GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Liria e shtypit/ Reporterët Pa Kufij e “nxijnë” Shqipërinë, por çuditërisht e ngjitin me 19 vende

10:03 - 02/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Liria e shtypit/ Reporterët Pa Kufij e “nxijnë” Shqipërinë, por çuditërisht e ngjitin me 19 vende
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata “Reporterët Pa Kufij” ka publikuar raportin vjetor, në lidhje me gjendjen e lirisë së shtypit në botë, ku Shqipëria ka pësuar përmisim me 19 vende në në krahasim me 1 vit më parë.

Këtë vit Shqipëria renditet në vendin e 80-të, teksa një një vit më parë renditej në vendin e 99-të nga 180 vende në Indeksin e Përgjithshëm Global.

Por edhe pse ka përmirësim me 19 vende, në raport theksohet se sfidat mbeten të pranishme, veçanërisht në lidhje me konfliktin e interesit dhe pavarësinë ekonomike të mediave.

“Në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga lidhjet e ngushta midis botës së biznesit dhe politikës. Gazetarët përballen me frikësime nga politikanët dhe krimi i organizuar”, thekson raporti, duke shtuar se ka një kuadër ligjor të mangët.

“Reporterët Pa Kufij” shkruajnë se edhe pse kushtetuta e vendit dhe angazhimet ligjore ndërkombëtare garantojnë lirinë e shtypit, mbrojtja e konfidencialitetit të burimeve është e pamjaftueshme. Një tjetër element që theksohet është se ‘gazetarët që hetojnë krimin dhe korrupsionin janë veçanërisht objektiva të kërcënimeve’.

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë vëren faktin që Shqipëria është ngjitur me 19 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2025, por një vështrim i kujdesshëm mbi treguesit tematikë tregon një realitet të turbullt dhe larg përmirësimeve të qëndrueshme.

Treguesi politik

Shqipëria ka rënë nga vendi i 110 në 2024, në vendin e 119 në 2025, me një pikëzim nga 42.27 në vetëm 38.62, duke reflektuar një përkeqësim të qartë të klimës politike për median. Ky regres vjen si rezultat i:
• Politizimit ekstrem të institucioneve që rregullojnë median publike.
• Emërimeve partiake në krye të RTSH dhe AMA, që kanë cenuar pavarësinë editoriale.
• Frikësimit dhe delegjitimimit të gazetarëve kritikë nga të dyja kampet politike, sidomos në prag të zgjedhjeve.

Kjo rënie është dëshmi se, pavarësisht ngjitjes në renditjen e përgjithshme, presioni politik është rritur dhe hapësira për gazetari të lirë po ngushtohet çdo ditë.

Treguesi ekonomik

Nga vendi i 142 në 2024, Shqipëria ka rënë në vendin 147, me pikëzim që bie nga 34.64 në 31.69. Kjo tregon thellimin e krizës në modelin e qëndrueshmërisë financiare të medias. Varësia nga fonde shtetërore dhe lidhjet e pronarëve të mediave me pushtetin politik po përkeqësojnë më tej mjedisin për gazetari të pavarur.

Treguesit e tjerë

Treguesi i sigurisë ka pësuar një rritje të ndjeshme nga vendi 112 në vendin 70, falë disa përmirësimeve në hetimin e sulmeve ndaj gazetarëve. Megjithatë, krimi i organizuar dhe mungesa e ndëshkueshmërisë mbeten rreziqe serioze.

Treguesi legjislativ ka njohur përparim nga vendi 69 në 53, por mungesa e mbrojtjes së burimeve dhe vendimet gjyqësore që censurojnë raportimet për çështje publike ende janë problematike.

Ngjitja në renditje nuk duhet të përdoret për propagandë, por si një moment reflektimi për të kuptuar thellësisht defektet strukturore që kërcënojnë median në Shqipëri”, thuhet ne raport

Shqipëria renditet edhe më lart edhe se sa Greqia, e cila zë vendin e 89, edhe pse në raport thuajse përshkrimin e kanë të njëjtë, ku problematika kryesore është konflikti i interesit.

Pavarësisht se organizata “Reporterët Pa Kufij” e ka ngjitur Shqipërinë me 19 pozicione, në vendin tonë nuk është se duket ndonjë ndryshim i dukshëm sa i përket lirisë së mediave.

Ndërkohë, Kosova ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit, duke u renditur në vendin e 99-të. Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

Në raport thuhet se në Kosovë, Sllovaki, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi, mediat janë duke u përballur me krizë ekzistenciale për shkak të shkurtimeve buxhetore dhe kontrollit politik.

Sipas “Reporterëve pa Kufij” gazetarët në Kosovë shpesh janë “shënjestër” e fyerjeve dhe lajmeve të rreme në rrjetet sociale. Ata, sipas raportit, “akuzohen padrejtësisht për ‘bashkëpunim me armikun’, retorikë e përdorur nga grupet politike dhe fetare”.

Nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi renditet më së miri, në vendin e 37-të, pastaj Maqedonia e Veriut në vendin e 42-të, Bosnje e Hercegovina e 86-ta dhe Serbia e 96-ta.

Etiketa: Shqiperishtypi

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Vitaminat më efektive për forcimin e sistemit imunitar, ja ushqimet ku gjenden

Vitaminat më efektive për forcimin e sistemit imunitar, ja ushqimet ku gjenden

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com