GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lirimi i Tahirit/ Lala: Bashkëshortja e tij pësonte kriza akute. Ish-prokurori: Vendim luksi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Lirimi i Tahirit/ Lala: Bashkëshortja e tij pësonte kriza akute. Ish-prokurori: Vendim luksi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me lirimin nga qelia të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Lala u shpreh se Tahiri i është drejtuar disa herë gjykatës duke kërkuar ulje të dënimit ose kalim në arrest shtëpie, kërkesë kjo që i është përmbushur në rastin konkret për shkak të një akt-ekspertize që do bëjë ish-ministrin të vuajë 1 vit, 8 muaj e 15 ditë të dënimit në banesë.

Ajo zbuloi se gjykata liroi Tahirin nga qelia e burgut me arsyetimin se bashkëshortja e ish-ministrit pëson disa kriza akute që nuk e lejojnë të kujdeset për fëmijët e mitur.

Nga ana tjetër ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi është shprehur se politika ka ndërhyrë në vlerësimin e provave në çështjen e Tahirit, pasi ky i fundit akuzohej për trafik narkotikësh, që më pas u kthye në shpërdorim detyre.

Sipas tij politika kërkonte një ministër në burg për statistikë, ndërsa u shpreh se vendimi për lirimin e Tahirit është marrë në formë “luksi”, edhe pse e cilësoi atë si të drejtë.

Debati

Lala: Tahiri u akuzua për trafik narkotikësh dhe lidhje me krimin e organizuar, ndërsa gjykata nuk e dënoi për këto akuza, për të cilat u shpall i pafajshëm dhe u dënua për shpërdorim detyre. U arsyetua që veprimet e tij kishin dëmtuar rëndë interesat e shtetit për shkak të kanabizimit. Tahiri i është drejtuar disa herë gjykatës së Elbasanit duke kërkuar liri me kusht, teksa këtë herë e ka bindur pas një akt-ekspertize. 1 vit 8 muaj e 15 ditë Tahiri do e vuajë si pjesë të dënimit në shtëpi.

Bashkëshortja e Tahirit pëson disa kriza akute që nuk e bëjnë të mundur të kujdeset për fëmijët. Me këtë argument gjykata ka dërguar Tahirin në shtëpi për të vuajtur dënimin. Ai po ashtu mund të dalë nga shtëpia kur të jetë e nevojshme për fëmijët dhe për nevojat. Tahiri ka gjithë mundësit të jetë i lirë dhe mund të dalë çdo ditë praktikisht.

Pyetja ime është nëse është ndjekur i njëjti standard për qytetarë të tjerë të dënuar.

Beçi: Politika ka ndërhyrë në vlerësimin e provave. Nga trafiku i lëndëve narkotike kalon në shpërdorim detyre. Trafiku i lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal nuk mund të kthehet në shpërdorim detyre. Ka ose nuk ka pafajësi. Politika thjesht kërkonte një ministër në burg si rezultat të drejtësisë. Ish-ministri u fut në burg për të patur një dënim të caktuar. Kur ai vuan dënimin drejtësia bën një piruetë tjetër.

Lirimi i tij nuk ka lidhje me procedurën normale. Në rastin konkret nga të dhënat që kemi do duhet të angazhohet drejtoria e burgjeve, ekspertë mjeko-ligjorë dhe gjykata për të vendosur. Vendimi është i rregullt, por është marrë në formë luksi. Cili i burgosur tjetër mund të bëjë të njëjtën kërkesë dhe t’i realizohet? Jam i bindur se ka qindra të tillë në Shqipëri me problematikën e Tahirit. Ky është privilegj i këtij personi nga procesi.

Etiketa: beciDebatiLalatahiri

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
E ka pikasur që në 2022-shin, Reali ka gati ofertën për zëvendësuesin e Carvajal

E ka pikasur që në 2022-shin, Reali ka gati ofertën për zëvendësuesin e Carvajal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com