GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ligji i ri për mikroprocesorët synon prodhimin e tyre në SHBA

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ligji i ri për mikroprocesorët synon prodhimin e tyre në SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi të martën ligjin që ofron 52.7 miliardë dollarë subvencione për prodhimin e gjysmëpërçuesve në Shtetet e Bashkuara dhe për ta bërë vendin më konkurrues ndaj hulumtimeve shkencore dhe teknologjike të Kinës. Shtëpia e Bardhë tha se miratimi i projektligjit do të nxisë investime të reja në fushën e mikroprocesorëve.

Materiali në vijim nga fabrika prodhuese e mikroprocesorëve në Nju Jork, “Global Foundries” sjell detaje nga prodhimi që bëhet aty dhe rëndësia që ka ligji i ri amerikan për këtë industri.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se kompania “Qualcomm” me seli në Kaliforni, ra dakord të hënën të blejë një sasi shtesë mikroprocesorësh prej 4.2 miliardë dollarësh nga fabrika “GlobalFoundries” në Nju Jork.

Kjo e rrit totalin e blerjeve në 7.4 miliardë dollarë, kontratë kjo që do realizohet deri në vitin 2028.

“Në vitet ‘90 SHBA-ja prodhonte 37 për qind të mikroprocesorëve në botë. Sot, kjo shifër ka rënë në 12 për qind. Kjo është ajo që duhet të bëjë ligji i mikroprocesorëve, të zvogëlojë konkurrencën globale, për ta sjellë prodhimin përsëri në SHBA. “GlobalFoundries”, pasi të vijnë fondet nga ligji i ri, do të rrisë prodhimin e mikroprocesorëve në SHBA”, thotë shefi i “GlobalFoundries, Tom Caulfield.

Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se kompania amerikane, “Micron” ka bërë të ditur një investim prej 40 miliardë dollarësh në prodhimin e mikroprocesorëve për ruajtjen e të dhënave, i cili do të rriste pjesën e tregut amerikan nga 2% në 10%.

Legjislacioni synon të zbusë mungesat e vazhdueshme, që kanë prekur gjithçka, nga makinat, armët, lavatriçet dhe videolojërat.

“Ka mungesë të gjithçkaje. Ne po bëjmë çmos për të shtuar prodhimin. Për më tepër, edhe kur prodhojmë, ne përdorim shumë kimikate dhe gazra speciale. Çdo ditë duhet të sigurohemi që po i ruajmë linjat furnizimi dhe logjistikën e nevojshme për t’i mbajtur fabrikat tona në funksion”, thotë më tej zoti Caulfield.

Udhëheqësit e kësaj fabrike tregojnë për procesin e gjatë për të arritur deri tek gjysmëpërçuesit.

“Ky është një disk silikoni, mbi 30 centimetra. Ka të tjerë që janë më të vegjël. Në sipërfaqe të tij, ne bëjmë përpunimin tonë. Duhen 90 ditë për të krijuar gjysmëpërçuesit që ne shesim. këtë disk të veçantë ne prodhojmë 500 deri në 600 mikroprocesorë të ndryshëm. Nëse projekti ka më pak karakteristika, nga këtu dalin deri në 15,000 mikroprocesorë”.

Menaxheri i prodhimit, Christopher Belfi tregon për pjesën më të rëndësishme të prodhimit.

“Një nga proceset më të rëndësishme quhet fotolitografia, dhe ashtu siç tingëllon, ne në fakt po i printojmë projektet fizike në mikroprocesorë dhe kjo përfshin të gjithë pronën intelektuale të klientit, ndërsa procesi dikton aftësinë dhe funksionalitetin e mikroprocesorit”, thotë menaxheri i prodhimit te “GlobaFoundries”.

Shumë ligjvënës amerikanë kanë thënë se normalisht nuk do të mbështesnin subvencione të mëdha për bizneset private, por vunë në dukje se Kina dhe Bashkimi Evropian tanimë kanë dhënë miliarda dollarë si stimulim për kompanitë e tyre të mikroprocesorëve.

Kina ka lobuar kundër projektligjit të gjysmëpërçuesve. Ambasada kineze në Uashington tha se Kina “e kundërshton fuqishëm” atë, duke thënë se të kujton “mentalitetin e Luftës së Ftohtë”

Mirëpo, prodhuesit amerikan e vlerësojn ligjin e ri si të nevojshëm dhe shtojnë se autoritetet amerikane tani duhet të investojnë në gjetjen e talenteve të reja për këtë fushë.

“Ligji për mikroprocesorët përmirëson rregullat e lojës në mënyrë që prodhimet amerikane të kenë mundësi konkurrimi në botë. Më pas kemi nevojë për krijimin e talenteve të rinj. Ne duhet ta bëjmë prodhimin, sidomos prodhimin e mikroprocesorëve që janë në thelb të ekonomisë botërore, një fushë interesante dhe e rëndësishme. Unë mendoj se vëmëmëndja që po i jepet tani për shkak të krizës së furnizimit po e ndihmon këtë kauzë”.

Legjislacioni autorizon 200 miliardë dollarë përgjatë 10 viteve të ardhshme për të nxitur hulumtimet shkencore të SHBA-së për t’i bërë ballë konkurrencës nga Kina. Kongresi amerikan megjithatë duhet të miratojë legjislacion shtesë për të financuar këto investime./VOA

Etiketa: Joe BidenSHBA

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
E rëndë, bie rrufeja në Berat, digjet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë 20 mijë eurot

E rëndë, bie rrufeja në Berat, digjet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë 20 mijë eurot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com