GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ligji i Investimeve Strategjike, Tabaku: Oligarkët po pasurohen në kurriz të pronarëve të tokave

10:41 - 21/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Ligji i Investimeve Strategjike, Tabaku: Oligarkët po pasurohen në kurriz të pronarëve të tokave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sjellë në vemendje Ligjin e Investimeve Strategjike, të miratuar në vitin 2015, të cilin e ka cilësuar si prodhim të qeverisë “Rama1” që i ka hapur rrugë edhe në formë ligjore krijimit të oligarkisë ekonomike në vend. Tabaku thekson se opozita ka kundërshtuar miratimin e këtij ligji, teksa thekson se e drejta e pronës njolloset pasi ky ligj favorizon investitorin strategjik duke i dhënë një ndihmë, që sipas saj është i padrejtë në raport me pronarin.

“Në vitin 2015 qeveria Rama 1 miratoi një nga ligjet më korruptive dhe që i hapi rrugë edhe ligjërisht krijimit të oligarkisë ekonomike në vend. Ligji Investimeve Strategjike u kundërshtua nga opozita dhe në emër të saj unë dërgova në kuvend një amendim të këtij ligji në lidhje me çështjen e pronësisë. Sipas ligjit, e drejta e pronësisë së tokës do të njollosej pasi investitorit strategjik i jepej një ndihmë e padrejtë në raport me pronarin e tokës. Duke cenuar një nga bazat e tregut të lirë dhe kapitalizmit, atë të kapitalit të tokës” shkruan Tabaku.

Tabaku ka cituar një raport të Departamentit Amerikan te Shtetit, ku evidentohen problemet e këtoj ligji. Sipas saj në raport thuhet se ky ligj korrupton logjikën investuese dhe nuk është miqësor me investitorët e huaj, ndaj sipas Tabakut kjo ka qenë dhe arsyeja pse pozita ka kundërshtuar këtë ligj.

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, ndër të tjera, evidentonte se problem i Ligjit të Investimeve Strategjike është se korrupton logjikën investuese dhe nuk është aspak miqësor me investitorët e huaj. Kështu neni (që u kundërshtua nga opozita) në lidhje me shpronësimin e tokës private të pronarit nga shteti për interesat e një privati tjetër, nuk është eficent dhe dobiprurës” shprehet deputetja e PD-së.

Tabaku argumenton se ky ligj nuk ka sjellë asnjë rezultat lidhur me interesimin e investitorëve në vendin tonë, ndërsa shton se qëllimi i vërtetë i krijimit të këtij lidhi është abuzimi me pronat e qytetarëve dhe ndërtimi i resorteve në toka që iu merren pronarëve për hiçgjë.

“Deri më tani nuk kemi dëgjuar asnjë investitor të rëndësishëm të huaj që të jetë bërë përfitues nga ky Ligj i Investimeve Strategjike që i heq të drejtën e pronës pronarit.  Dobia e këtij Ligji mbetet vetëm ajo e vjedhjes dhe abuzimit me pronat e qytetarëve si dhe me ndërtimin e rezorteve turistikë në toka që u merret pronarëve për hiçgjë” thotë Tabaku.

Ajo shton se këto që cilëson si investime strategjike në të vërtetë janë maskim i vjedhjeve përmes ligjit, në të cilat qeveria është e angazhuar për të konkretizuar skema abuzimi mbi pronat private dhe publike.

“ Këto nuk janë investime strategjike pasi e gjithë kjo është një maskim për atë që realisht po ndodh në këtë vend, vjedhje me ligje dhe procedura në kurriz të pronarëve dhe shqiptarëve. Nën frymën e vjedhjes me ligje dhe parlament qeveria është angazhuar për të kurorëzuar disa skema abuzimi ndaj pronës private dhe asaj publike”.

Tabaku nënvizon se këto lëvizje duke përdorur ligjin bëhen teksa në kadastrat e jugut të vendit ka ndërruar një numër të madh drejtuesish hipotekash. Sipas saj ekonomia dhe progresi nuk mund të stimulohet për aq kohë sa kapitalizmi nuk respektohet dhe ekonomia është në duar të oligarkëve, të cilët përmes ligjit kanë prodhuar më shumë beton sesa zhvillim në vend.

“Të gjitha këto lëvizje bëhen ndërsa zyra e kadastrës në jug të vendit ka ndërruar drejtuesin e hipotekës më shumë se sa vite qeveri ka kjo mazhorancë.  Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik aty ku nuk respektohet prona edhe e drejta e pronës, kjo është ABC-ja e kapitalizmit dhe zhvillimit ekonomik. Nuk mund të ketë një ekonomi në shërbim të qytetarëve kur oligarkia gllabëron tokat e shqiptarëve, tokat e pronarëve privatë dhe tokat e shtetit në kurriz të shumicës.  Nuk ka logjikë ekonomike shtyrja në kohë e këtij ligji që ka prodhuar më shumë beton, më pak zhvillim” shprehet Tabaku.

Sipas Tabakut kjo formë që oligarkët përdorin shtyp shqiptarët e varfër dhe pasuron qeveritarët.

“E vetmja logjikë në përputhje me shtyrjen në kohë të këtij ligji është ajo e oligarkisë politike.  Ta mbajmë shqiptarin e mesëm më të shtypur dhe shqiptarin e varfër më të varfër për të pasuruar ministrat, kryeministrin, sekretarët e ministrive dhe kryesekretarin e tyre në kryeministri dhe padyshim pjesën tjetër oligarkinë dhe krimin e organizuar që është mes dy të parëve si veshka mes dhjamit” mbyll shkrimin deputetja e PD-së.

Kujtojmë se Ligji për Investime Strategjike u shty sërish me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe me dy vite tjera, ndonëse është miratuar që në vitin 2015.

Etiketa: kryesore2Ligji i Investimeve StrategjikePDTabaku

Lajme të lidhura

Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë
Breaking Views

Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

23:03 - 27/02/26
Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë
Breaking Views

Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

22:41 - 27/02/26
Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE
KRYESORE

Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE

20:30 - 27/02/26
Para
U kapën me 680 kg drogë e fshehur nën tallash, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

U kapën me 680 kg drogë e fshehur nën tallash, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 solli emocione të forta dhe surpriza për publikun, ndërsa fituesi i...

Lexo më shumë
Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

23:21 - 27/02/26
Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

23:03 - 27/02/26
Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

22:41 - 27/02/26
Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër

Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër

21:43 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com