GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Liria e medias, apo uria e saj…

në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Liria e medias, apo uria e saj…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

95% të mediave të blera dhe përsëri është 20 vende më poshtë. Në ditën e gazetarisë së lirë, Rama sërish prek temën që ka shumë për zemër, atë të cash-kapjes, për lirinë e medias. Zotëron dhe posedon në një mënyrë, apo tjetër çdo lëvizje mediatike, duke vënë në këmbim paranë e prodhuar në çdo këmbim, dhe përsëri nuk ngre dot kokë. Mbase, “pishmani” më i vetëm personal është thjeshtë mosinkuadrimi në formatet politike, pasi do të harroja të shikoja bankomatin, sidoqoftë pjesa e kontrollit shtetëror mediatik është më shumë se sa shqetësuese. Dëgjon zëra për shifra të frikshme që thith “ajka” e profesionalizmit. Por, pas saj fshihet mjeshtri që dikton kush për kë duhet të japë aq e kaq. Thuajse e tërë harta mediatike është e plotësuar me tangentet qeveritare, e cila dirigjon me regji Surreli edhe zërat më periferikë që duhet të flasin që nga çështja e non-gratave apo lufta në Ukrainë e deri tek sytjenat e Kejvinës dhe tharjet femërore….
Nuk ka më atakime gjyqësore për median. E si duhet të ketë, sepse kështu në gjyq do të shkonte e njëjta palë. Fenomeni shqiptar në këtë ditë ndërkombëtare për lirinë e medias është vërtetë, sa karizmatik, aq edhe karagjoz teksa sheh që ka apele për të bërë më mirë, aty ku s’ke një mut çfarë të bësh. Për një arsye: Gjithkush do të pranonte shukun e madh, buzëqeshjen e Edit, ftesën e Lindës, apo edhe shishet e verës në fundvit, dhe gjithkush nuk do të merrej kurrsesi me lirinë për të thënë atë që shikon e mendon. Ajo ka pjerdhur me vakt. Rama këtë pushtet të katërt e qep, dhe e qep mirë. Në një mënyrë, apo tjetër edhe gjithë hallka drejtuese në sektorin publik e privat, OJQ e OJF prezumon ta bëjë, por e vështirësinë për të dhënë diçka. Ndërsa i gjati nuk lodhet: Shumat janë të frikshme, gjyqet janë reduktuar në minimum, ka fare pak, dhe ato që nisin shterojnë rrugës, sepse realisht nisin që të vijë oferta e radhës. 95% a më shumë e portaleve janë të blera pa nisur. Mbase dhe ne që po shkruajmë lirinë e medias në burgimin e saj material. Mbase dhe jo, por me prirjen absolute që gjendet në terrenin e rrezikshëm për tu “kullufitur” nga kasa e aferave, dhe më pas të orientohet deri në qelizë se çfarë duhet të mos bësh, bësh, shash, sulmosh apo edhe ledhatosh.
Kjo e fundit bëhet shpesh, madje, në sisteme thithjeje për udhëheqjen, ajo që mban gjallë fanarin, por që në fakt mban në mënyra serioze xhepin dhe ekonominë. Ky është sistemi që Rama ka ngritur dhe habitet teksa dëgjon për gjyqe të ulura e të minimzuara. Dhe ka të drejtë totalisht. Çdo ent tenton në një mënyrë apo tjetër ta kapë pjesën bezdisës, ta joshë me një mijë mënyra, por këtu ka vetëm një mënyrë: Paratë. Dhe luftë me lirinë e shtypit s’ka më. Çfarë shohim e stërshohim nëpër ekrane, çfarë lexojmë është vetëm konsum i diktuar, për të evidentuar një fenomen që shteti ka resurset ta korrigjojë. Aferat e rënda? Inceneratorët? Atë e zgjidhin pashallarët. Nëse dikush ka dalë gabimisht nga vatha, befas pas pak kohësh e shikon në një vend europian duke postuar fotot e një jete të re… Komedia e lirisë së medias do të vazhdojë. Nuk është Shqipëria etalon, por ky vendi ynë është tërësisht kampion për të blerë gjithçka bezdis, apo pickon. Ka ende para, ka CASH pa fund. Ka vdekur thjesht insistimi dhe morali. Kështu që, Rama e lexon në mënyrë brilante këtë komedi, dhe dirigjon po kaq shkëlqyeshëm edhe rolet e shfaqjes.

Etiketa: Editorialkryesore2

Lajme të lidhura

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Para
Çfarë po ndodh me çiftin Bruno-Ana? Ish-konkurrenti bën deklaratën e fortë

Çfarë po ndodh me çiftin Bruno-Ana? Ish-konkurrenti bën deklaratën e fortë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK
Aktualitet

Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK

13:29 - 06/08/26

Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e tenderit për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve, me vlerë rreth 15...

Lexo më shumë
Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26
Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

12:54 - 06/08/26
Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

12:36 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com