GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Liria e shtypit/ Rreziqet që i kanosen sot gazetarisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Liria e shtypit/ Rreziqet që i kanosen sot gazetarisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarë, mbrojtës të lirisë së shtypit dhe aktivistë të të drejtave të njeriut diskutuan të enjten rreth mënyrave se si qeveritë dhe sektori privat mund të garantojnë lirinë e shtypit. Komentet e tyre u bënë gjatë takimit të Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës, në një nga sesionet kushtuar kësaj çështjeje.

Sekretari i Përgjithshëm i organizatës Reporterët pa Kufij, Christophe Deloire, foli sot me shqetësim rreth asaj që e cilësoi një shtrembërim i pashembull i konkurrencës në botën dixhitale, që sikurse tha ai, po dobëson gazetarinë.

“Për herë të parë në historinë e demokracive ka një shtrembërim të paprecedentë të konkurrencës, siç paraqitet aktualisht në ekosistemin dixhital, rrethana favorizuese për pendimin, gjuhën e urrejtjes, ekstremizmin dhe për njerëzit që shohin kudo komplote, ndërsa vetë gazetaria është dobësuar“.

Gjatë komenteve të tij në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, në sesionin kushtuar lirisë së shtypit, Drejtori Ekzekutiv i organizatës “Human Rights Watch” Kenneth Roth tha se media sociale po ndihmon autokratët t’i shmangen përgjegjësive përpara së cilave i vendosin organizatat tradicionale të lajmeve. Sipas tij, qeveritë e fuqishme mund të krijojnë faqe të rreme e të prodhojnë dezinformata.

“Nëse lexoni manualin e autokratëve, i cili realisht nuk ekziston, por edhe mundet, sepse po të shihni të gjithë zbatojnë të njëjtat strategji, e gjitha nis me mbylljen e medias së pavarur dhe ka një arsye për këtë. Një qytetar i thjeshtë ka nevojë të dijë se çfarë po ndodh, por nuk ka kohë ta bëjë një gjë të tillë. Këtë e bëjnë gazetarët, puna e të cilëve është të zbulojnë se çfarë po ndodh dhe ta përcjellin atë me sa më shumë kujdes. Më pas publiku në mënyrë të informuar i kërkon qeverisë se si të veprojë dhe çka nuk duhet të bëjë. Ndaj dhe autokratët duan t’u mbyllin gojën gazetarëve, sepse ata nuk e dëshirojnë këtë nivel llogaridhënieje“.

Patrick Chappatte, President i Fondacionit Karikaturistët e Lirisë, tha se ata janë shpesh në shënjestër e autokratëve të cilët kanë frikë të ekspozohen përmes satirës dhe humorit.

“Karikaturat politike ose satira politike në të gjitha format e saj është një barometër i fjalës së lirë dhe një simptomë se kur ato sulmohen është diçka që duhet t’i kushtojmë vëmendje. Autokratët acarohen shpejt. Ata futen në panik kur shohin filma vizatimorë, sepse kanë shumë frikë nga humori. Ata i ndërtojnë perandoritë e tyre mbi frikën dhe mbi gënjeshtra, ndaj druhen se mos ekspozohen përmes satirës dhe karikaturave“.

Për sekretaren e Përgjithshme të “Amnesty International” Agnes Callamard, vrasja është forma më e fundit e censurës. Sipas zonjës Callamard vendosja e gazetarëve nën shënjestrën e këtyre akteve është një mesazh drejtuar gjithë shoqërisë, se ajo nuk duhet të kalojë të ashtuquajturat vija të kuqe./ Marrë nga VOA

Etiketa: gazetaretliria e shtypit

Lajme të lidhura

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!
Aktualitet

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim
Aktualitet

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Para
Vizita e eurodeputetëve, PE thirrje Shqipërisë: Përshpejtoni reformat e lidhura me BE-në

Vizita e eurodeputetëve, PE thirrje Shqipërisë: Përshpejtoni reformat e lidhura me BE-në

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet....

Lexo më shumë
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com