GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ligjvënësi amerikan thotë se spiunët kinezë hakeruan emailet e tij

08:50 - 16/08/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligjvënësi amerikan thotë se spiunët kinezë hakeruan emailet e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Don Bacon, tha të hënën se ishte paralajmëruar nga FBI-ja se emailet e tij ishin hakeruar nga spiunët kinezë.

Ligjvënësi shkroi në rrjetin social Twitter se kishte mësuar se Partia Komuniste Kineze kishte qasje në emailet e tij private dhe të fushatës për rreth një muaj, deri më 16 qershor.

Lajmi u raportua fillimisht të hënën nga gazeta “Washington Post”. Hakerimi ndodhi si rezultat i një dobësie në programin Microsoft, tha Zoti Bacon, një referencë e qartë ndaj fushatës së hakerimit të zbuluar nga firma Microsoft muajin e kaluar, gjatë së cilës thuhet se u vodhën qindra mijëra emaile të zyrtarëve të lartë amerikanë, mes tyre Sekretares së Tregtisë Gina Raimondo dhe ambasadorit amerikan në Kinë, Nicholas Burns. Rrjeti CNN raportoi më parë se hakerimi i llogarive të postës elektronike të anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve ishte pjesë e së njëjtës fushatë të njoftuar nga firma Microsoft.

Një zëdhënës i ambasadës kineze tha se lajmi pa baza synonte të njolloste Pekinin, duke shtuar se qeveria amerikane kishte dëmtuar sovranitetin e Kinës me shitjen e armëve Tajvanit, një ishull i vetëqeverisur ndaj të cilit ka pretendime Kina.

Një zëdhënës i ligjvënësit Bacon tha se FBI-ja i kishte thënë atij se hakerët kinezë komprometuan emailin e tij dhe vodhën informacione personale bankare, të dhëna mbi strategjinë politike dhe mbledhjen e fondeve për fushatën.

I zgjedhur në Kongres në vitin 2016, zoti Bacon ka shërbyer si gjeneral brigade në Forcat Ajrore dhe aktualisht shërben në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Forcat e Armatosura, që ndihmon në përcaktimin e buxhetit vjetor për ushtrinë amerikane dhe shpenzimet.

Kongresmeni ka të ngjarë të jetë vënë në shënjestër, sipas zëdhënësit të tij, për shkak të mbështetjes publike për Tajvanin dhe komenteve kritike në lidhje me trajtimin e komunitetit ujgur nga Pekini./VOA

Etiketa: amerikankinezSpiune

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Vodhën para dhe sende me vlerë në një biznes, arrestohen 2 autorët

Vodhën para dhe sende me vlerë në një biznes, arrestohen 2 autorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com