GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Ligjet’ miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, socialistët rrëzojnë kërkesën e PD për të votuar me mjete identifikimi të huaja

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Ligjet’ miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, socialistët rrëzojnë kërkesën e PD për të votuar me mjete identifikimi të huaja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Ligjeve ka miratuar të martën (11 shkurt) ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike që shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit të munden të votojnë edhe me mjete identifikimi të huaja.

Sipas ndryshimeve të miratuara, shpenzimet për dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit tek votuesit do të paguhen nga buxheti i shtetit.

Po ashtu është rënë dakord që numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të kryhet në KQZ nëpërmjet një komisioni me anëtarë të propozuar nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Me votat vetëm të maxhorancës kaloi dhe propozimi për afrimin e afateve për listën e kandidatëve për deputet.

“Sistemi i KQZ-së nuk përputh dot fotografinë në moshë minore të personit në dokumentin e skaduar me fotografinë aktuale, por nëse do të përdorte tani pasaportën biometrike italiane do të regjistrohej në moment. Ja pra, provë tjetër, pse sistemi ligjor që po ngrini në kundërshtim me Kushtetutën dhe dispozitën e Kodit Zgjedhor, do të cenojë, ndalojë e diskriminojë me qindra mijëra zgjedhës,” u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

“Ligji Zgjedhor e ka përcaktuar qarte: ‘shtetasi shtetas që disponon dokument të vlefshëm’. Në qoftë se doni të ndryshoni ligjin, unë nuk jam dakord ta ndryshoj. Ndryshojeni vetë kur të vini në pushtet po i bëtë 84 vota,” u përgjigj kolegu socialist Damian Gjiknuri.

Afatet e regjistrimit të partive ndryshuan nga 70 ditë në 75 ditë, për koalicionet afati shkoi në 70 ditë nga 60 që ishte, ndërsa për kandidatët për deputetë, afati është 60 ditë.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor pritet të kalojnë të enjten në seancën plenare.

Etiketa: kodi zgjedhorKomisioni i Ligjevevota e diaspores

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Para
Hetimet/ Çifti Veliaj – Xoxa bënë pjesë të skemës së pastrimit të parave dhe korrupsionit edhe ambasadën amerikane në Tiranë

Hetimet/ Çifti Veliaj – Xoxa bënë pjesë të skemës së pastrimit të parave dhe korrupsionit edhe ambasadën amerikane në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com