GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Ligji nuk është mbi Zotin’, famullitari i Shkodrës për përplasjet në Theth: Banorët u mashtruan

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
‘Ligji nuk është mbi Zotin’, famullitari i Shkodrës për përplasjet në Theth: Banorët u mashtruan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në meshën e së dielës në Shkodër, famullitari Dom Vlash Palaj ka mbajtur një mesazh të fortë në lidhje me aksionet për ndërtimet pa leje në zonën e Thethit.

Famullitari Dom Vlash Palaj dënoi ashpër sjelljen e autoriteteve që, sipas tij, i kanë mashtruar dhe braktisur banorët. Ai i bëri thirrje autoriteteve dhe të gjithë shqiptarëve të reflektojnë mbi mënyrën se si trajtojnë njëri-tjetrin, sidomos në komunitete të vogla.

Një konflikt i madh atje në Theth, më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë sepse i joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare, dhe në fund i hodhën, i tradhtuan, i dogjën, i shkatërruan, do t’i gjobisin e do t’i burgosin. Faik Konica thotë nji fjalë, e cila, duhet të na bajnë të reflektojmë. E keqja ma e madhe e Shqipnisë janë shqiptarët. Por, cilët shqiptarë? Ato, të cilët s’i kanë mësu ende fjalët e jetës. Krishti thotë: Në qoftë se don me zgjidh problemin me vëllaun tand, me të afërmin tand, jena pjesë e nji kombi. Shqipnia është një fshat i vogël me e krahasu me vendet e tjera.

Merre përpara vëllaun tand, ulu me të, mos e kushtëzo dialogun tand në kohë. Kërko ta bindësh se cila është e mira dhe e vërteta. Por, mundet me të ndodh që s’ndigjon. Atëherë, të lutem, mos e dëno, mos e gjyko as mos e paragjyko, sepse nuk je ti Zoti i jetës së tij. Thirri edhe 2-3 dëshmitarë, edhe në praninë e tyre, thuaji edhe njiherë. E në qoftë se edhe ato nuk i ndigjon, e prapë nuk ndigjon, prapë mos u dorëzo. Ftoje krejt bashkësinë. Uluni të gjithë së bashku. Diskutoni sesi mund të zgjidhet problemi i këtij personi. Mund të ndodhin që as ato nuk i ndigjon. Atëherë, kur ke ba edhe tentativën e tretë, dhe i ke vu në dijeni të gjithë, atëherë kur nuk merr vesh, leçite – veçoje, thotë. Sepse nuk e don të mirën. Kurse, në atë realitet të atij fshati malor, ça vërejmë? A thua se jena armiq të njeni-tjetrit. Më besoni, të krishtenë të dashtun, dhe ju ftoj që të mendoni seriozisht në lidhje me këtë gja.

Për shkak se populli jonë vazhdon fatkeqësisht me kenë i mbushun prapë me armiqësi, me urrejtje, me nji varfni të theksume shpirtnore, atëherë nuk merr parasysh se atij tjetrit je duke ia shkatërru jetën, edhe pse ai tjetri ndoshta ka jetu e ka vepru në mënyrë të gabume. Por, kurrë ti mos merr pretendimin se je Zoti i tjetrit. Kërkoni të bindni njeni-tjetrin e të gjeni nji rrugëzgjidhje, e cila, është në të mirën e të gjithëve. Nuk është ligji mbi çdo gja’, tha ai.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes njerëzve nuk zgjidhen me ndëshkime, por me mirëkuptim dhe dialog.

Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë dhe kena shkel atë prani Hyjnore, e cila, e ka stolis jetën njerëzore për me gjet rrugëzgjidhje ma paqësore dhe ma dialoguese mes vëlleznish. Duhet me dit gjithmonë me u marr vesh, sepse nuk zgjidhet raporti i vëllaznisë me gjykime e me dënime. Por, ato të cilët, janë skllevër të jetës, skllevër të sjelljeve të saj, ato s’marrin parasysh se tjetrit i shkatërrohet jeta. Dashtë Zoti që të piqen edhe ato kushtet kulturore, historike, njerëzore e të lartësohemi disi në ndërgjegjen tonë. Përndryshe, s’kena me pas kurrë paqe.

Ashtu siç shumë njerëz kanë humbur jetët e tyre, kena shumë, shumë kujtesë të keqe nga e shkumja, sepse janë vra për nji copë tokë, për nji vijë ujit, e sot tuj u vra për disa kabina dërrasash, të cilat, përbajnë e shprehin nji sakrificë të nji popullit, që historikisht ka vuajt e don me mujt me jetu e me pa vetvedin se është disi i sigurt në atë dinjitetin e jetës së tij. Por ja që, ka prapë shumë ligësi dhe nuk din me u marr vesh për të mirën.

Zoti ia shndrittë mendjen çdokujt e çdokush dittë me u naltësu në atë dinjitetin e të kenunit njerëz të shprehjes së njerëzisë, sepse jena të gjithë bij të të njëjtit Atë, që i bjen me kenë vëllezën e motra mes nesh. Pa harru se duhet me i dhanë mirëseardhjen emigrantëve, uroj që të kaloni ditë të paqta, plot me bekime shpirtnore, qetësi e liri mendore, por edhe me pushim fizik. Sepse pushimet duhet të jenë integrale, domethënë të gjitha aspektet e jetës njerëzore. Fatkeqësisht, ju këshilloj të mos shkoni në Theth, se aty humbni qetësinë mendore dhe shpirtnore, e si pasojë, edhe fizikisht nuk keni me gjet paqe. Nuk është faji juaj. Faji kuptohet është i atyre, të cilët, janë ma shumë të prirun me ba keq dhe me shkatërru, sesa me ndërtu. Kujdes, sepse ato të cilët janë më të padrejtit, bajnë çmos me kenë të dhunshëm për me imponu drejtësinë e tyre të tjerëve’, tha ai.

gijotina.com/

Etiketa: protesta e Thethit

Lajme të lidhura

“Motra” e ish-gjeneralit të Teheranit, shpallet “non-grata” Igballe Huduti, merrte pjesë në protestë
Breaking Views

“Motra” e ish-gjeneralit të Teheranit, shpallet “non-grata” Igballe Huduti, merrte pjesë në protestë

16:22 - 25/06/26
Botë

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin

15:28 - 25/06/26
Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima
Botë

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

14:45 - 25/06/26
Para
Ç’po ndodh?! Grenell sulmon ashpër presidenten e Kosovës: Turp për ty, Vjosa Osmani…!

Ç’po ndodh?! Grenell sulmon ashpër presidenten e Kosovës: Turp për ty, Vjosa Osmani...!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Motra” e ish-gjeneralit të Teheranit, shpallet “non-grata” Igballe Huduti, merrte pjesë në protestë
Breaking Views

“Motra” e ish-gjeneralit të Teheranit, shpallet “non-grata” Igballe Huduti, merrte pjesë në protestë

16:22 - 25/06/26

Ministria e Brendshme ka vendosur të shpallë “non-grata” në territorin e Shqipërisë shtetasen Igballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në...

Lexo më shumë

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin

15:28 - 25/06/26
Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut me 13 shtete pjesëmarrëse

Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut me 13 shtete pjesëmarrëse

15:05 - 25/06/26
Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

14:45 - 25/06/26
Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës

Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës

14:17 - 25/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet