GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ligjvënësi amerikan: SHBA të mbështesë Kosovën, jo satelitët e Rusisë

11:23 - 15/06/23
në Botë, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligjvënësi amerikan: SHBA të mbështesë Kosovën, jo satelitët e Rusisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ligjvënësi amerikan Ritchie Torres shprehu kritika ndaj administratës së presidentit Biden për qëndrimin ndaj Kosovës.

Përmes një video-mesazhi, ligjvenësi demokrat nga New Yorku, që është edhe bashkë-kryetar i grupit për çështjet shqiptare në Kongres, thotë se nëse lufta për pushtet mes demokracisë dhe autokracisë është sfida kryesore e shekullit të 21, atëherë pse DASH po gjykon në mënyrë të gabuar Kosovën demokratike, duke i bërë lëshime Serbisë një vend gjithnjë e më autokratik.

“Në harkun e 16 viteve Kosova është kthyer në vendin më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Kur SHBA kishin nevojë për vende për të pranuar refugjatët afganë, pas tërheqjes nga Afganistani Kosova ishte ndër vendet e para që pranoi. Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-ve, ku Serbia ka qenë prej kohësh një satelit në orbitën e Rusisë dhe Kinës

Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione për agresionin rus në Ukrainë dhe krimet e luftës së Vladimit Putinit kundër civilëve ukrainas.

Serbia ka importuar sisteme armësh nga Rusia në kundërshtim me ligjet e SHBA-ve, madje ka dhe një sondazh që zbulon se Vladimir Putin është udhëheqësi i huaj më popullor në Serbi pavarësisht nga krimiet e luftës.

Duke pasur parasysh këto fakte, njeriu pyet veten se pse DASH këmbëngul t’i bëjë lëshime një shteti satelit të Rusisë, në kurriz të një aleati të qëndrueshëm demokratik si Kosova. Ka ardhur koha që DASH të vendosë mbështetjen e tij aty ku vlerat tona qëndrojnë, pas demokracive të vërteta si Kosova e cila ka fituar të drejtën për t’u njohur botërisht dhe për t’u integruar si një shtet i pavarur.

SHBA nuk duhet të mashtrohet më nga regjimi serb që luan me të dyja palët.

Nje diplomat tha, ju nuk mund të uleni në dy karrige në të njëjtën kohë veçanërisht kur ato dy karrige janë SHBA dhe Rusia, demokracia dhe autokracia të cilat janë shumë larg njëra tjetrës.

Amerika duhet të qëndrojë pa mëdyshje me vendet ku ka eksportuar demokracinë”, tha ligjvënësi.

Kosovo is the strongest democracy in the Western Balkans.

It is and has always been an unwavering ally of the United States, taking in Afghan refugees when few countries would.

The US State Department must stand with democracies like Kosovo. ?? pic.twitter.com/UW7XblIfab

— Ritchie Torres (@RitchieTorres) June 14, 2023

Etiketa: KosoveligjvenesSHBA

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Situata e tensionuar, KFOR-i turk vendoset në Zubin Potok

Situata e tensionuar, KFOR-i turk vendoset në Zubin Potok

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com