GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ligji për importin e mbetjeve, reagon Lëvizja Bashkë: Shqipëria nuk është kosh i plehrave të Evropës!

14:32 - 23/08/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ligji për importin e mbetjeve, reagon Lëvizja Bashkë: Shqipëria nuk është kosh i plehrave të Evropës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Edi Ramës duket se ka rikthyer planet për importin e mbetjeve, një nismë kjo e cila është diskutuar disa herë dhe është shoqëruar me kundërshti të forta nga qytetarët.

Lëvizja Bashkë, e drejtuar nga Arlind Qori, ka reagur përmes një deklarate, ku thuhet se vendi ynë nuk mund të kthehet në “kosh plehrash të Evropës”.

“SHQIPËRIA NUK ËSHTË KOSHI I PLEHRAVE TË EVROPËS

Shqipëria, një vend me pasuri natyrore dhe potencial të madh për zhvillim të qëndrueshëm, po përballet përsëri me kërcënimin e shndërrimit në një kosh plehrash për Europën, për interesat e një grushti të vogël njerëzish me pushtet ekonomik.

Nën maskën e “zhvillimit”, qeveria e Edi Ramës po përpiqet të rikthejë ligjin për importin e mbetjeve, një akt që është i rrezikshëm jo vetëm për mjedisin, por edhe për shëndetin e qytetarëve dhe sovranitetin e vendit tonë.

Statistikat janë tronditëse: 5000 shqiptarë humbasin jetën çdo vit për shkak të ndotjes së ajrit, 3000 prej tyre vetëm në Tiranë. Ky është një tregues i qartë i krizës mjedisore e shëndetësore që ka mbërthyer vendin tonë. Mbetjet e importuara nga Europa, të cilat mund të përfshijnë edhe mbetje të rrezikshme, do ta rëndojnë më tej gjendjen.

Kjo nuk është një nismë e izoluar.

Prej vitesh, Shqipëria është përdorur nga mafia për pastrimin e parave të pista përmes ndërtimit të kullave luksoze në Tiranë dhe resorteve në bregdet. Këto ndërtime nuk janë vetëm monumente të korrupsionit, por edhe pika strategjike për përforcimin e ndikimit të mafias në vend. Me projektligjin e fundit, mafia synon të thellojë kontrollin e saj mbi ekonominë shqiptare, duke e kthyer vendin tonë në një pikë grumbullimi për mbetjet e rrezikshme të Europës.

Ky propozim vjen në një kohë kur qeveria Rama është përfshirë në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit, atë të inceneratorëve. Mafia e inceneratorëve, e cila tashmë ka futur duart në fonde publike përmes kontratave të dyshimta dhe pastrimit të parave, tani synon të zgjerojë ndikimin e saj përmes importit të mbetjeve. Ky është një sulm i hapur ndaj shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve, një akt i papërgjegjshëm që tregon qartë se kjo qeveri është e paaftë të administrojë mbetjet e saj, e jo më të menaxhojë mbetjet e Europës.

Skandali i fundit që përfshin transportin kontrabandë të 800 tonë mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës tregon se portet tona, të cilat janë bërë pika kyçe për trafikun e drogave të forta, po përpiqen të përdoren edhe për kontrabandimin e mbetjeve toksike.

Në këtë lojë të pistë të pasurisë dhe pushtetit, Shqipëria po reduktohet në një vend ku Europa hedh mbetjet e saj, ndërsa një grusht i vogël njerëzish me pushtet përfitojnë privilegjet. Ky është vizioni i satrap Edi Ramës për vendin tonë: një Shqipëri e varfër dhe e nëpërkëmbur, ku oligarkët dhe mafia kontrollojnë jetën ekonomike dhe shoqërore.

Lëvizja BASHKË do të luftojë pa kompromis kundër këtij vizioni shkatërrues. Vendi ynë nuk mund të bëhet kosh plehrash për Europën. Ne kemi nevojë për një qeverisje të përgjegjshme dhe të drejtë, në shërbim të popullit”, thuhet në deklaratën e Lëvizja Bashkë”, thuhet në njoftim.

Etiketa: koshmbetjeShqiperia

Lajme të lidhura

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve
Breaking Views

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26
(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Para
Berisha: Pas tregtisë me lëndët e rrezikshme toksike qëndron Edi Rama

Berisha: Kryehajduti Rama kërkon të grabitë Gjirin e Gjipesë pa asnjë dokument

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com