GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Liga e Kombeve mbetet një shans për Shqipërinë për play-off-in e Botërorit 2026, kuqezinjtë nisin…

10:34 - 27/08/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Liga e Kombeve mbetet një shans për Shqipërinë për play-off-in e Botërorit 2026, kuqezinjtë nisin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas finaleve të Europianit “Gjermani 2024”, Kombëtarja shqiptare rikthehet në fushë në muajin shtator me dy sfidat ndaj Ukrainës e Gjeorgjisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Dy ndeshje shumë të rëndësishme për Shqipërinë, që synon vendin e parë në grup jo vetëm për t’u ngjitur në Ligën A për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve, por edhe sepse përmes këtij kompeticioni, kuqezinjtë kanë një shans të artë për t’u kualifikuar në finalet e Kampionatit Botëror 2026. Por si ndodh kjo?

Nga kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, që nisin në muajin mars të vitit të ardhshëm, kalojnë automatikisht 12 vendet e para të grupeve, ndërsa 12 vendet e dyta shkojnë në fazën play-off. Këtyre 12 vendeve të dyta u bashkohen edhe 4 ekipe nga Liga e Kombeve. Ky kompeticion është i përbërë nga 4 liga: A, B, C, D dhe në bazë të paraqitjeve në grup, do të ketë edhe një klasifikim të përgjithshëm të të gjitha ligave. Kësisoj, nëse kuqezinjtë do të renditen të parët në grupin B, atëherë mundësitë për të kapur fazën play-off të Botërorit janë më të mëdha për shkak të ngjitjes lart në klasifikim.

Pra, veç kualifikueseve të Botërorit, Shqipëria ka një shans shumë të mirë edhe me Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo janë pjesë e Ligës B dhe janë pozicionuar në grupin B1 së bashku me Çekinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

Kjo fushatë ndeshjesh për Kombëtaren nis në muajin shtator, konkretisht më 2 shtator kur kuqezinjtë nisin edhe grumbullimin zyrtar në Tiranë. Më 7 shtator Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Ukrainës në Çeki, takim i planifikuar të nisë në ora 20:45. Sakaq, më 10 shtator, kuqezinjtë do të luajnë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë sfidën ndaj Gjeorgjisë.

Biletat për këtë ndeshje shiten vetëm online në këtë link “ebileta.al” dhe shpërndahen zyrtarisht nga kompania T-Ticket.

Etiketa: kuqezinjteLiga Kombeve

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Po punonte në një objekt, bie nga lartësia 40-vjeçari

Vdes tragjikisht punëtori në Tiranë! Bie nga kati i 7-të i pallatit në ndërtim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com