GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Intervista

“Ligji për tatimin e profesioneve të lira s’është korrekt”/ Ekspertja: Preket buxheti familjar

14:45 - 01/05/24
në Intervista, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ligji për tatimin e profesioneve të lira s’është korrekt”/ Ekspertja: Preket buxheti familjar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ligji për taksimin e profesioneve të lira nuk është i drejtë. Kundërshtimi i ligjit vjen pas përllogaritjes së taksave që duhet të paguajnë rreth 29 mijë profesionistë të lirë. Ata sapo janë njohur me këstet e tatimit mbi fitimin që duhet të paguajnë për të ardhurat e deklaruara për vitin 2023. Reagimi tyre është se kjo faturë nuk është ligjore, pasi është e bazuar në fitimin e vjetshëm, ndërsa ligji hyri në fuqi 1 janarin e këtij viti, ndërkohë që thonë se këtë vit ata nuk e kanë të garantuar aktivitetin.

Për këtë arsye ky ligj është tashmë në dorë të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kaluar në seancë publike kërkesën e opozitës për shfuqizimin e disa neneve, seancë e cila zhvillohet më 21 maj.

Teksa pritet vendimi i gjykatës, Gijotina.com ka kontaktuar me avokatin Romeo Kara, i cili na ka sqaruar pse ky ligj nuk qëndron dhe realisht nuk mund të funksionojë.

Konkretisht, Kara ka thënë se Ligji në fushën civile nuk mund të ketë fuqi prapavepruese, pra parimisht ka shkelur Kushtetutën. Ai thekson se kjo mënyrë nuk ndodh në asnjë vend tjetër, pavarësisht se në Shqipëri kemi precedentë të tilla.

“Ligji ne fushën civile nuk mund te ketë fuqi prapavepruese, prandaj mendoj se nëse goditet ne Gjykatën Kushtetuese do te bjere. Kemi patur precedentë të tilla më parë, të cilat kanë përfunduar me kompensim, por në aspektin ligjor nuk përbën sens për shkak se nuk mund të bësh kompensim, kur ata mund të mos kenë patur të ardhura dhe fitimet pastaj as që kanë arritur. 

Pra ligji në Shqipëri por edhe në vende të tjera të Europës nuk e lejon këtë gjë, ligji është shkelur parimisht.

Pastaj nëse do diskutohet duhet apo jo të tatohen, mendoj që kjo qëndron pasi sikur tatohet një punonjës tjetër pse mos të tatohen edhe profesionet e lira, ndryshe do kishim pabarazi. Gjithsesi kjo është një anë tjetër, në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje parimisht të ligjit”, u shpreh avokati për Gijotina.com.

Ndikimi negativ tek buxheti i familjeve

Në diskutimin mbi këtë çështje me eksperten e ekonomisë Romina Radonshiqi ajo ka cekur edhe një anë tjetër të ndikimit që ka ky ligj. E pyetur se, cilat shtresa preken më shumë dhe çfarë risku sjellë, ekspertja u shpreh se nuk mund të lihet nën hije fakti që profesionistët e lirë do detyrohen të rrisin çmimin e shërbimeve që ata japin dhe kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë buxhetin familjar.  Ndërsa u shpreh se një pjesë e mirë e këtyre profesionistëve rrezikojnë falimentin.

Profesionistët e lirë i përkasin shtresës së mesme dhe kjo nivel  takse do ti vë në vështirësi duke qenë se ato do të jenë mes një vendimmarrje të vështirë: të rrisin çmimin e shërbimeve që ato ofrojnë ose të ulin marzhet e tyre të fitimit.

Në fakt për t’i mbijetuar tregut shumica e tyre do të rrisin çmimet dhe nga ky vendim të dëmtuar do të jenë qytetaret Shqiptar nga të gjithë shtresat sepse kjo do impaktojë buxhetet familjare. Target grupi më i goditur do të jenë individët me të ardhura të ulëta dhe pensionistet.

Risku qe sjell kjo takse është rritja e çmimeve duke krijuar vështirësi në buxhetin familjar dhe mbyllje apo falimentim të një pjesë të profesionistëve të lirë që nuk mund ti mbijetojnë presioneve të tregut”, sqaroi Radonshiqi, duke theksuar se pasojat e padëshiruara të kësaj takse duhet të vlerësohen si në periudhë afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë. 

Risku për evazion fiskal

Ndërsa më tutje ekspertja sugjeron që kjo taksë duhet rishikuar, pasi mund të sjellë rritje të evazionit fiskal si dhe reduktimin e profesionistëve për disa fusha me rëndësi dhe shumë nevojë.

“Politikat tatimore kanë ndikim në vendimmarrjen për të hyrë apo jo në një sipërmarrje. Efektiviteti i vendosjes së një takse shprehet me përputhjen e modelit ekonomik të një vendi. Konkretisht, për profesionistët e lirë, kjo taksë ka nevojë për rishikim jo vetëm duke u bazuar në normën tatimore por dhe në mënyrën e aplikimit, sepse kjo mund të sjellë  evazion fiskal.

Taksa e profesionisteve të lirë sjell këto efekte:

  1. Tkurrje të iniciativave për të bëre biznes pra në hyrjen e të rinjve;
  2. Ulja e investimeve për profesionistët ekzistues;
  3. Ulje të punësimit në këtë veprimtari ekonomike;

4.Rritje të çmimit të shërbimeve;

  1. Rritje të evazionit fiskal;
  2. Mbyllje ose Falimentim”, u shpreh ekspertja.

Pra, edhe pse në buxhetin e shtetit pritet të rriten të hyrat për shkak të taksimit të profesionistëve të lirë, nuk mund të themi me bindje qe kjo iniciativë do të ketë efekt pozitiv në ekonomi.

Profesionistët e lirë këmbëngulin për rrëzimin e ligjit

Ndërkohë ata profesionistë të cilët preken nga ky ligj presin që Gjykata ta rrëzojë atë. Ata shprehen se “Kjo është një barrë e madhe për ne, si mund të takohet një punë që nuk është bërë apo as nuk ka garanci që do të behet, çka rrjedhimisht ne s’kemi fitime. Shumë prej nesh punojnë me kontratat që zgjasin disa javë apo 1 e 2 muaj, maksimumi 5 muaj, kështu në kemi pasiguri të vazhdueshme në treg. Në një profesion të tillë nuk e kemi të sigurt klientin dhe nuk mund të krahasohemi me të punësuarin që e ka kontrate afatgjate dhe rrogën të siguruar çdo vit”.

Nga ana tjetër, disa prej tyre të pyetur nga ne pranojnë që mund të shkojnë deri në falimentim.

 

Përgatiti: Esmeralda Hida

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: analizeintervisteRadonshiqiRomeo KararominaTaksimi per profesionet e lira

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
Zjarr në bord, avioni i nisur nga Bolonja bën ulje emergjente

Zjarr në bord, avioni i nisur nga Bolonja bën ulje emergjente

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

15:30 - 17/12/25

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Lexo më shumë
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com