GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lirhet nga qelia menaxheri i lokaleve të basteve, ndryshimi i dëshmisë që e nxorri nga burgu

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Lirhet nga qelia menaxheri i lokaleve të basteve, ndryshimi i dëshmisë që e nxorri nga burgu

Njuland (Lendi) Palaj

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njuland (Lendi) Palaj, i njohur si menaxher i lokaleve të basteve “333” dhe “CR7”, është liruar nga gjykata më 1 korrik 2025, vetëm 48 orë pasi ai u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës. Kjo masë e re sigurie, “detyrim paraqitje” dy herë në muaj, vjen pas një zhvillimi të papritur në dëshminë e dëshmitarit kyç të çështjes.

Akuzat fillestare

26-vjeçari nga Lezha ishte shpallur në kërkim nën dyshimet se ishte përfshirë në një konflikt me armë zjarri, ngjarje e ndodhur më 10 qershor 2025, në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” më 14 qershor 2025, pas kërkesës së prokurorit Bledar Valikaj. Palaj dyshohej për kryerjen e veprave penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.

Pasi Policia e Tiranës nuk arriti ta gjente për më shumë se dy javë, Palaj vendosi të vetëdorëzohej në datën 29 qershor 2025.

“Qëlloi Lendi”

Të dhënat e dosjes gjyqësore tregojnë se masa e sigurimit “arrest me burg” ndaj Lendi Palaj ishte vendosur kryesisht bazuar në deklarimet e një dëshmitari okular, me iniciale A.V. Ky dëshmitar, punonjës në një pikë karburanti pranë vendit të ngjarjes, ishte pyetur nga Policia Gjyqësore më 11 qershor 2025, vetëm pak orë pas konfliktit.

Ai kishte deklaruar se kishte dëgjuar krisma dhe kishte parë një grumbull djemsh duke debatuar. “Njëri prej këtyre djemve ka gjuajtur disa herë me armë zjarri të llojit kallashnikov, në ajër, dhe pasi ai ka gjuajtur, personat e tjerë janë shpërndarë dhe janë larguar,” kishte thënë dëshmitari. I pyetur specifikisht, A.V. kishte identifikuar: “Gjuajti njëri nga djemtë e lagjes, të cilin e njoh me emrin Lenti. Ai qëlloi rreth 6 herë me kallashnikov.” Dëshmia e tij, e cila përmendte njohjen e Palajt nga frekuentimi i lokaleve “333” dhe të tjerë aty pranë, ishte elementi më i fortë për miratimin e arrestit. Në vendimin fillestar gjyqësor, nuk përmendeshin veprime të tjera hetimore si kqyrja e kamerave, të cilat do të konfirmonin autorësinë.

Kthesa e papritur – Dëshmitari ndryshon deklaratën

Situata ndryshoi rrënjësisht në seancën për njohjen me masën e sigurisë, pas vetëdorëzimit të Lendi Palaj. Avokati mbrojtës i Palajt paraqiti para gjykatës një deklaratë të re të dëshmitarit A.V., të hartuar para noterit më 28 qershor 2025, një ditë para vetëdorëzimit të Palajt.

Në këtë deklaratë noteriale, dëshmitari mohonte thëniet e tij të mëparshme të dhëna para oficerëve të Policisë Gjyqësore. “Në lidhje me këtë deklarim të dhënë më datë 10.06.2025 në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, dua të deklarojë se, në momentet e para që kam dhënë këtë deklarim, kam qenë konfuz për shkak të situatës dhe të errësirës,” shkruhej në deklaratë. Ai shtoi: “Pasi u qetësova, kërkova të ripyetesha, pasi shtetasi që qëlloi në ajër nuk ishte shtetasi me emrin Lenti, por një shtetas tjetër, të cilin unë nuk e njoh dhe nuk mund ta identifikojë dot.”

Kjo deklaratë e ndryshuar tërësisht detyroi prokurorin e çështjes, Bledar Valikaj, të shprehte dakordësinë me avokatin për zbutjen e masës së sigurisë për Njuland (Lendi) Palaj. Edhe gjyqtari Altin Abdiu, i cili më parë kishte caktuar “arrest me burg”, në kushtet e reja, vendosi të ndryshojë vendimin e marrë dy javë më parë, duke caktuar ndaj Palajt masën e “detyrimit për t’u paraqitur dy herë në muaj para oficerëve të Policisë Gjyqësore”.

Etiketa: Kryesore1Lendi PalajNjuland (Lendi) PalajNjuland Palaj

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
“Hakmarrje” pasi mori “frenat” e Bashkisë? Manastirliu i shkarkon motrën Anuela Ristanit te Politekniku

“Hakmarrje” pasi mori “frenat” e Bashkisë? Manastirliu i shkarkon motrën Anuela Ristanit te Politekniku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com