GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lini në Pogradec konfirmohet si vendbanimi më i vjetër palafit në Europë

15:17 - 28/06/25
në Aktualitet, Art & Kulturë, Kuriozitete, Shkencë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lini në Pogradec konfirmohet si vendbanimi më i vjetër palafit në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendbanimi palafit më i vjetër në Europë ndodhet në Lin, konfirmojnë studiuesit, që zbuluan se 8500 vite më parë në këtë zonë, u vendos një popullsi fermerësh që ndërtuan struktura druri buzë liqenit të Ohrit dhe shfrytëzuan natyrën me resurset përreth për bujqësi.

Teksa po mbyllet faza e parë e projektit e realizuar nga Instituti i Arkeologjisë  dhe Universiteti i Bernës, u prezantuan qindra objekte të zbuluara nën tokë dhe nën ujë gjatë kërkimeve në Lin, një pjesë e të cilave janë studiuar në laboratorin e dendrokronologjisë, i krijuar falë bashkëpunimit me universitetin zviceran, studion moshën e pemëve përmes rrathëve në to.

“Gjetjet janë shumë premtuese dhe ne e dimë që për 2000 vite njerëzit kanë jetuar këtu mes vitit 6000-4000 para Lindjes së Krishtit parashikoj dhjetra fshatra ose më shumë. Shtresa organike përmban edhe farëra të ndryshme që na japin dëshmi mbi bujqësinë gjatë prehistorisë. Një nga objektivat është të gjurmojnë si ka ardhur bujqësia nga Lindja drejt Evropës, një nga stacionet kryesore është siti Lin 3, që është ndryshe nga Selaniku, Thesalia apo vende të nxehta të Egjeut”, u shpreh Drejtori i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës, Albert Hafner.

“Ky projekt për ne ka qenë një mundësi e madhe, sidomos sa i përket arkeologjisë nënujore shqiptare. Dentrokronologjia na jep mundësinë që të rishikojmë datimet, jo vetëm në pellgun e Korçës dhe Pogradecit, por është një mundësi shumë e mirë edhe për rajonin, Ballkanin”, tha arkeologu Adrian Anastasi.

Trungje pemësh, copëza guri qeramike e objektesh të ndryshme të nxjerra nga sondazhet e bëra në tokë apo gardhi rrethues i zbuluar në liqen tregojnë aktivitetin e popullsisë në prehistori, që sipas studiuesve ka ardhur nga Lindja. Megjithatë, për ekipin vijimi i punës edhe me fazat e tjera që do të zgjeronin perimetrin e gërmimeve janë të rëndësishme për të mësuar më shumë nga ky vendbanim me rëndësi për arkeologjinë europiane.

“Këtu ka një bashkëpunim profesional, me ekspertë të të dy vendeve. Megjithëse kjo fazë e parë përfundon këtë vit, unë shpresoj që ky bashkëpunim të vijojë“, theksoi ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.

Etiketa: EuropeKryesore1linvendbanim

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
SHBA, Gjykata Supreme ndalon librat me përmbajtje LGBTQ në shkolla

SHBA, Gjykata Supreme ndalon librat me përmbajtje LGBTQ në shkolla

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com