GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ligji për Akademinë, Fuga: Kam bindjen që Begaj nuk do e dekretojë

18:32 - 31/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akademiku Artan Fuga u shpreh i bindur se Presidenti bajram Begaj nuk do ta dekretojë ligjin për Akademinë e Shkencave.

Nga studio e News24, Fuga tha se i është drejtuar me një letër Kreut të Shtetit, ku i paraqet të gjitha argumentet sepse nuk duhet të dekretojë ligjin e miratuar me votat e socialistëve.

Fuga tha se do i shkojë deri në fund kësaj çështjeje dhe sipas tij, anëtarët e Kryesisë të cilët kanë votuar për këtë projektligj, janë në konflikt të hapur interesi. Megjithëse pohoi se nuk ka asnjë reagim nga Presidenti lidhur me letrën, Fuga shprehu bindjen se stafi i tij do e shqyrtojë me seriozitet atë dhe shqetësimet, faktet dhe argumentet e paraqitura.

“Deri tani nuk ka pasur një reagim pas letrës së dërguar. E kuptoj që nuk është Presidenti që merr postën dhe lexon në vijë të parë të gjitha letrat, mendoj se janë juristët e presidencës dhe besoj se me seriozitet do ta shqyrtojnë atë.  Në këtë fazë nuk është më çështja e Akademisë, por si funksionon Kuvendi. Është çështje e ligjbërjes në Shqipëri. E kam ndjekur procedurën hap pas hapi, dhe tematikat më kanë lënë me gojë hapur.

Në rregulloren e Kuvendit thuhet se çdo propozim për ndryshimin e një ligji duhet të shoqërohet me një relacion, ku të sqarohet pse kërkohen këto ndryshime dhe pse sjellin përmirësim të objektivave. Unë kam studiuar relacionin që kanë paraqitur dy deputetët, Beqiraj dhe Koçi. Nëse një redaktor, apo qoftë dhe një student i drejtësisë, në këtë relacion gjen një argument pse duhen këto ndryshime, jam gati të dorëzoj diplomat, titujt e profesorit, të akademikut…Nuk ka asgjë!

Nuk u kuptua si Kuvendi pranoi një relacion ku nuk ka asnjë argumentim mbi bazën që kërkon rregullorja e vetë Kuvendit. Unë si akademik them ‘i besoj Kuvendit që nxjerr ligjet’, dhe habitem si Kuvendi nuk zbaton ligjet.

E dyta i them Komisionit dhe deputetëve që shqyrtuan paraprakisht deri sa pr/ligji të shkojë në seancë, i them se ky propozim shkel kushtetutën, parimet bazë të logjikës. I mori në shqyrtim ndonjë deputet? Nuk është bërë as relacion për seancën plenare, që e kërkon rregullorja. E treta është që në seancën e Kuvendit, me rend dite nuk ishte vendosur të shqyrtohej pr/ligji, është futur jashtë  axhendës. Si është e mundur që në Kuvend kalojnë këto shkelje të rregullave mbi bazën e të cilit ne bëjmë ligje?! Atëherë, ndodh sepse nuk ka ndarje mes politikës dhe shkencës… Dhe nëse pushtetet nuk janë të ndara dhe nuk kontrollojnë njëri-tjetrin, në një shoqëri ku është vota mbi ligjin, kjo shoqëri mbaron në një turmë.

Ndaj i kam vënë atë titull letrës… Ta lëmë Akademinë, është çështje dytësore, këtu po shkelet ligji.  Politika ka ndërhyrë sa herë ka dashur, pra nuk e lë Shkencën të funksionojnë mbi bazën e rregullave të veta.

Besoj se Presidenti nuk do ta dekretojë këtë ligj, jam i bindur. Nuk jam duke bërë blofin kur them se jam i bindur. Jam kaq i sigurt në argumentet që kam dhënë, në ato 20 faqe relacion që i kam paraqitur, sa them se me respektin që kam për ata juristë, po t’i lexojnë janë aq të qarta dhe aq të sigurta ato argumente… Sepse shkelet Kushtetuta! Mendoj se Presidenti nuk mundet dot, të thotë që unë ‘këto shkelje nuk i vë re’. Sepse po tha këtë, nuk mendoj se Presidenti është gati të sakrifikojë detyrën e vet për një ligj për Akademinë e Shkencave, për gabime fëminore, naive të dy deputetëve, të cilat vijnë nga presione që atyre mund t’u vinë nga kjo anë apo nga ajo anë.  Ky ligj u miratua në 05:00 të mëngjesi. Do propozoj që të mos votohet më asnjë ligj pas orës 00:00.

Ajo që mua më neverit është se aty shikoj firma të anëtarëve të Kryesisë që janë në konflikt interesi. Unë nuk do ta kisha bërë kurrë.

Nuk kam betejë ndaj askujt. Unë nuk kam ndryshuar asnjë vendim, kam shpallur tre objektiva dhe do t’i ndjek. Do të luftoj deri në fund që ky pr/ligj, deri në Gjykatën Kushtetuese, objektivi i dytë është që unë do tregoj që mënyra si është konceptuar dhe si vepron, është pozicionim totalisht i gabuar dhe për mua nuk sjell rezultat, dhe objektivi i tretë është që unë të shpalos idetë e mia sesi duhet të jetë Akademia… A do ta bëj duke kandiduar apo jo, jo është gjëja e fundit për mua. Unë këto tre objektiva do t’i çoj deri në fund”, u shpreh Fuga.

Etiketa: Akademia e ShkencaveBegajFuga

Lajme të lidhura

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Para
Elbasani aktiv në merkato, Dede “braktis” grumbullimin

Elbasani aktiv në merkato, Dede “braktis” grumbullimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

Një 33-vjeçar shqiptar u ndalua në pikën e pagesës ‘La Turbie’ në autostradën A8, ndërsa drejtonte makinën e tij. Bagazhi...

Lexo më shumë
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com