GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Lindjet në vend ranë 5% më 2024, numri më i ulët në 90 vite

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Normat e lindshmërisë në rënie! Dy qytete janë drejt “shuarjes”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i bebeve që lindin në vendin tonë po pëson rënie drastike nga viti në vit, duke reflektuar përkeqësimin e treguesve demografike dhe ushte sociale dhe ekonomike në vend. Të dhënat zyrtare të INSTAT që u publikuan sot tregojnë se gjatë vitit 2024 në vendin tonë kanë lindur vetëm 22,425 bebe ose 5 për qind më pak se vitin 2023. Rënia e lindjeve u thellua më tej në vitin e kaluar në raport me vitin 2023 kur lindjet ranë me 4.3%.

Më 2024, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,425 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore.

Të dhënat tregojnë se edhe në Luftën e Dytë Botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë se sa sot. P.sh., në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulë se sot.

Në vitin 1950, kur u vendos regjimi i diktaturës komuniste, lindën 47,291 foshnja, sipas të dhënave nga arkivat e INSTAT, teksa numri i grave në moshë riprodhimi (15-49 vjeç) ishte vetëm 259,472 mijë.

Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 22 mijë foshnja, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ishte gati dy herë më i lartë se në vitet 1950.

Demografët dhe sociologët janë të shqetësuar se lindjet në Shqipëri kanë rënë përtej të gjitha parashikimeve.

Ekspertët pohojnë se, politika është shumë e vonuar për të zbatuar një grup masash, të cilat duhet të kenë në fokus frenimin e emigracionit dhe evidentimin e mjeteve që mund të ndihmojnë çiftet e reja të lindin fëmijë.

Ata sugjerojnë ndërhyrje që të përmirësojnë gjendjen ekonomike të familjeve të reja. Dermografët pohojnë se duhet një ekzaminim i detajuar i nevojave të familjeve të reja sipas rajoneve dhe më pas të hartohet një paketë politikash që t’i ndihmojnë ato në kostot për të rritur fëmijët.

Me gjithë ndryshimet ekonomike dhe sociale, shoqëria shqiptare ruan ende vlerat e traditës dhe familjes. Gratë shqiptare duan ende të lindin fëmijë më shumë se sa kanë.

Para gjashtë vitesh, gratë u pyetën se sa ishte numri ideal i fëmijëve që do të donin të lindnin gjatë jetës së tyre. Rezultatet treguan se 100 gra donin të sillnin në jetë së paku 250 fëmijë, një shifër kjo më e lartë se norma e zëvendësimit të prindërve që garanton rritjen natyrore të popullsisë.

Në të vërtetë, këto gra lindën shumë më pak fëmijë se sa dëshironin në idealen e tyre. Gjashtë vite më vonë nga anketa, 100 gra në moshë riprodhimi lindën vetëm 121 fëmijë, as gjysmën e asaj që e konsideronin si ideale më 2018.

Praktikat e vendeve të tjera, që kanë përjetuar rënien normave të fertilitetit para nesh, tregojnë se mjeti më efektiv ishte mbështetja e familjeve të reja të martuara.

Në vitin 2003, Spanja mori një reformë për rritjen e lindjeve në të cilën nënat me fëmijë deri në tre vjeç që punonin përjashtoheshin nga tatimi mbi të ardhurat personale. Lehtësitë tatimore zgjeroheshin me nënat që lindnin më shumë fëmijë. Gjithashtu një bonus bebesh prej 2500 eurosh jepej për çdo lindje./ Monitor

Etiketa: bebeInstatKryesore1Lindjeuljevitit 2024

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Absurdi, vëllezër e kunata përleshen për pronën që s’i përket askujt

Absurdi, vëllezër e kunata përleshen për pronën që s’i përket askujt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia
Aktualitet

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ironizuar ligjvënësit e Partisë Socialiste, duke deklaruar se prej një jave ata kanë...

Lexo më shumë
Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

10:21 - 20/10/26
Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26
Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com