GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lihet në burg Altin Morina/ SPAK dorëzon përgjimet: Bisedonte në “Sky ECC” me Durim Bamin dhe “Drejtorin”

16:48 - 07/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Lihet në burg Altin Morina/ SPAK dorëzon përgjimet: Bisedonte në “Sky ECC” me Durim Bamin dhe “Drejtorin”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Morinën, ish-efektivin e RENEA-s, i cili akuzohet për pjesëmarrje në kultivimin e lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Vendimi konfirmon atë të shkallës së parë.

Prokurori i çështjes, Alfred Shehu, paraqiti para gjykatës një dosje me 26 faqe përgjime, të siguruara përmes aplikacionit të komunikimit të koduar “Sky ECC”, të cilat, sipas Prokurorisë së Posaçme, implikojnë Morinën në veprimtarinë kriminale.

Sipas SPAK, Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin dhe një person tjetër të referuar si “Drejtori”, i cili ende nuk është identifikuar nga hetuesit. Avokatët mbrojtës së ish-efektivit kanë kundërshtuar akuzat, duke pretenduar se Morina nuk ka lidhje me aktivitetin kriminal të përmendur në dosje.

Morina ishte vendosur në pranga për akuzën e grupit të strukturuar kriminal në kuadër të operacionit “Revanshi”. Ish-efektivi i RENEA-s u arrestua më 4 prill pasi u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Morina u arrestua edhe në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. Altin Morina me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi. Një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Etiketa: Altin MorinaSpak

Lajme të lidhura

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Para
Vajza dhe gra, mos krijoni PANIK! Ja si t’i dalloni ndryshimet normale të gjoksit nga ato jo normale

Vajza dhe gra, mos krijoni PANIK! Ja si t’i dalloni ndryshimet normale të gjoksit nga ato jo normale

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com