Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, në mbledhjen online të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, është shprehur kundër shtyrjes së afatit për ligjin e Investimeve Strategjike, duke thënë cenohen zonat e mbrojtura dhe pronarët e vërtetë.
Tabaku u shpreh gjithashtu se ligji i investimeve strategjike është totalisht jo transparent në zbatimin e tij, ndërsa e ka cilësuar abuziv dhe jashtëzakonisht klientelist.
Deputetja përmendi dhe shkeljen e së drejtës së pronës duke thënë se përmendet dhe në progresraport.
“Unë kisha disa komente në lidhje me ligjin tuaj zoti Shalsi, është një ligj që unë e kam ndjekur prej kohësh. Besoj ka disa shqetësime që janë me vlerë. Së pari njëherë, më vjen keq që përgjigjja e qeverisë për ligjin tuaj ishte “ neve nuk bëjmë asnjë ndryshim, neve nuk bëjmë asnjë përmirësim, neve vetëm kemi kërkuar që të shtyhet afati” dhe shtyrja e afatit për herë të pestë është jashtëzakonisht shqetësuese. Ju thatë që ligji i investimeve është duke u hartuar , në fakt ligji i ri i investimeve ka 10 vite që është duke u hartuar. Jemi në vitin 2014 kur ky ligj u prezantua dhe u tha se po hartohet një ligj integral për investimet dhe jemi në vitin 2024 dhe akoma po punohet një ligj integral për investimet.
Nuk besoj se në historinë 35-vjeçare të tranzicionit të ketë një proces hartimi të një ligji sesa ky i investimeve. Së dyti, mbasi i kam analizuar me kujdes, të paktën atë informacion që është publik, sepse e kam shprehur shumë herë shqetësimin që ligji i investimeve strategjike është totalisht jotransparent në zbatimin e tij; kam vënë re se nga 84 kërkesa ku mbi 40 janë të pranuara, 44 në mos gaboj, 75% janë për fshatrat turistike.
Sot AITA akoma nuk na ka dhënë vlerësim sesi këto investime strategjike kanë ndikuar në ekonomi, së dyti çfarë punësimi kanë sjellë, së treti si kanë ndikuar në stokun e investimeve të huaja, sa investime të huaja kanë ardhur në vend sepse pikërisht ky ishte qëllimi kryesor i këtij ligji, sjellja e investimeve të huaja që faktikisht nuk ka ndodhur dhe fakti që 75% prej tyre ndodhen dhe janë të realizuara në fushën e turizmit për mua është mjaftueshëm fakt për të thënë që ligji është absolutisht abuziv dhe jashtëzakonisht klientelist.
Kështu që zoti Shalsi, kur them herë tjetër se ka ligje që konsiderohen ligje kapje shteti, mos t’ju ngelë fare hatri dhe qejfi sepse nuk ka lidhje me ju, ka lidhje me qeverinë dhe mazhorancën dhe ka lidhje me faktin që ky është nga ato ligje pikërisht.
Së dyti, thënë kjo, unë kam një shqetësim real për pronën, për sa i përket të gjithë investimeve strategjike, një shqetësim dhe ju nuk e kishit akomoduar me kërkesa sepse ishit fokusuar në procesin e marrjes së vendimit, shqetësimi i marrjes së pronës është shqetësim që sot ka krijuar problematikën më të madhe në zbatimin e ligjit.
Unë e përmenda dhe në mbledhjen e kaluar, në kadastrën e Vlorës dhe në të gjithë qytetet e jugut problematika kryesore për korrupsion lidhet pikërisht me zbatimin e këtij ligji sepse ligji merr parasysh që pronat të cilat janë prona pronarësh legjitimë, ja ndërmjetëson dy privatëve për t’ja shitur këto me një çmim jo tregu por çmim VKM-je.
Shkelje e të drejtës së pronës përmendet dhe në progresraport, përmendet në disa progresraporte me rradhë si ligj i investimeve strategjike, problematikat që ka në zbatimin e tij dhe njëkohësisht përmendet dhe me ligjin e zonave të mbrojtura që fatkeqësisht kaloi pak javë më parë në Parlament. Ndërkohë që elementi i tretë lidhet me procesin.
Ju kishit përmendur disa ndryshime në proces. Për shembull unë nuk bija dakord fare me nenin 13 që ju kishit propozuar, ku thonit që duhej hequr komplet neni 13, ristrukturuar komplet procedura e aplikimit të dokumentave dhe për mua ishte një ndryshim i pakuptimtë dhe kishte dhe disa ndryshime që ishin për tu vlerësuar dhe është fatkeqësi që nuk po merren parasysh. Për shembull ju kishit menduar që të kishte më shumë përfaqësues por Ministria me frikën që ka tashmë nga zbatimi i ligjit dhe frikën që po ka nga ligji thoshte “ jo, unë nuk dua asnjë hapësirë për të marrë pjesë në procesin vendimmarrës”.
Sjellja e konkurrencës dhe në këtë fushë për mua janë çelësi kryesor që i mungojnë çdo sfere në fakt por i mungon dhe këtij ligji të investimeve strategjike në mënyrë të veçantë. Unë jam kundër shtyrjes së këtij afati , kundër këtyre ligjeve që në fakt bëhen me porosi për 14 investime që kanë ngelur pa u dhënë akoma dhe që do jepen dhe jam kundër sepse e shoh dhe të lidhur me ligjin e zonave të mbrojtura. Por mbi të gjitha jam kundër dhe në lidhje me nenin i cili shkel me dy këmbë të drejtën e pronarëve legjitimë i cili është bërë dhe arsye abuzimi në të gjithë zyrat e kadastrës në mënyrë të veçantë në jugun e vendit.
Unë e kuptoj që mund të ketë edhe kolegë të tjerë që janë të shqetësuar për këtë mund të ketë dhe kolegë të tjerë që e shohin me të njëjtin sy dhe shpresoj që të ketë mbështetje përtej ngjyrimeve politike sepse nuk ka asnjë lidhje me politikën sepse nuk është ligj as i majtë, as i djathtë nuk është ligj për tregun është ligj korruptiv dhe klientelist në gjykimin tim sepse kështu ka rezultuar dhe zbatimi i tij.
Kështu që duke ju përgëzuar ju zoti Shalsi, sepse përgëzoj çdo koleg që ndërmerr iniciativa ligjore edhe duke shpresuar që edhe ligjet e mia të kenë të njëjtin fat si tuajat që të shqyrtohen me prioritet, sepse mua më kalojnë 1 vit që të shqyrtohen në komisionet e tjera jo në Komisionin e Ekonomisë sepse Komisioni i Ekonomisë ka qenë shumë korrekt me gjithë kolegët që kanë propozuar ligje. Unë shpresoj që neve ti themi jo kësaj praktike që ka sjellë fryma e ligjit të investimeve strategjike. Ju falenderoj dhe shpresoj që komisionet e radhës t’i bëjmë fizikisht zoti Shalsi sepse me të vërtetë e kemi të pamundur të komunikojmë dhe të ngremë shqetësime në këtë mënyrë”, tha Tabaku
Discussion about this post