GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lindita Nikolla, vizitë zyrtare në Zvicër, takon homologen e saj

16:52 - 14/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lindita Nikolla, vizitë zyrtare në Zvicër, takon homologen e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me ftesë të Kryetares së Këshillit Kombëtar të Zvicrës, znj. Irène Kälin, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zhvilloi një vizitë zyrtare në Zvicër. Në takimin me Kryeparlamentaren Kälin mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, z. Ilir Gjoni. Nikolla vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë midis parlamenteve të dy vendeve dhe nënvizoi se forcimi i bashkëpunimit parlamentar shërben si nxitës i marrëdhënieve midis dy vendeve e dy popujve tanë.

Gjatë takimit u diskutua mbi vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm parlamentar e dypalësh në mbështetjen e reformave,  konsolidimin e institucioneve demokratike, përmirësimin e sistemit shëndetësor, fuqizimin dhe modernizimin e arsimit profesional, bashkëpunimin në fushën e sigurimeve shoqërore, energjisë, turizmit etj.

Kryetarja Nikolla, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Zvicrës në modernizimin e shërbimeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë. Ky bashkëpunim do të vazhdojë në mbështetjen e Kuvendit për llogaridhënien, kontrollin dhe etikën parlamentare dhe modernizimin e shërbimeve të Kuvendit. U diskutua gjithashtu mbi forcimin e diplomacisë parlamentare dhe bashkërendimin e qëndrimeve të dy parlamenteve në organizatat ndërkombëtare.

Duke falenderuar homologen Kälin për mbështetjen e vendosur të Zvicrës për Kosovën, Kryeparlamentarja Nikolla kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë dhe Zvicra të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryeparlamentaret Nikolla dhe Kälin diskutuan edhe për mbështetjen e autoriteteve zvicerane ndaj komunitetit shqiptar për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës dhe integrimin dinjitoz në shoqërinë zvicerane dhe nënvizuan se komuniteti shqiptar në Zvicër shërben si urëndërtues i miqësisë midis Zvicrës dhe Shqipërisë e Kosovës. Kuvendi i Shqipërisë po mbështet komunitetet shqiptare jashtë vendit dhe lehtësimin e nxitjen e kontributeve të tyre për zhvillimin e Shqipërisë.

Kryetarja Nikolla informoi bashkëbiseduesit zviceranë se Shqipëria vazhdon të përmbushë të gjitha kushtet përpara takimit të parë të Konferencës Ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit dhe i ka realizuar të gjitha detyrat në lidhje me reformën zgjedhore, reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformat në lidhje me të drejtat themelore, mbrojtjen e pakicave apo reformën e administratës publike.

Kryetarja Nikolla e ftoi Kryetaren Kälin për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë, vizitë e cila do të realizohet në një kohë të afërt.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Irène Kälin, vlerësoi shumë të suksesshëm bashkëpunimin dypalësh dhe atë parlamentar dhe nënvizoi se ky bashkëpunim do të vijojë të forcohet sepse Kuvendi i Shqipërisë është një partner i rëndësishëm i Këshillit Kombëtar të Zvicrës.

Kalin përgëzoi Kryetaren Nikolla për rolin e Shqipërisë si një lider i integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor si edhe për kontributin e Kuvendit në avancimin e reformave demokratizuese dhe integruese dhe vuri në dukje se Zvicra do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Shqipërisë dhe Këshilli Kombëtar në mbështetje të Kuvendit për progresin e mëtejshëm të zhvillimit, demokratizimit, reformave dhe integrimit evropian të Shqipërisë. Gjithashtu,  Zvicra do të bashkëpunojë me Shqipërinë, për të mësuar nga përvoja e Shqipërisë si anëtareve jo e përhershme e KS të OKB-së, ku Zvicra sapo është votuar për vitet 2023-2024.

Nikolla, e shoqëruar nga Ambasadori Ilir Gjoni dhe anëtarët e delegacionit, ndoqi një seancë plenare të Këshillit Kombëtar, ku u mirëprit dhe u përshëndet ngrohtësisht nga deputetët.

 

Etiketa: homologenLindita NikollaviziteZvicërzyrtare

Lajme të lidhura

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit
Breaking Views

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit

13:19 - 12/03/26
Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç
Breaking Views

Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

12:33 - 12/03/26
Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut
Breaking Views

Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

12:09 - 12/03/26
Para
I dhuruan një Rolex, ministri i Brendshëm i Kosovës ia jep shtetit

I dhuruan një Rolex, ministri i Brendshëm i Kosovës ia jep shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit
Breaking Views

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit

13:19 - 12/03/26

Edi Rama ka sqaruar veprimin e mazhorancës për kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut. Në parantezë, i kujtojmë publikut se...

Lexo më shumë
Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

12:33 - 12/03/26
Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

12:09 - 12/03/26
Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

11:58 - 12/03/26
Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

11:42 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com