nga lidhjet e shkurtra dhe klienteliste mes mjekëve dhe kompanive farmaceutike dhe lehtësohet nga paqartësitë në legjislacion.

Sipas nenit 52 të ligjit “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, mjekët janë të detyruar që të lëshojnë recetë mjekësore sipas emrit të principit aktiv vetëm për listën e barnave të rimbursueshme. Ndërkohë, një rregullore e re për të standardizuar lëshimin e recetave mjekësore nuk është finalizuar ende nga Ministria e Shëndetësisë.

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, njëherazi pjesë e Partisë Demokratike në opozitë, i tha BIRN se ndërsa legjislacioni krijon hapësira për abuzime, nga kjo situatë përfitojnë mjekët dhe kompanitë farmaceutike në dëm të pacientëve.

“Ka grupe të posaçme nga grupet tregtare të cilët shkojnë në çdo farmaci për të kontrolluar nëse mjekët i kanë vendosur në recetë medikamentet e premtuara. Grupet verifikojnë rast pas rasti, ka mjekë që bashkëpunojnë për interesa përfitimi,” tha Alimehmeti.

Përshkrimi i recetave sipas emrit tregtar krijon shqetësime edhe për Urdhrin e Farmacistëve.

Kreu i Urdhrit, Dëfrim Goma i tha BIRN se së bashku me Urdhrin e Mjekut dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë po përpiqeshin ta korrektonin këtë problem përmes një rregulloreje të hartuar në fund të vitit 2024.

Goma thotë se rregullorja është në proces finalizimi nga Ministria e Shëndetësisë.

Njësoj si Alimehmeti, edhe Goma thotë se një pjesë e mjekëve udhëhiqen nga interesi i tyre financiar gjatë plotësimit të recetës për pacientët – një situatë që sipas tij mund të sjellë gabime dhe pasoja për shëndetin e popullatës.

“Mjekët shumë herë shënojnë në recetë barna me emërtim tregtar për arsye interesi, përfitimi të paligjshëm, pasi paguhen nga kompanitë që i importojnë si dhe nga farmacitë që i tregtojnë, duke ndikuar në konkurrencën e ndershme,” tha Goma, ndërsa shtoi se ky fenomen hasej më shumë te suplementet.

Por ai shtoi se kjo praktikë ka sjellë edhe probleme të tjera për pacientët.

“Shumë herë mjekët përshkruajnë barna që nuk qarkullojnë ligjërisht në Shqipëri, duke i detyruar pasientët t’i blejnë jashtë ose në farmaci që i mbajnë ato në mënyrë të jashtëligjshme,” theksoi kreu i Urdhrit të Farmacistëve.

I pyetur nga BIRN, kreu i Urdhrit të Mjekëve, Fatmir Brahimaj e konsideroi problematikën të tejkaluar.

“Është zgjidhur tashmë, është diskutuar dhe dokumenti është në ministri,” tha Brahimaj duke iu referuar rregullores për recetën.

Modeli i recetës së propozuar parashikon që mjekët të përshkruajnë emrin xhenerik të medikamentit, dozën e rekomanduar, mënyrën e marrjes së tij si dhe kohëzgjatjen e terapisë, paralelisht me të dhënat e pacientit.

Megjithatë, rregullorja konsiderohet një masë e ndërmjetme deri në realizimin e premtimit për aplikimin e recetës elektronike.

Receta elektronike është një dokument mjekësor elektronik që përmban të dhënat e barnave të përshkruara për një pacient nga mjeku, dhe është e aksesueshme drejtpërdrejt nga farmacisti përmes një sistemi elektronik.

Sipas Gomës nga Urdhri i Farmacistëve, kjo do të reduktonte gabimet mjekësore, do të shmangte lidhjet klienteliste si dhe do të evitonte përshkrimin e barnave kontrabandë.

Edhe mjeku Alimehmeti bie dakord se receta elektronike do të zgjidhte shumë nga problemet e tregut farmaceutik.

“Receta elektronike është zgjidhje,” tha ai, ndërsa shtoi se produktet farmaceutike duhet të jenë online dhe mjeku të zgjedhë nga një listë e përcaktuar emrin e medikamentit.

Etiketa: lidhjemjekereceta

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com