GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ligjvënësit polakë miratojnë një projektligj që kufizon lirinë e shtypit

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ligjvënësit polakë miratojnë një projektligj që kufizon lirinë e shtypit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ligjvënësit polakë miratuan një projektligj që mund të sjellë fundin e një kanali kryesor televiziv që është kritik ndaj qeverisë. Ndërsa qeveria thotë se projektligji është i nevojshëm për të ndaluar vende si Rusia dhe Kina të marrin kontrollin e shtypit polak, kundërshtarët e projektligjit e shohin atë si një mënyrë për të detyruar gjigantin mediatik amerikan Discovery të shesë TVN24, kanali më i shikuar i pavarur në Poloni. ShBA e quajtën projektligjin si kërcënim ndaj lirisë së shtypit.

Parlamenti në Varshavë votoi të mërkurën në favor të një projektligji që detyron kompaninë mediatike amerikane “Discovery” të shesë aksionet e saj të rrjetit më të madh privat televiziv në Poloni.

Projektligji ndalon pronarët joevropianë që të kenë aksione kontrolluese në kompanitë mediatike polake.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu shqetësimin duke thënë se miratimi i këtij projektligji kërcënon lirinë e medias dhe mund të minojë klimën e fortë të investimeve në Poloni.

“Këto pjesë të legjislacionit bien ndesh me parimet dhe vlerat për të cilat qëndrojnë kombet moderne dhe demokratike. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Polonisë që të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj këtyre parimeve të përbashkëta jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, thotë Sekretari Blinken përmes një deklarate.

Në praktikë, projektligji prek vetëm rrjetin TVN, ku përfshihet edhe TVN24, një stacion lajmesh në pronësi të kompanisë mediatike amerikane Discovery, që është kritik ndaj qeverisë nacionaliste të krahut të djathtë dhe që vazhdimisht ka ekspozuar shkeljet nga autoritetet polake. 228 ligjvënës të Dhomës së Ulët të parlamentit votuan pro ligjit, 216 kundër ndërsa 10 abstenuan.

“Ky ligj është jokushtetues i hartuar për të kapur shtypin e lirë dhe nuk është në përputhje me traktatet ndërkombëtare. Sot, ai ka ka të bëjë me një nga stacionet televizive. Ne të gjithë e dimë se për cilin bëhet fjalë, por në fakt ai ndikon në sigurinë e Polonisë, sepse asnjë investitor normal nuk do të dëshirojë të investojë në një vend, ku në një mbrëmje mund të miratohet një ligj që dëmton kapitalin”, tha Borys Budka, ligjvënës i Polonisë.

Projektligji duhet të shkojë në Senat, ku opozita ka një shumicë të vogël

Ndryshe nga Dhoma e Ulët, që mund ta miratojë përfundimisht ashtu siç dëshiron, Dhoma e Lartë mund të sugjerojë ndryshime dhe të vonojnë miratimin e projektligjit. Më pas projektligji shkon tek Presidenti Andrzej Duda, një aleat i qeverisë së krahut të djahtë.

Kompania mediatike Discovery tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” dhe i bëri thirrje Senatit dhe Presidencës për ta kundërshtuar projektligjin.

Pas votimit një grup njerëzish protestuan para parlamentit.

Disa prej tyre u përleshën me policingë dhe u arrestuan./VOA

Lajme të lidhura

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton
Art & Kulturë

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Avioni ushtarak amerikan u pa mbi Moskë, drejtori i CIA-s zhvillon vizitë sekrete në Rusi
Botë

Avioni ushtarak amerikan u pa mbi Moskë, drejtori i CIA-s zhvillon vizitë sekrete në Rusi

19:02 - 25/08/26
Planet për të investuar në Sazan, jahti i Ivanka Trump filmohet në Qeparo – Video
Aktualitet

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin, demokratët e quajtën “konflikt interesi flagrant dhe të pashërueshëm“

17:46 - 25/08/26
Para
Agjenti i Lautaros: “Nuk largohet nga Interi, pavarësisht ofertave nga Premier Liga”

Agjenti i Lautaros: "Nuk largohet nga Interi, pavarësisht ofertave nga Premier Liga"

TË FUNDIT

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër
Aktualitet

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

21:59 - 25/08/26

Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në fshatin Selitë të Mallakastrës, pasi ka rënë nga një lartësi...

Lexo më shumë
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

21:18 - 25/08/26
Emigranti nga New York: Ne jemi populli o maskarenj! Të gjithë bashkë do e rrëzojmë Ramën

Emigranti nga New York: Ne jemi populli o maskarenj! Të gjithë bashkë do e rrëzojmë Ramën

21:03 - 25/08/26
Profesor Susaj: Studentët dhe pedagogët në shtator të ngrihen në protestë! Të shporrim prostitucionin politik shqiptar

Profesor Susaj: Studentët dhe pedagogët në shtator të ngrihen në protestë! Të shporrim prostitucionin politik shqiptar

20:56 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com