GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Limon Dezdari dergjet në spital/ Panariti dhe Luan Rama debatojnë për të: Mjeran i ndërsyer

18:46 - 10/05/22
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Limon Dezdari dergjet në spital/ Panariti dhe Luan Rama debatojnë për të: Mjeran i ndërsyer
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompozitor i njohur Limos Dizdari, ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për fat të keq ai nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti.  Për shkak se përgjegjësit dhe politikanët tanë në vend të merren me rastin e shfrytëzojnë atë për të hedhur baltë mbi njeri-tjetrin. Këtë gjë kanë bërë sot ish-nënkryatri i LSI njëkohësisht gazetari, Luan Rama, me këshilltarin e presidentit Edmon Panariti. Një ditë më parë  bëri thirrje që qeveria të ndihmojë kompozitorin, ndërsa shtoi se; “Edhe pse Limos Dizdari nuk është “Nderi i Kombit”, ndërkohë që këtë nderim të lartë shtetëror e kanë marrë edhe “artistë” tallavaje e mejhanesh pa asnjë kontribut, e madje edhe organizata kriminale, shteti ka detyrimin të dëshmojë përkujdesjen maksimale.”, shkruante ai dje. Por sërish ansjë masë.

Ndërkohë ditën e sotme, Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat që bëri sot Këshilltari i Presidentit, Ilir Meta, Edmond Panariti për kompozitorin e njohur Limos Dizdari, i cili ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Luan Rama pohon se do ta mëshironte Panaritin nëse do të fliste me fjalët e tij gjatë prononcimit për mediat.

“Ti je i pari o Edmond Panariti, që nuk pate as kurajon intelektuale që të paktën të thoje se falenderoj Luan Ramën për apelin që bëri dhe na e solli në mendja Limos Dizdarin, për të cilin ju as denjuat që të bënit një akt njerëzor e krejt qytetar, që të paktën t’i kishit dërguar një mesazh urimi në datën e lindjes kur ai u bë tetëdhjetë vjeç, më datën 7 shkurt të këtij viti, se për ndonjë gjë më shumë se aq as e pretendoj. Por kjo është një temë tjetër dhe nuk ka lidhje me njerëz të ndërsyer, sepse është çështje dinjiteti, çështje kulture, çështje qytetarie. Është çështje integriteti!

Pastaj, se çfarë është të shkosh në spitalin ku gjendet Limos Dizdari dhe të përdorësh mikrofonët e ftuar aty për të më sulmuar mua, vetëm e vetëm se thashë një të vërtetë pa sulmuar e përmendur askend, këtë nuk është e nevojshme ta thotë një njeri i ndërsyer, sepse siç thonë në Dibrën e mençurisë, “burri ka kohë me u korit”! E rëndësishme dhe mbi çdo gjë është që Limos Dizdari të shërohet sa më shpejt dhe të kthehet pranë familjes e ta kemi në mes tonë që të këndojmë bashkë me të “Këputa një gjethe dafine””, shkruan Luan Rama.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur menjëherë kundërpërgjigjja e Edmond Panaritit.  Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ i kundërpërgjigjet atyre që i cilëson; ‘minj’. Sipas Panaritit, është në natyrën e minjve që të nxitojnë dhe të gjejnë strehën e radhës. “Për minjtë dhe moralin e tyre! Edhe nga profesioni di që në prag përmbytjesh, ata që largohen të parët nga ngrehinat janë minjtë, të cilët nxitojnë të gjejnë strehën e radhës. Nuk ja vlen t’u kushtosh vëmendje, është në natyrën e tyre”, shkruan Panariti. Ndërkohë që të dy ata vazhdojnë debatet në distancë me njeri-tjetrin, kompozitori i njohur vazhdon të luftojë me jetën në spital dhe askush nuk i hedh sytë nga ai.

 

 

 

Etiketa: akuzaDEBATEedmond panaritikompozitorLimon DezdariLuan RamaProbleme shendetesore

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
“Zemër, ke një rrugicë për raste emergjence”/ Si ndihmonte Elsa Lila trafikantët e drogës

U arrestua për trafik droge/ Lirohet nga burgu Elsa Lila, ja çfarë thotë avokati i saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com