GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ligji i ri, ja si do të transformohet SHÇBA në Agjenci të Mbikëqyrjes Policore

16:54 - 20/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligji i ri, ja si do të transformohet SHÇBA në Agjenci të Mbikëqyrjes Policore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, foli sot në Kuvend për ligjin e ri që e shndërron Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Agjenci të Mbikëqyrjes Policore. Çuçi shpjegoi pse po bëhet ky ndryshim dhe si do të reformohet SHÇBA në një agjenci inteligjente sipas modelit të agjencive homologe në vendet e BE-së.

Synimet kryesore të kësaj nisme ligjore?

  • Së pari, reformimi i Shërbimit tashmë do të quhet “Agjenci”, si një agjenci inteligjente për të luftuar korrupsionin, si dhe për të parandaluar veprimtarinë e paligjshme në radhët e subjekteve të saj, duke e përafruar me agjencitë homologe të vendeve anëtare të BE-së;
  • Së dyti, transformimi i Shërbimit tashmë “Agjencisë” drejt një modeli më demokratik e institucional, si pjesë e komunitetit të agjencive ligjzbatuese e inteligjente në vend, sipas standardeve të EPAC-ut;
  • Së treti, rritja e kapaciteteve të shërbimit tashmë “Agjencisë” për një qasje pro-aktive ndaj fenomeneve korruptive të subjekteve të shërbimit;
  • Së fundi, parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi paraprak i veprimtarisë kriminale e korruptive, në subjektet e shërbimit.

Risitë kryesore të projektligjit:
-Risi kryesore e këtij p/ligji, në radhë të parë, është kalimi i kësaj strukture, i këtij instrumenti, në një strukturë civile. Pra “zhveshja” nga gradat dhe krijimi i një strukture civile, me një zhvillim të qartë karriere dhe duke shmangur konfliktin e interesit me subjektet që mbikëqyr.
Pra, thënë ndryshe, tashmë nuk është shërbimi një rrjedhë normale ku oficerë të policisë gjyqësore mund të shkojnë dhe të shërbejnë në AMP (agjencinë mbikëqyrëse) dhe, në të kundërt, kur mbarojnë misionin e agjencisë, të kthehen në Policinë e Shtetit, me gradat përkatëse, sipas gradave të policisë, por është një agjenci tërësisht civile, duke shmangur kështu një konflikt të hapur interesi, që lind në këto raste.
-Risi tjetër është, sepse ky projektligj përcakton detyrimet që rrjedhin nga aktet e tjera ligjore, si ai për “Vlerësimin kalimtar dhe periodik të subjekteve mbikëqyrëse”. Në ligjin 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA, kjo strukturë ka marrë funksione të reja, të cilat duhet të pasqyrohen detyrimisht në ligjin organik, që rregullon këtë agjenci.
Dhe së fundi, veprimtaria verifikuese për pajisjen me Certifikata të Sigurimit të Personelit (CSP) të subjekteve. Ky detyrim ka lindur pas miratimit të VKM përkatëse “Për miratimin e rregullave të sigurimit të personelit”, i cili i jep të drejtën shërbimit (agjencisë tashmë, në të ardhmen), si autoritet verifikues, për pajisjen me certifikatë sigurie të subjekteve, që për shkak të detyrës duhet të njihen me informacionin e klasifikuar.

Etiketa: Bledi Cuci

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Ish-deputetja e LDK, thirrje Ramës: Shpalle nul “Ballkanin e Hapur”

Ish-deputetja e LDK, thirrje Ramës: Shpalle nul “Ballkanin e Hapur”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com