GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lirohet nga burgu në Ekuador trafikanti dhe vrasësi Dritan Rexhepi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Lirohet nga burgu në Ekuador trafikanti dhe vrasësi Dritan Rexhepi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trafikanti dhe vrasësi Dritan Rexhepi, me kërkesa ekstradimi nga tre shtete ndodhet prej pak javësh në liri.

Burime të sigurta bëjnë të ditura se ai prej vitit 2020 ka përfunduar dënimin, ndërsa ka vijuar vazhdimisht betejën e tij për pafajsi, por i kufizohet liria për shkak të frikës së arratisjes pasi rezulton në kërkim nga të paktën 3 shtete. Ndërsa lirinë e ka fituar me kusht për të mos dalë nga Ekuadori, ku prej javësh paraqitet pranë autoriteteve dhe mbahet në vëzhgim prej tyre.

Disa kohë më parë, u realizua një hetim rreth tij për të gjetur në ngarkim të narkotrafikantit sende apo pasuri të paligjshme, por nga ky hetim ka patur pothuajse zero produktivitet. Rexhepi, ka tentuar dhe nuk i ka ndalur përpjekjet për të dhënë llogari për akuzat para autoriteteve shqiptare, me të cilat pretendon pafajësinë, ndërsa momentalisht e ka të ndaluar të dalë nga Ekuadori.

Më 23 dhjetor, të vitit 2019 një gjykatës i Garancive Penitenciale në Ekuador kishte refuzuar kërkesën për lirimin e parakohshëm të tij, mbi të cilin rëndojnë tre urdhër-arreste nga Interpol dhe kërkohet nga tre vende evropiane për krime të ndryshme, kryesisht të trafikimit të drogërave të forta. Ai ndodhej në burgun Latacunga në Ekuador, 110 kilometra nga kryeqyteti Quito. Rexhepi u arrestua në qershor të vitit 2014, në Guayaquil, ndërsa ishte bërë hija e autoriteteve si personazhi me tre identitete. Rexhepi ishte regjistruar me emrat Ioannis Dionysopoulos (emër grek) dhe me Lulzim Murataj (emër shqiptar).  Më 10 prill 2015, shqiptari më i famshëm në Ekuador por jo vetëm, dënohet me 13 vite burg dhe fillimisht nisi vuajtjen e dënimit në Guayaquil, por që nga 2017 është transferuar në Latacunga.

Për shqiptarin ka tre ‘alarme të kuqe’ nga Interpol, pasi ai ka tre arratisje të regjistruara: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit.

Dritan Rexhepi rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim në Shqipëri, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Por pavarësisht këtij dënimi, është arritur të mësohet se në vitin 2013 ka hyrë në territorin shqiptar me emrin Lulzim Murataj.

Etiketa: dritan rexhepiKryesore1

Lajme të lidhura

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
Aktualitet

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Para
Bumçi: Javën tjetër do të zgjedhim kryetarin

Bumçi: Javën tjetër do të zgjedhim kryetarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale
Kosovë & Rajon

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26

Kosova ka afat deri më 6 tetor (pra deri sot) për ta zgjedhur presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon ta...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com