GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ligj i ri për bashkëpronësinë në pallate: Nëse s’paguan administratorin, ‘bllokim’ në hipotekë

19:19 - 30/06/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Ligj i ri për bashkëpronësinë në pallate: Nëse s’paguan administratorin, ‘bllokim’ në hipotekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë qytetarët që kanë në pronësi një banesë në një pallat do të pajisen për herë të parë edhe me certifikatën e bashkëpronësisë, në të cilën do të detajohen hapësirat e përbashkëta të familjeve që banojnë në atë godinë, nga oborri deri në tarracë.

“Ligji krijon mundësinë që për çdo apartament të dalë edhe një certifikatë bashkëpronësie. Kjo krijon qartësinë për bashkëpronësisë”, tha Arbjan Mazniku.

Teksa prezantoi në Komisionin e Ekonomisë, projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku tha se caktimi i administratorit do të jetë detyrim, ndërsa tarifa që do paguhet do të caktohet nga vetë ‘asambleja e pronarëve të pallatit’.

Ligji parashikon që tarifa përcaktohet nga asambleja. Kur nuk e caktojnë administratori e merr tarifën në bazë të referencës së caktuar nga bashkia që merr për bazë një sërë elementësh mbi tipologjinë e ndërtesës”, tha Mazniku.

Nga pagesa e tarifës së administrimit nuk do të ketë përjashtime, madje nëse ajo nuk paguhet për 1 vit, shkohet deri tek bllokimi i hipotekës së shtëpisë.

“Për grupet vulnerabil u jepet e drejta bashkive që të vlerësojnë rastet që të mbështesin si për tarifë grupet vulnerabil ashtu edhe për mirëmbajtjet e qenësishme kur duhen bërë. Kur nuk paguhet tarifa do të ketë një shënim hipotekor, që në dokumentin hipotekor thuhet se subjekti në fjalë ka X detyrim dhe nuk bëhen dot veprime mbi pronën pa u shlyer detyrimi. Shton mekanizimin për të mbledhur paratë dhe zgjidh edhe problemin e banorëve që janë emigrantë”, u shpreh ministri Mazniku.

Përveç pagesës së administrimit dhe mirëmbajtjes së pallatit, banorët do të paguajnë çdo muaj një tjetër tarifë që do të përdoret për riparime të mëdha, si sistemet kapot, eficencë energjie apo vendosje ashensori.

“Kur i vjen koha një pallati për tu riparuar kostoja i takon pronarëve të objektit dhe jo bashkisë. Për këtë arsye përveç tarifës një pagesë mujore e posaçme do të bëhet për këto riparimet e mëdha. Por ky mekanizëm nuk i ndalon bashkitë të ndërhyjnë kur e shohin të arsyeshme”, thekson ministri.

Ndryshe nga sa ka funksionuar deri më tani, kur administratori merr pagesën pa faturë dhe ku shumica e pallateve nuk kanë fare administrim, me këtë projektligj të ri, fatura e administrimit do të jetë titull ekzekutiv.

“Administratori do të ketë nipt, dhe do të lëshojë fatura që të njihen si titull ekzekutiv, do hapë llogari në emër të NIPT-it”, tha Mazniku.

Një tjetër detyrim i këtij projektligji të miratuar në komision është edhe ngritja e ‘Librit të Bashkëpronësisë’ nga bashkitë, në të cilin hidhen të dhëna për llojin e ndërtesës, vitin e ndërtimit etj.

“Libri i bashkëpronësisë, do të jetë detyrë e çdo bashkie që të krijojë një regjistër që përmban llojin e ndërtesës, vitin kur është ndërtuar, tipologjinë e ndërtesës, organet e kryesimit, asamble administrator, certifikatën e bashkëpronësisë, fondin rezervë. Përmes këtij regjistri bën edhe kontrollet ka apo jo administrator”, thotë ai.

Aktualisht në Shqipëri janë 432 mijë banesa me shumë kate, subjekt i zbatimit të këtij projektligji, pas miratimit në seancë plenare.

“Rreth 40% e totalit të banesave janë në pallate me shumë kate dhe ka bashkëpronësi. Pjesa më e madhe e këtyre banesave janë pa një administrator. 26% e banesave janë ndërtuar para vitit 1981, 36% janë ndërtuar në pragun 1981-2000, 36% janë ndërtuar pas vitit 2001”, theksoi ministri në Komision.

Etiketa: bashkëpronësiaKryesore1

Lajme të lidhura

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Para
“Benfica, shtëpia ime”, lamtumira emocionuese e Di Marias me klubin portugez

“Benfica, shtëpia ime”, lamtumira emocionuese e Di Marias me klubin portugez

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25

Qeveria britanike po shqyrton ofrimin e më shumë se 3 mijë paundëve për qindra familje shqiptare, me qëllim nxitjen e largimit të...

Lexo më shumë
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com