GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ligji për pensionet me Italinë gati për implementim, publikohet në Fletoren Zyrtare

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligji për pensionet me Italinë gati për implementim, publikohet në Fletoren Zyrtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk ka më kthim pas. Qindra mijëra shqiptarë që kanë jetuar e punuar përtej Adriatikut mund të kenë një trajtim të denjë për pension. Marrëveshja e nënshkruar përpara më shumë se një viti pas ratifikimit në parlamentin italian është publikuar në Fletoren Zyrtare të shtetit fqinj dhe në pak javë bëhet gati për t’u zbatuar.

 

Me këtë marrëveshje, personat që janë në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore respektive (shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri), duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që ka derdhur kontributet.

 

Përmes marrëveshjes do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu. Marrëveshja për pensionet e firmosur me Shqipërinë do t’i kushtojë buxhetit italian 12 milionë euro në vitin parë të zbatimit dhe përfitues në vitin e parë, pritet të jenë 1387 persona.

 

PERFITUESIT

 

Numri i përfituesve vjen në rritje, në të njëjtën kohë edhe fondi i vënë në dispozicion. Të dhënat tregojnë se në total deri në vitin 2020 janë 433,789 shtetas shqiptarë, që kanë paguar sigurimet shoqërore në Itali. Para nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë numri i qytetarëve, që do trajtohen me pension parashikohej të ishte 4727 persona me një kosto në buxhet 39.6 milionë euro, ndërsa pas firmosjes së marrëveshjes, ky numër u rrit në 6114 në vitin 2025 me një efekt buxhetor 51.6 milionë euro. Pra, parashikimi ishte që skemës t’i shtoheshin 1387 persona, me një rritje buxhetore 12 milionë për këtë vit. Këtu përfshihen edhe ata persona që trajtohen me ligjin nr. 189 të vitit 2002, i cili u jep mundësi emigrantëve shqiptarë që të përfitojnë pension, por me kushtin e riatdhesimit, pra kthimin e tyre në Shqipëri. Marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë u jep mundësinë emigrantëve shqiptarë që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë. Ajo që vihet në dukje tjetër në dokument është edhe fakti që gati 20 për qind e personave 67 vjeç, që nuk janë trajtuar deri më tani me pension, do të mund të përfitojnë të ardhura deri në 400 euro në muaj. Konkretisht, një qytetar shqiptarë që ka në total 27 vite pune, nga të cilat 14 vite në Itali dhe 13 në Shqipëri (kujtojmë që në Shqipëri pragu për pension minimal është 15 vite ndërsa në Itali është 20 vite punë) do të marrë pension në Itali për 14 vite dhe në Shqipëri për 13 vite. Jo vetëm kaq, marrëveshja ju jep mundësi emigrantëve që të përfitojnë edhe nga skema të tjera siç janë: pensionet e invaliditetit, pensionet familjare, pagesa e papunësisë, nga sëmundjet si edhe nga barrëlindja

Etiketa: Kryesore1pensione

Lajme të lidhura

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi
Breaking Views

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi

18:35 - 09/11/26
One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve
Breaking Views

One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve

18:00 - 08/11/26
Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027
Aktualitet

Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027

20:27 - 06/11/26
Para
Si u “gllabëruan” 1 miliard euro investime me rrugët në 2024

Si u “gllabëruan” 1 miliard euro investime me rrugët në 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë zyrtarisht grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të UEFA Nations League, ndaj...

Lexo më shumë
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com