GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Ligji për zonat e mbrojtura, Zhupa: Rama e trajton Shqipërinë si …

11:52 - 20/02/24
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrimi i djegësit të Tiranës, PD: SPAK të kërkojë kokën e grupit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD Ina Zhupa, e ka quajtur ligjin për zonat e mbrojtura, një ligj me porosi i cili nuk sjell asnjë të mirë për vendin përkundrazi bëhet për interesat e klientëve të pushtetit për të ndërtuar dhe në këto zona.

Ajo iu referua projektit në parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ku tha se do të ndërtohet pikërisht në zonë të mbrojtur që sot nuk lejohet.

Fjala e plotë:

Me investigimin e gazetarit Artan Rama, ra edhe fasada që mbulonte ndryshimet e ligjit të zonave të mbrojtura, që Partia Demokratike e ka kundërshtuar që ditën e parë.

Një ligj qartësisht me porosi, sic e kishim paralajmëruar, i cili nuk sjell asnjë të mirë për vendin përkundrazi bëhet për interesat e klientëve të pushtetit për të ndërtuar dhe në këto zona. Shembulli konkret është ky projekt në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta që do të ndërtohet pikërisht në zonë të mbrojtur që sot nuk lejohet. Pronarët e tij kanë pasur siguri që do ndryshohej ligji për ta se ndryshe nuk do të projektonin në zonë ku nuk mund të ndërtohej.

Projekti shkatërrimtar në territorin e mbrojtur të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta quhet Kingcoast Divjaka. Fotografitë tregojnë se pishat do t’u hapin vend ndërtimeve, rrugëve me asfalt dhe vegjetacionit artificial. Praktikisht shkatërrimi i eko sistemit dhe i florës dhe faunës së vecantë të këtij parku. Harroni flamingon dhe pelikanin, apo pamjet e tjera mahnitëse. Një mushkri për vendin do të shuhet me këtë projekt.

Mirëpo ky nuk është i vetmi projekt që do bëhet në zonat e mbrojtura sepse ligji që shkatërron zonat e mbrojtura në kundërshtim me rekomandimet e BE, në kundërshtim me shoqërinë civile dhe me interesin publik pritet të kaloj me shpejtësi këtë të enjte në kuvend do i jap rrugë shkatërrimit të tyre në gjithë vendin. Nuk do kursehen që nga Dajti, e Kune Vain, Butrint, Pishë Poro, e çdo bukuri e zonë e mbrojtur sot. Deputetët socialistë do përdoren si kartona sa herë ja kërkon partia.

Të dashur qytetar,
Rama e trajton Shqipërinë si plackë që mund ta ndajë në copa për klientët “ duke ngrënë qofte te Veranda”!

Sot është dita që te protestojmë në orën 17:30 në bulevard, kundra këtyre ligjeve klienteliste që ju marrin edhe ajrin qytetarëve, kundra shkatërrimit të bukurive natyrore të vendit, kundra masakrës mjedisore për beton, kundra humbjes së gjurmëve historike e kulturore.

Të gjitha bashkë në protestë!

 

Etiketa: Ina Zhupaligjizonat e mbrojtura

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
Suli i fal tenderin 460 MLN lekë Neim Beqirajt, oferta më e shtrenjtë

Suli i fal tenderin 460 MLN lekë Neim Beqirajt, oferta më e shtrenjtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com