GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lidhjet politike/ A ka gisht Fatmir Xhafaj në punësimin e Muçi Shaljat në AMP?

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Lidhjet politike/ A ka gisht Fatmir Xhafaj në punësimin e Muçi Shaljat në AMP?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detajet e lidhjeve politike dhe institucionale të viktimave të atentatit të Rinasit po thellohen, ndërkohë që bilanci i këtij krimi të rëndë është rënduar. Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili u plagos rëndë në sulmin e mesditës së 11 Nëntorit pranë Aeroportit, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Shaljani, i cili mori dhjetë plumba në trup, vdiq rreth orës 03:00 të mëngjesit, katër ditë pas sulmit.

Shaljani ishte në shoqëri të Gilmando Danit, i cili mbeti i vdekur në vend nga breshëria e plumbave të kallashnikovit. Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, dhe Shaljani sapo ishin kthyer nga Barcelona.

Ata u qëlluan me breshëri sapo dolën nga rrethrotullimi i Rinasit. Tre persona me armë dolën nga një makinë tip “Toyota” dhe qëlluan me plumba makinën “Mercedez Benz” të drejtuar nga Shaljani.

Autorët u larguan vetëm pasi u siguruan se Gilmando Dani ishte vrarë dhe më pas dogjën makinën bashkë me armët në fshatin Halil. Automjeti dhe targat rezultuan të vjedhura në Greqi.

Automjeti i përdorur në krim dyshohet se ka dalë nga banesa e Ylli Zallës, i cili u shpall në kërkim pasi iu gjet një arsenal armësh. Dyshohet se Zalla ka siguruar armët për grupin e atentatorëve.

Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit, kishte një histori të gjatë kriminale dhe i kishte shpëtuar dy atentateve më parë. Ai ishte liruar nga burgu në Tetor 2024 pas një vendimi gjykate për liri me kusht.

Lidhjet institucionale dhe politike

Ngjarja merr përmasa të tjera për shkak të lidhjeve institucionale të Shaljanit dhe dyshimeve për lidhje politike.

Muçi Shaljani ishte bërë pjesë e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) si agjent me një kontratë provizore pune tremujore në Shtator, në shkelje të ligjit. Ai rezultoi se nuk kishte certifikatë sigurie dhe as nuk kishte aplikuar për të.

Ndërkohë, Eduart Merkaj, i cili është drejtori aktual i AMP-së, është djali i shoferit të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Kjo implikon lidhje të dyshimta në punësimin e Shaljanit në një post kaq të ndjeshëm, pavarësisht mungesës së kritereve.

Etiketa: atentati i RinasitFatmir Xhafaj

Lajme të lidhura

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen
Aktualitet

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Para
Përfshihet nga flakët banesa në Astir – VIDEO

Përfshihet nga flakët banesa në Astir - VIDEO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26

Përballja mes Bayernit dhe Arsenalit është kryendeshja e mbrëmjes së kësaj të mërkure në Champions League. Skuadra londineze vjen në...

Lexo më shumë
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com