GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Linda e AKSH-it dhe Delina e Financave çuan dëm 1 miliard lekë, platforma E-Inspektor nuk funksionon

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Linda e AKSH-it dhe Delina e Financave çuan dëm 1 miliard lekë, platforma E-Inspektor nuk funksionon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) paska dështuar në çdo drejtim! Pas skandalit me publikimin e të dhënave në platformat e AKSHI-t, po dalin në dritë abuzimet me investimet për teknologjinë tek Tatimet. Kujtojmë se në gusht të vitit 2020, AKSHI ka hapur një tender me vlerë 1 miliard lekë për krijimin e platformës E-Inspektor, e cila parashikonte që të kontrollonte tatimorët gjatë punës në terren. Sa herë kanë mashtruar publikun për kontrolle “transparente” ndaj biznesit! Kryeministri dhe dy drejtoreshat e tij, Linda Karçanaj e AKSHI-t, Delina Brahimaj e Tatimeve (e shpërblyer më pas me postin e ministres së Financave) duhet të përgjigjen përse e-Inspektor nuk është funksionale?

Për këtë tender janë bërë shumë debate në vorbullën politike për shkeljet e tij dhe fondin marramendës. Por tashmë që ishte harruar, dalin në dritë dokumente që, jo vetëm u shpërdoruan 1 miliard lekë, por vazhdohet të merren qindra milionë lekë të tjera dhe sistemi nuk funksionon. Konkretisht, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se kjo platformë ka dështuar dhe është jo funksionale.

Në një auditim të kryer në Drejtorinë e Përgjithshme Tatimore, KLSH ka zbuluar edhe gjetjet në lidhje me platformën E-Inspektor. Audituesi shprehet se, i ka kërkuar informacion këtij institucioni mbi ecurinë e punës së E-Inspektor për periudhën Janar-Dhjetor 2021. Çuditërisht janë dërguar informacione vetëm për tre muaj. Me përfundimin e kontratës me operatorin kontraktor, Tatimet, sipas informacionit zyrtar, kanë pasur problematika për aksesimin e të dhënave të kësaj platforme.

“Theksojmë se kërkesa për informacion është bërë për të gjithë periudhë objekt auditimi e cila përfshijnë 01.01.2021-31.12.2021, por nga ana e subjektit janë vendosur vetëm për tre muaj dhe duke ngritur pretendimin se nuk kanë më mundësi të kenë akses tek të dhënat e programit “E-Inspektor” mbas mbarimit të kontratës për të nxjerrë të informacionin për muajt e tjerë të kërkuar”, thuhet në raport.

Sipas KLSH, përdoruesit e kësaj platforme nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) kanë hasur problematika të shumta të funksionimit normal të programit. Nga kronologjia rezulton se këto problematika kanë qenë të shtrira përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, gjë që tregon se kontraktori 1 miliard eurosh nuk u ka dhënë zgjidhje këtyre defekteve.

Punë gjysmake në 2021

Ne jemi në fund të vitit 2022 dhe, as AKSHI që hapi tenderin, as DPT që kërkoi këtë platformë, nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi ecurinë e punës së E-Inspektor. Por, në këtë auditim KLSH na tregon se ky program ka funksionuar vetëm muajt e fundit të vitit 2020 dhe disa muaj në 2021, për të mos thënë fare!

Foto: Gjetjet e punës së kryer 2020/2021, burimi KLSH

Nga tabela e mësipërme shikohet qartë se kemi tregues në rënie, pra kemi një rënie të numri të nipteve të kontrolluar, rënie të numrit të shkeljeve dhe rënie të vlerës së shkeljeve nga viti paraardhës. Në këtë situatë regresi të treguesve, shikohet e vështirë vlera e shtuar që ka sjellë aplikimi i programit “E-Inspektor”. Pra, grupi i audituesve të KLSH gjykon se 1 miliard lekë u harxhuan në mënyrë joefektive dhe joefiçente.

Program i debatuar

Në datë 28 gusht të 2020 programi E-Inspektor është denoncuar nga opozita, ku pretendohej për dy shkelje. Së pari, pretendohej se një program që kontrollon inspektorët e terrenit ka ekzistuar që në vitin 2013 në vendin tonë dhe AKSHI hodhi 1 miliard lekë të tjera për hiç gjë. Gjithashtu është denoncuar edhe tenderi për këtë projekt. Bashkimi i operatorëve ekonomik ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & Communications Development’ ka paraqitur ofertën afër fondit limit 1 miliardë lekë. Qartësisht, fituesi është paracaktuar, sepse nga 2 kompanitë që kanë marrë pjesë, vetëm njëra prej tyre ka paraqitur ofertë.

Nëpërmjet kësaj vjedhje të pastër, 1 miliard lekë të taksave të shqiptarëve i janë paguar Iva Elektronik dhe Image & Communication për një sistem të monitorimit të inspektorëve, i cili rezulton se është në fakt ekzistues, dhe i ndërtuar prej vitit 2013. Në atë kohë, në përgjigje të këtyre akuzave, AKSHI ka dalë në një njoftim publik duke mohuar se kontrata ka shkelje dhe po abuzohet.

“Ndryshe nga sa pretendohet në deklaratë, ky sistem jo vetëm që nuk ekziston prej vitit 2013, por nuk ka qenë i mundur të ndërtohej në vitin 2013, sepse bazohet mbi elemente të qeverisjes elektronike të ndërtuar në këto 7 vite; të njëjtët elemente që e klasifikojnë sot Shqipërinë të parën në rajon për qeverisjen elektronike sipas OECD, me 7 tregues nga 7 të realizuar dhe të 36-tën në botë sipas OKB, duke lënë pas vende nga më të zhvilluarat në botë si Zvicra, apo edhe shteti fqinj Italia,” deklaroi AKSHI në gusht të 2020.

Çfarë është e-Inspektor?

Programi “E-Inspektor” shërben për regjistrimin e veprimeve të punës, kryhet kontrolli, identifikimi dhe regjistrimi i subjekteve të tatueshme. Qëllimi i këtij projekti është sigurimi i një shërbimi për automatizimin dhe monitorimin e inspektorëve të Administratës Tatimore në terren. Vlera e kontratës është përcaktuar sipas kontratës dhe është 99,891,000 lekë pa TVSH dhe 119,869,200 lek (të reja) me TVSH dhe kohëzgjatja e kontratës është 13 muaj në total, ku 1 muaj është faza përgatitore për shërbimin dhe instalimin dhe 12 muaj kohëzgjatja e shërbimit nga nënshkrimi i kontratës.

Nga verifikimi i urdhër shpenzimeve pagesave të realizuar nga ana e Drejtorisë së Financës rezulton se janë likuiduar për të gjithë muajt konform obligimeve të kontratës që është lidhur më operatorin fitues. Por sot, në 2022, faktet flasin vetë, gjetjet e KLSH-së janë të dokumentuar dhe platforma e-Inspector nuk punon. “DPT të vendosë një Software/Aplikacioni ku të jenë të integruar Live-Tracking System, GPS Position System dhe Live Camera System, me qëllim automatizimin dhe monitorimin e punës së inspektorëve”, rekomandon KLSH./ Esmeralda Hida/

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: AKSHIDelina IbrahimajE-inspektorKLSHkryesore2Krysore2Linda KARACANAJTatimer

Lajme të lidhura

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit
Breaking Views

Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

14:06 - 21/06/26
Para
Gjici me tone të ashpra: Tifozët që prishin stadiumin nuk do lejohen. Rikthimi te fitoret? Ky ekip premton shumë!

Gjici me tone të ashpra: Tifozët që prishin stadiumin nuk do lejohen. Rikthimi te fitoret? Ky ekip premton shumë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis