GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ligjvënësi amerikan diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

22:54 - 29/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligjvënësi amerikan diagnostikohet me sëmundjen e rëndë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ligjvënësi Steve Scalise, republikani numër dy në Dhomën e Përfaqësuesve, tha të martën se ishte diagnostikuar me një formë të kancerit të gjakut të njohur si mieloma e shumëfishte dhe i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor.

57-vjeçari Scalise tha se do të vazhdonte të sherbente në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai tha se forma e kancerit të zbuluar në gjakun e tij ishte “shumë e trajtueshme” dhe se u zbulua herët.

Republikani që përfaqëson Luizianën ishte mes disa personave të plagosur në vitin 2017 kur një individ i armatosur qëlloi me armë zjarri ndërsa ligjvënësit po bënin stërvitje për një ndeshje bejsbolli në qytetin Aleksandria të Virxhinias, rreth 20 minuta nga Kongresi amerikan.

Ligjvënësi iu nënshtrua disa operacioneve dhe kaloi një kohë të gjatë në spital përpara se t’i nënshtrohej një terapie për ta marrë veten.

Zoti Scalise tha se javën e kaluar u vizitua tek mjeku pas nuk u ndje mirë. Ai tha se analizat e gjakut treguan disa parregullsi dhe pas ekzaminimeve shtesë u diagnostikua me mieloma të shumëfishte.

“Kam filluar një trajtim që do të vazhdojë për disa muaj”, tha zoti Scalise në një deklaratë. “Do të punoj gjatë kësaj periudhe dhe do të kthehem në Uashington, duke vazhduar punën time si udhëheqës i shumicës dhe duke i shërbyer popullit të Luizianës”.

Ai falënderoi ekipin e tij mjekësor dhe tha se ai ishte “shumë mirënjohës që ishte zbuluar herët kanceri që është i trajtueshëm”.

“Do ta përballoj me të njëjtën forcë dhe energji siç kam trajtuar sfidat e kaluara”, tha zoti Scalise.

Kolegët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ligjvënësit e Luizianës shprehën mbështetje për zotin Scalise dhe familjen e tij, ndërsa disa kujtuan vendosmërinë e republikanit pas plagosjes së tij në vitin 2017.

“I njëjti besim, mbështetja familjare dhe forca e brendshme që e bënë Steve frymëzim për të tjerët pas plagosjes, do ta shtyjë atë përtej kësaj sëmundje dhe do të na frymëzojë përsëri të gjithëve”, tha Senatori Bill Cassidy nga Luiziana./VOA

Etiketa: SHBASteve Scalise

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Mina vret dy persona të cilët po kërkonin tartufë

Sirianët vuajnë nga një "plagë që nuk shërohet"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com